Lajmet

Aktakuzë për pesë persona, dyshohen për keqpërdorim të detyrës në testimet për patentë shofer

Published

on

Aktakuzë për pesë persona, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës të përfshirë janë tre instruktorë, një ekzaminer dhe një asistent administrativë në njësinë për patentë shofer në Pejë, transmeton KosovaPress.

Ekzamineri me inicialet A.R dyshohet se ka ndihmuar kandidatët për testimin teorik duke u treguar përgjigjjet e sakta për të kaluar testin dhe për të plotësuar kushtet për pjesën praktike.

I dyshuari me inicialet L.G asistent administrativë në njësinë për patentë shofer në Pejë, akuzohet se i ka mundësuar paraqitjen e provimit një kandidati pa kryer fletëpagesën përkatësisht duke shfrytëzuar fletëpagesën e provimit të kaluar për të cilën i ishte nënshtruar njëherë dhe më pas kandidati të njëjtën ditë kur e paraqet provimin, futet në të dhe e kalon testin teorik, duke fituar kushtin për t’iu nënshtruar pjesës praktik.

Ndërkaq tre të pandehurit, D.T, A.A dhe F.T instruktor profesional në auto shkollë dyshohet kanë plotësuar orët e kandidatëve si të kryera pa qenë të pranishëm në Kosovë.

Prokurori me ngritjen e aktakuzës ka kërkuar dënimin e të akuzuarve duke propozuar edhe shqiptimin e dënimit plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik dhe ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

Lajmet

Fluks i lartë automjetesh në Portin e Durrësit, 30 mijë udhëtarë në vetëm pesë ditë

Published

on

By

Që nga data 6 gusht e deri në orët e paradites së sotme, mbi 30 mijë udhëtarë dhe rreth 10 mijë automjete kanë hyrë në vend përmes trageteve, pjesa më e madhe shqiptarë të diasporës që zgjedhin të kalojnë pushimet në atdhe, por edhe turistë të huaj që vizitojnë Shqipërinë.

Vetëm nga e mërkura e kaluar deri të dielën, sipas shifrave zyrtare, kanë mbërritur me tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona plot 29 mijë e 424 pasagjerë dhe 9 mijë e 469 automjete. Për të përballuar fluksin, kompanitë detare kanë dyfishuar numrin e lundrimeve, duke e kthyer këtë javë në më të ngarkuarën e sezonit, me 6 tragete në ditë, sipas Kapitenerisë së portit.

Edhe daljet nga vendi kanë qenë të konsiderueshme, ndonëse më të ulëta se hyrjet. Në të njëjtën periudhë, nga Shqipëria kanë udhëtuar drejt porteve italiane 18 mijë e 664 pasagjerë dhe 5 mijë e 573 automjete.

Në total, gjatë këtyre ditëve kanë lëvizur nëpërmjet portit më të madh të vendit rreth 50 mijë persona dhe mbi 15 mijë automjete. Pas datës 15 gusht, pritet nisja e fluksit të kthimit në dalje, kryesisht e bashkatdhetarëve por dhe te huajve që pas mbarimit të pushimeve kthehen ne vendet e tyre.

Continue Reading

Lajmet

Zjarret në Shqipëri, Rama: Zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal

Published

on

By

‘Zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal’- kështu ka paralajmëruar sot kryeministri Edi Rama.

Edi Rama: Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë.

Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore.
Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët

Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal.

Continue Reading

Lajmet

Temperaturat e larta, MSH rekomandon masa mbrojtëse ndaj punëtorëve për periudhën 11-15 gusht

Published

on

By

Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 11 – 15 gusht.

MSH ka thënë se temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta.

“Ftohen të gjitha institucionet që t’i respektojnë këto rekomandime, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme.”

Continue Reading

Lajmet

​Gjykata Themelore në Gjilan thotë se Mefail Shkodra nuk ka lëndë aktive në këtë institucion

Published

on

By

Gjykata Themelore në Gjilan ka dalë me një sqarim lidhur me rastin e vrasjes së trefishtë që ndodhi të dielën, më 10 gusht, duke thënë se ndaj të dyshuarit Mefail Shkodra nuk ka lëndë aktive në këtë gjykatë.

Sipas njoftimit të gjykatës, Shkodra ka pasur tri lëndë penale dhe të gjitha janë të përfunduara me aktgjykim dënues.

Në vitin 2018, është akuzuar për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës është gjykuar duke shpallur fajtor të njëjtin dhe është dënuar;Në vitin 2014 është akuzuar për veprën penale vjedhja e shërbimeve komunale nga neni 320 të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, i cili për këtë rast është gjykuar dhe dënuar; Në vitin 2011, është akuzuar për veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm neni 356 i KPRK-së, ku edhe për këtë rast është gjykuar dhe shpall fajtor nga kjo Gjykatë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sa i përket, dy të dyshuarve të tjerë Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra, gjykata tha se nuk figurojnë në regjistrin e evidencës penale për ndonjë vepër penale të gjykuar me vendim të plotëfuqishëm apo ndonjë rast të papërfunduar.

Continue Reading

Të kërkuara