Lajmet

​PDK kërkon debat parlamentar për raportin e DASh-it, nuk përkrahet nga LVV

Tahiri i PDK-së tha se të gjeturat janë shqetësuese.

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar debat parlamentar lidhur me të gjeturat e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri tha se të gjeturat janë shqetësuese për Qeverinë e Kosovës. Ai kërkoi që rendi i ditës të plotësohet me mocion për debat parlamentar, teksa ftoi deputetët që ta përkrahin një gjë të tillë. Me këtë janë pajtuar edhe partitë tjera opozitare, por jo edhe partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Për këtë mocion kanë votuar 26 deputetë për, 40 kundër dhe një ka abstenuar.

Tahiri kërkoi që ky debat parlamentar të fillojë pas pyetjeve parlamentare dhe deklarimeve jashtë rendit të ditës. Ai ka kërkuar që të plotësohet rendi i ditës me mocion për debat parlamentar

“Kërkojmë që të plotësohet ky rend i ditës me një debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it. Ashtu siç e keni parë, siç jeni njoftuar para tri ditëve, Departamenti Amerikan i Shtetit ka prezantuar një raport i cili ka të gjetura mjaft shqetësuese për Qeverinë e Kosovës dhe për institucionet e Republikës së Kosovës. Pra, një përshkrim ku tashmë kemi një korrupsion serioz në kuadër të Qeverisë së Kosovës, ku përshkruhet numri i saktë i ministrave të cilët janë të përfshirë në afera korruptive. Pra, tashmë duke ju referuar atij raporti nga 15 ministra, pesë prej tyre janë nën hetime dhe dy zëvendësministra. 1/3 e kësaj qeverie është nën hetime nga Prokuroria e Shtetit. Nuk po e themi ne, por po e thotë Departamenti Amerikan i Shtetit”, u shpreh ai.

Më tej, Tahiri tha se ky raport i publikuar më parë flet edhe për dhunën ndaj gazetarëve dhe ndaj grave. Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila theksoi se ky raport ka disa lëshime të vogla. Ajo propozoi që të caktohet një seancë e veçantë për ta diskutuar këtë raport.

“Ka disa lëshime të vogla në raporte statistikore, në veçanti me prezencën e numrit të grave në qeveri. Përmend që Qeveria e Kosovës ka vetëm një zëvendëskryeministre, Qeveria e Kosovës ka dy zëvendëskryeministre dhe gjashtë ministre e jo pesë. Gjithashtu ky Kuvend dhe mazhoranca e këtij Kuvendi ka grupin më të madh të grave ndonjëherë përfshirë këtu të gjitha të zgjedhura pa kuotë. Do të thotë raporti ka gjetje shumë interesante, që ja vlen të bëhen edhe krahasime me ato raporte që janë publikuar më herët dhe aty mund të vërehet progresi ose dështimi. Jo mbi vënien e fokusit të një paragrafi, deklaratë ose një emër që mendohet. Prandaj, duke e ditur kompleksitetin, rëndësinë dhe peshën e këtij raporti ne si grup parlamentar propozojmë që të caktohet një seancë të veçantë ku të gjithë do të jemi të përgatitur që të diskutojmë”, shtoi ajo.

Ndërkaq shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se sot Kuvendi duhet të diskutojë për të gjeturat në raportin e DASh-it.

“Ne duhet të flasim sot për censurën dhe kufizimet e mediave, raporti thotë ‘Autoritetet kufizuan lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacionin në mënyrë të drejtë, duke censuruar mediat, duke bllokuar faqet e internetit, duke kufizuar qasjen në informacion’. Presioni dhe ndërhyrjet politike, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe në veprimtarinë e gjyqësorit kanë rritur frikën dhe ndikimin mbi gjykatësit dhe prokurorët. Mungesa e transparencës dhe llogaridhënies në procese gjyqësore dhe në procese qeverisëse ka degraduar kualitetin qeverisës dhe përfaqësimin”, u shpreh ai.

Edhe shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, është pajtuar që të mbahet debat parlamentar.

“Në historinë e qeverisjes në Kosovë, asnjëherë vendi ynë dhe qeveria nuk ka marrë një klasifikim kaq të rëndë, kaq serioz, kaq keq në raport me gjendjen e vendit tonë. Për të kuptuar se sa keq është dhe sa e rëndësishme është që ky parlament të diskutojë këtë raport, ju lutem hapeni vetëm faqen e parë. Në faqe të parë ky raport flet në radhë të parë për një korrupsion serioz në qeveri, as nuk thotë në qeverisje, as më gjerë, thotë ‘korrupsion serioz në qeveri’. Thotë kështu ‘Kosova ka probleme serioze me pavarësinë e institucioneve të drejtësisë’”,përfundoi Tahiri.

Sipas tij, ky raport është letërnjoftim i Qeverisë Kurti dhe se kjo çështje është e rëndësishme që të diskutohet në Kuvend.

Lajmet

Edmond Hajrizi: Kur dija, biznesi dhe etika ndërthuren në vendimmarrje

Published

on

Një dialog mbi rolin e drejtuesit në shndërrimin e dijes në modele funksionale që integrojnë arsimin, shëndetësinë, sportin dhe inovacionin

(more…)

Continue Reading

Lajmet

20 drejtorët ekzekutivë më të paguar

Published

on

By

Kompanitë e mëdha gjenerojnë fitime marramendëse. Të tilla janë edhe fitimet e drejtuesve të tyre, pronarëve dhe drejtorëve ekzekutivë.

Më poshtë janë emrat dhe fitimet e 20 drejtorëve ekzekutivë më të paguar në botë:

  1. Elon Musk – 23.5 bilionë dollarë – Tesla
  2. Tom Cook – 770 milionë – Apple
  3. Jensen Schleifer – 561 milionë – NVIDIA
  4. Leopard Scheifer – 453 milionë – Regeneron
  5. Marc Benioff – 439 milionë – Salesfore
  6. Satya Nadella – 309 milionë – Microsoft
  7. Robert Kotick – 297 milionë – Activision Blizzard
  8. Hock Tan – 288 milionë – Broadcom
  9. Sundar Pichai – 280 milionë – Alphabet
  10. Rend Hasting – 253 milionë – Netflix
  11. Andy Jassy – 245 milionë – Amazon
  12. Jamie Dimon – 230 milionë – JPMorgan Chase
  13. Doug McMillon – 220 milionë – Walmart
  14. Warren Buffett – 215 milionë – Berkshire Hathaway
  15. Brian Moynihan – 210 milionë – Bank of America
  16. Darren Woods – 205 milionë – ExxonMobil
  17. Patrick Gelsinger – 200 milionë – Intel
  18. Mary Barra – 198 milionë – GM
  19. David Zaslav – 190 milionë – Waren Bros. Discovery
  20. Larry Culp – 185 milionë – GE

Continue Reading

Lajmet

Top 30 shtetet me më së paku korrupsion

Published

on

By

Ndërsa korrupsioni mbetet një nga problemet më të mëdha në shtetet e pazhvilluara, janë një numërt shtetesh të zhvilluara, të cilat ia kanë dalë ta minimizojnë atë në shoqëritë  tyre.

Sipas një matjeje të Transparency International, këto janë 30 shtete në botë, në të cilat ka më së paku korrupsion:

  1. Danimarka
  2. Norvegjia
  3. Singapori
  4. Suedia
  5. Finlanda
  6. Zelanda e re
  7. Holanda
  8. Luksemburgu
  9. Hong-Kongu
  10. Mbretëria e Bashkuar
  11. Gjermania
  12. Kanadaja
  13. Japonia
  14. Australia
  15. Estonia
  16. Irlanda
  17. Belgjika
  18. Austria
  19. Emiratet e bashkuara Arabe
  20. Franca
  21. Uruguaj
  22. SHBA
  23. Spanja
  24. Polonia
  25. Lituania
  26. Portugalia
  27. Barbadosi
  28. Kili
  29. Malta
  30. Karaibet

Continue Reading

Lajmet

Top 20 shtetet me më së shumti korrupsion në botë

Published

on

By

Korrupsioni është një fenomen i shpërndarë gjithandej në botë. Ku ka para – ka sherr. Transparency International ka përpiluar një listë me 20 shtetet që kanë korrupsion më të shprehur në botë.

Po e sjellim në vazhdim atë për ju, duke nisur nga vendi me më së shumti korrupsion:

  1. Republika Demokratike e Kongos
  2. Kamboxha
  3. Kameruni
  4. Gaboni
  5. Haiti
  6. Bolivia
  7. Meksiko
  8. Uganda
  9. Kenia
  10. Venezuela
  11. Guinea
  12. Liberia
  13. Kirgistani
  14. Kongo
  15. Mauritania
  16. Paraguaji
  17. Zimbabveja
  18. Afganistani
  19. Nikaragua
  20. Nigeria

Continue Reading

Të kërkuara