Lajmet

​Përplasen Gërvalla e Tahiri, ministren e quan përfaqësuese të Serbisë në Kosovë

Published

on

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, duke iu drejtuar deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, tha se korrupsioni nuk është narrativë e Serbisë, por është realitet i hidhur i qytetarëve të Kosovës. Ajo të njëjtit i ka bërë përgjegjës edhe për krijimin e Gjykatës Speciale, e kjo ka ngjallur reagimin e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, i cili e ka quajtur ministren Gërvalla përfaqësuese të Serbisë në Kosovë.

Gërvalla tha se Qeveria Kurti është zgjedhur me mandatin për ta luftuar krimin dhe korrupsionin që është instaluar nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Po ju drejtohem juve deputetëve të PDK-së, se korrupsioni nuk është shpikje jona, korrupsioni nuk është narrativë e Serbisë, por është realitet i hidhur i qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe ky realitet i hidhur ka kërkuar zgjidhjen e tij në rezultatin e 14 shkurtit. Qeveria është zgjedhur me mandatin për të luftuar krimin dhe korrupsionin e instaluar më së shumti nga ju në këtë vend, edhe nga të tjerët, por më së shumti nga ju Partia Demokratike e Kosovës. Kjo është narrativa juaj, ju jeni përgjegjës për instalimin e korrupsionit dhe është narrativa jonë luftimi i këtij korrupsioni dhe sigurimi i barazisë, i vendeve të punës për qytetarët e Republikës së Kosovës. E vërteta i bën mirë gjithkujt, e vërteta është e domosdoshme për të dalë nga gropa në të cilën keni hyrë”, tha ajo.

Në vazhdim të fjalës së saj, ministrja Gërvalla tha se Gjykata Speciale nuk është instaluar nga Serbia, por nga vetë deputetët e PDK-së, teksa shtoi se janë pikërisht ata përgjegjësit që prijësit e tyre ndodhen sot në Hagë.

“Gjykata Speciale nuk është e instaluar nga Serbia, Gjykata Speciale në Hagë është e instaluar nga ju. Pse është e instaluar nga ju, sepse ju jo vetëm që nuk e keni luftuar, nuk keni ndërmarrë asgjë për dënimin dhe gjykimin e krimeve të pasluftës, jo vetëm që asgjë nuk keni ndërmarrë për gjykimin dhe dënimin e krimeve pas luftës, por ju jeni munduar kështu që ta evitoni gjykimin e krimeve në Kosovë. Ju jeni ata që në këtë formë e keni bërë të mundur Gjykatën Speciale, të mos flasim për pjesën e asaj që ju e keni votuar Gjykatën Speciale, Gjykata Speciale nuk ka pikuar nga qielli, mos ju ka kapur amnezia dhe të mos bëhemi qesharak, ju e dini shumë mirë se si është krijuar Gjykata Speciale. Ky koalicion qeveritar nuk e ka krijuar Gjykatën Speciale, atë e keni krijuar ju dhe tani jeni në nevojë për të sqaruar pse e keni bërë një gjë të tillë dhe prandaj merreni çdo ditë me sajime, me gënjeshtra edhe absolutisht, ju siguroj që nuk është kjo forma të cilën ju do të mund t’ia shpjegoni veprimet tuaja të së kaluarës përkrahësve tuaj, duhet të gjeni një zgjidhje tjetër. Ju, pikërisht ju jeni përgjegjës që prijësit tuaj ndodhen në Hagë”, tha ajo.

Ndaj deklaratave të ministres Gërvalla ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, i cili e ka quajtur përfaqësuese të Serbisë në Kosovë.

“E nderuara ministre, sot na e dëshmove që Republika e Serbisë nuk ka nevojë më të merret me Republikën e Kosovës, sepse të ka ty përfaqësuese në Kosovë. Ti je turpi i diplomacisë së Kosovës. Të dilet sot dhe të thuhet që nuk është bërë prej Serbisë Gjykata Speciale është turpi më i madh për qytetarët e Republikës së Kosovës. Prandaj, sot dil dhe kërkoju falje qytetarëve të Republikës së Kosovës, sepse ajo Gjykatë është bërë me faktet e rrejshme të ofruara nga qeveria serbe, me fakte të sajuara nga qeveria serbe, dil kërkoju falje qytetarëve dhe atyre që janë atje të akuzuar, sepse kjo gjykatë është bërë prej njerëzve sikur ju, me dëshmi sikur ju. Prandaj, sot nuk ka nevojë Daçiqi të flasë, sepse është Donika Schwarz, se atë mbiemrin tjetër po më vjen marre me ta përmend me dal me fol për krimet që janë bërë në Kosovë”, tha ai.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti të shkarkojë ministren Gërvalla, pasi ajo sipas tij nuk e përfaqëson qytetarin e Kosovës.

“Pra, ti sot në vend që me i përmend viktimat, civilët, dhunimin që ka ndodhur në Kosovë, por ti del fletë me sajime të Beogradit, pra ti sot më shumë ngjason me përfaqësuesen e Republikës së Serbisë në Kosovë sesa me ministren e Punëve të Jashtme. Vërtet ndihem keq, nuk më intereson a jam pozitë apo opozitë, por si qytetarë i Kosovës me dëgjua një fjalë të tillë prej ministres së Punëve të Jashtme është mjerim për këtë vend, është turp i madh për këtë vend. Prandaj, dil kërkoju falje, dil kërko që gjenocidi serb duhet të dënohet. Kjo është turp për ty, është marre, ti je përfaqësuese e Serbisë në Kosovë, ti nuk më përfaqëson mua, ti je turpi më i madh, sot nëse do të kishte një kryeministër të përgjegjshëm sot do të duhej me të shkarkua, asnjë edhe minutë ti nuk mundesh me qenë ministre e Punëve të Jashtme, ky është turpi më i madh që ndodh në këtë vend. Prandaj, i bëjmë thirrje kryeministrit që ti nuk mund të qëndrosh në këtë sallë, ti duhet me ecë, ti nuk e përfaqëson qytetarin e Kosovës”, tha ai. 

Lajmet

Edmond Hajrizi: Kur dija, biznesi dhe etika ndërthuren në vendimmarrje

Published

on

Një dialog mbi rolin e drejtuesit në shndërrimin e dijes në modele funksionale që integrojnë arsimin, shëndetësinë, sportin dhe inovacionin

(more…)

Continue Reading

Lajmet

20 drejtorët ekzekutivë më të paguar

Published

on

By

Kompanitë e mëdha gjenerojnë fitime marramendëse. Të tilla janë edhe fitimet e drejtuesve të tyre, pronarëve dhe drejtorëve ekzekutivë.

Më poshtë janë emrat dhe fitimet e 20 drejtorëve ekzekutivë më të paguar në botë:

  1. Elon Musk – 23.5 bilionë dollarë – Tesla
  2. Tom Cook – 770 milionë – Apple
  3. Jensen Schleifer – 561 milionë – NVIDIA
  4. Leopard Scheifer – 453 milionë – Regeneron
  5. Marc Benioff – 439 milionë – Salesfore
  6. Satya Nadella – 309 milionë – Microsoft
  7. Robert Kotick – 297 milionë – Activision Blizzard
  8. Hock Tan – 288 milionë – Broadcom
  9. Sundar Pichai – 280 milionë – Alphabet
  10. Rend Hasting – 253 milionë – Netflix
  11. Andy Jassy – 245 milionë – Amazon
  12. Jamie Dimon – 230 milionë – JPMorgan Chase
  13. Doug McMillon – 220 milionë – Walmart
  14. Warren Buffett – 215 milionë – Berkshire Hathaway
  15. Brian Moynihan – 210 milionë – Bank of America
  16. Darren Woods – 205 milionë – ExxonMobil
  17. Patrick Gelsinger – 200 milionë – Intel
  18. Mary Barra – 198 milionë – GM
  19. David Zaslav – 190 milionë – Waren Bros. Discovery
  20. Larry Culp – 185 milionë – GE

Continue Reading

Lajmet

Top 30 shtetet me më së paku korrupsion

Published

on

By

Ndërsa korrupsioni mbetet një nga problemet më të mëdha në shtetet e pazhvilluara, janë një numërt shtetesh të zhvilluara, të cilat ia kanë dalë ta minimizojnë atë në shoqëritë  tyre.

Sipas një matjeje të Transparency International, këto janë 30 shtete në botë, në të cilat ka më së paku korrupsion:

  1. Danimarka
  2. Norvegjia
  3. Singapori
  4. Suedia
  5. Finlanda
  6. Zelanda e re
  7. Holanda
  8. Luksemburgu
  9. Hong-Kongu
  10. Mbretëria e Bashkuar
  11. Gjermania
  12. Kanadaja
  13. Japonia
  14. Australia
  15. Estonia
  16. Irlanda
  17. Belgjika
  18. Austria
  19. Emiratet e bashkuara Arabe
  20. Franca
  21. Uruguaj
  22. SHBA
  23. Spanja
  24. Polonia
  25. Lituania
  26. Portugalia
  27. Barbadosi
  28. Kili
  29. Malta
  30. Karaibet

Continue Reading

Lajmet

Top 20 shtetet me më së shumti korrupsion në botë

Published

on

By

Korrupsioni është një fenomen i shpërndarë gjithandej në botë. Ku ka para – ka sherr. Transparency International ka përpiluar një listë me 20 shtetet që kanë korrupsion më të shprehur në botë.

Po e sjellim në vazhdim atë për ju, duke nisur nga vendi me më së shumti korrupsion:

  1. Republika Demokratike e Kongos
  2. Kamboxha
  3. Kameruni
  4. Gaboni
  5. Haiti
  6. Bolivia
  7. Meksiko
  8. Uganda
  9. Kenia
  10. Venezuela
  11. Guinea
  12. Liberia
  13. Kirgistani
  14. Kongo
  15. Mauritania
  16. Paraguaji
  17. Zimbabveja
  18. Afganistani
  19. Nikaragua
  20. Nigeria

Continue Reading

Të kërkuara