Lajmet
60 shkolla të mesme në Kosovë bëhen me qendra kreative
Published
5 years agoon
By
Betim Gashi60 shkolla në Kosovë janë bërë me qendra kreative, ndërkaq mbi 1000 nxënës janë trajnuar në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Ministria e Ekonomisë dhe kompania PBC kanë shënuar përmbylljen e projektit “Krijimi i qendrave kreative në shkollat e mesme të Kosovës”. Ky projekt kishte filluar të implementohet në vitin 2020, ku më pas ishte ndërprerë në kohën e pandemisë, ndërsa gjatë këtij viti kishte rifilluar.
Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj tha se zhvillimi ekonomik është një prej prioriteteve të qeverisë, ndërkohë që u zotua se janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme që të përkrahet fusha e teknologjisë dhe informacionit në vend.
“Ministria ka përkrahur dhe ka bërë furnizimin në shkolla të mesme me pajisje të teknologjisë dhe më pastaj ka vazhduar me përkrahjen e këtij projekti me emrin-“Krijimi i qendrave kreative në shkollat e mesme të Kosovës”. I cili është realizuar në rreth 60 shkolla përfituese. Nga ky projekt kanë dalur ide kreative të cilat shërbejnë si pikënisje për këta nxënës që në të ardhmen të vazhdojnë me karrierën e tyre më të sigurt dhe më të përgatitur profesionalisht. Që nga fillimi i implementimit të këtij projekti është parë entuziazmi dhe gatishmëria e madhe nga ndjekësit e këtij trajnimi në fushën e TIK-ut ku janë përfshirë edhe disa nga modulet aktuale në fushën e informacionit dhe komunikimit”, ka thënë Arifaj.
Për këtë projekt kanë qenë të trajnuar mbi 100 arsimtarë të TIK-ut. Kompania PBC ka implementuar këtë projekt duke trajnuar nxënësit në fushën e teknologjisë dhe informacionit.
Themeluesi i kësaj kompanie, Gazmend Selmani tha se trajnimi i nxënësve nuk ka qenë i lehtë, meqë këtë e ka sfiduar periudha e pandemisë.
“Trajnimet për ne në PBC u shndërruan në një mundësi të veçante që lidhet me ekspertizën tonë, zhvillimet teknologjike dhe mundësitë e industrisë t’i bartin te ata që më së shumti i meritonin, për nxënësit dhe mësimdhënësit. Për ata që e shtuna jo vetëm se ishte ditë pune e ditë mësimi, por ishte edhe pistë dëshire e entuziazmi për t’u aftësuar në fushën e teknologjisë informative dhe të komunikimit. Të tillë ishin mbi 1000, ndërsa trajnuesit tanë nga një anë e Kosovës në anën tjetër, mirëmbanin e rrisnin dëshirën e nxënësve me mundësitë e industrisë për çka jemi shumë mirënjohës”, u shpreh ai.
Trajnuesja Rina Krasniqi derisa ka folur për organizimet e trajnimeve, ka thënë se kanë qenë 3 profesorë ku në këtë komunitet organizativ ishte edhe profesori, Blerim Rexha.
“ Ne së bashku shpjeguam trendet më të reja të teknologjisë së informacionit ku pamë se çfarë është teknologjia e informacionit dhe komunikimeve si dhe ndikimet e saj në shoqëri, cilat janë trendet më të reja në teknologjinë e informacionit, çka është intelegjenca artificiale. Tutje, ne kemi vazhduar për ndërmarrësi dhe informacion, ku nxënësit dhe arsimtarët e morën njoftimin për ndërmarrësi në aspektin lokal dhe global”, ka treguar ajo.
Kompania PBC ka ndarë mirënjohje për shkollat fituese për “Fehmi Lladrovci” që i është ndarë vendi i tretë. Vendi i dytë për shkollën “Junuz Zejnullahu”, ndërsa vendi i parë për shkollën “Gjin Gazulli”.
lajme
Peter Magyar fiton zgjedhjet në Hungari, fundi i një epoke 16-vjeçare të Viktor Orbán
Published
6 hours agoon
April 13, 2026By
UBTNews
Fitorja historike e liderit opozitar Peter Magyar në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën në Hungari po shihet si një pikë kthese për vendin, me pritje për rindërtimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropina dhe një qasje më të kujdesshme ndaj Rusisë.
Udhëheqësi i partisë Tisza, Magyar, ka arritur të fitojë shumicën e votave, duke mposhtur kryeministrin aktual Viktor Orbán, i cili e ka uruar për fitoren pas publikimit të rezultateve.
Orbán, që udhëhoqi Hungarinë për 16 vjet dhe kërkonte mandatin e gjashtë radhazi në zgjedhjet e 12 prillit, e pranoi humbjen në një prononcim për media, duke e cilësuar rezultatin si “të qartë” dhe “të dhimbshëm” për partinë e tij. Ai u zotua se do të vazhdojë t’i shërbejë vendit nga opozita.
Nga ana tjetër, Magyar falënderoi qytetarët hungarezë për besimin e dhënë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë rezultat si një moment të ri për të ardhmen e vendit.
Analistët vlerësojnë se kjo fitore mund të shënojë ndryshime të rëndësishme në politikën e jashtme të Hungarisë, sidomos në raport me Bashkimin Evropian dhe qëndrimin ndaj Rusisë.
Lajmet
Muriqi në kulmin e karrierës – rekord, gola dhe dominim në La Liga
Published
6 hours agoon
April 13, 2026By
UBTNews
Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi po kalon një nga periudhat më të mira të karrierës së tij, duke shkëlqyer në La Liga me fanellën e Mallorca.
Në ndeshjen e fundit ndaj Rayo Vallecano, Muriqi realizoi dy gola, duke qenë vendimtar për ekipin e tij. Me këtë performancë, ai është renditur si golashënuesi i dytë më i mirë në kampionat, menjëherë pas Kylian Mbappé.
Forma e tij këtë sezon është mbresëlënëse, me gjithsej 21 gola të shënuar dhe një asist, duke e bërë një nga sulmuesit më të rrezikshëm në elitën e futbollit spanjoll.
Përveç këtij suksesi sezonal, Muriqi ka hyrë edhe në historinë e klubit, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Mallorcan me 55 gola, duke lënë pas edhe emra të mëdhenj si Samuel Eto’o.
Pas këtij momenti historik, Muriqi reagoi përmes një postimi emocional.
“Çdo gol është pjesë e detyrimit tim ndaj kësaj fanele; të bësh histori është diçka e veçantë, por ka ende shumë për të arritur — të tejkalosh një emër të madh si Samuel Eto’o është nder, por rekordet nuk arrihen kurrë vetëm, prandaj falënderoj bashkëlojtarët e mi dhe të gjithë ata që besojnë në mua. Faleminderit familjes sime, bashkëlojtarëve, stafit, të gjithë punëtorëve të klubit dhe gjithë ishullit; pa ju do të ishte e pamundur!!!”
Ky sezon po e konfirmon edhe një herë Vedat Muriqi si lider të padiskutueshëm te Mallorca, ndërsa pritjet mbeten të mëdha për arritjet e tij të radhës deri në fund të sezonit.
Lajmet
Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës në UBT: Arsimimi i gjeneratës së re të Inxhinierëve për tregun global
Published
9 hours agoon
April 13, 2026By
UBTNews
Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës në UBT përfaqëson sot arsimin më të lartë dhe më të rëndësishme për ndërtimtari në Kosovë, duke shërbyer si një urë lidhëse mes pasionit për projektim dhe kërkesave dinamike të tregut të punës.
Programi studimor Bachelor i Shkencës në Ndërtim dhe Infrastrukturë është i ndërtuar mbi një vizion të qartë: formësimin e inxhinierëve që posedojnë jo vetëm njohuri teorike, por edhe shkathtësi praktike për të lënë gjurmë në zhvillimin urban dhe infrastrukturor.
Studentët që diplomohen nga ky fakultet njihen si profesionistë tejet të kërkuar, të cilët falë kompetencave të fituara, integrohen me sukses të plotë brenda dhe jashtë kufijve të vendit, duke konkurruar me dinjitet në tregun evropian dhe atë botëror.
Qëllimi kryesor i këtij programi është edukimi i ekspertëve që zotërojnë një bazë shkencore efikase në të gjitha punimet ndërtimore, përfshirë ato rrugore dhe hidroteknike.
Gjatë rrugëtimit të tyre akademik, studentët pajisen me aftësi krijuese për zgjidhjen e problemeve komplekse, duke zhvilluar një mendim kritik që është i domosdoshëm për menaxhimin e sfidave të profesionit.
Programi vë një theks të veçantë në punën në grup dhe ndërgjegjësimin për edukim të përhershëm, pasi inxhinieria është një fushë që evoluon vazhdimisht bashkë me teknologjinë.
Studentët trajnohen për të aplikuar njohuritë e tyre në situata reale të praktikës ndërtimore, duke u bërë kompetentë në projektimin, organizimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha llojeve të objekteve.
Përveç përgatitjes teknike, një rëndësi jetike i kushtohet etikës profesionale dhe përgjegjësisë shoqërore. Inxhinieri i diplomuar në UBT kupton ndikimin e thellë që infrastruktura ka në mjedis dhe në jetën e qytetarëve, duke zbatuar gjithmonë ligjet, standardet dhe normat më të larta të sigurisë.
Pas përfundimit të studimeve, i diplomuari është i aftë të njohë ndërveprimin midis projektimit, ndërtimit dhe kërkesave të klientëve, duke përdorur teknologji të avancuara si dizajni me ndihmën e kompjuterit (CAD) dhe metodologjitë moderne të hulumtimit.
Për të mbështetur zhvillimin e gjeneratave të reja, UBT ofron mundësi të shkëlqyera financiare, duke përfshirë një bursë prej 20% për tre vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen në këtë fakultet.
Me një përgatitje të tillë multidisiplinare, studentët e UBT-së nuk janë thjesht punëtorë të kualifikuar, por vizionarë të aftë për të marrë pjesë në planifikimin dhe zbatimin e projekteve në shkallë të gjerë, duke kontribuar në mënyrë aktive në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë dhe duke mbetur gjithmonë të përkushtuar ndaj përsosmërisë profesionale gjatë gjithë jetës.
Aplikimet e hershme kanë filluar, këtu gjeni linkun për me shumë informata.
Botë
SHBA nis bllokadë ndaj porteve iraniane, rriten tensionet me Iranin dhe përplasje verbale Trump–Papa Leo XI
Published
12 hours agoon
April 13, 2026By
UBTNews
Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se duke filluar nga e hëna do të vendosë një bllokadë ndaj të gjitha porteve dhe zonave bregdetare të Iranit. Ky vendim shënon një zbutje të qëndrimit të mëhershëm të presidentit Donald Trump, i cili kishte paralajmëruar bllokim të plotë të Ngushticës së Hormuzit, ndërkohë që raportet fillestare tregonin se anijet kishin ndalur qarkullimin në këtë rrugë të rëndësishme detare.
Ky zhvillim vjen pasi bisedimet e gjata për arritjen e një armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit, të zhvilluara në Pakistan, përfunduan pa ndonjë marrëveshje, duke shtuar rrezikun për përshkallëzim të situatës. Nga ana tjetër, autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se do të reagojnë ndaj kësaj mase.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se bllokada do të hyjë në fuqi të hënën në orën 10:00 sipas kohës lindore të SHBA-së, përkatësisht në orën 17:30 në Iran. Sipas njoftimit, masa do të zbatohet ndaj të gjitha anijeve, pavarësisht shtetësisë së tyre, që hyjnë ose dalin nga portet iraniane në Gjirin Arabik dhe Gjirin e Omanit. Megjithatë, anijet që lëvizin mes porteve jo-iraniane do të lejohen të kalojnë përmes ngushticës, çka paraqet një tërheqje nga paralajmërimet e mëparshme për bllokim total.
Vetë Trump e konfirmoi më vonë orarin e nisjes së bllokadës përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social.
Sipas një raporti të hershëm nga Lloyd’s List Intelligence, njoftimi për bllokadën ndikoi menjëherë në ndalimin e trafikut të kufizuar detar që ishte rikthyer pas armëpushimit. Të dhënat nga gjurmuesit detarë tregojnë se më shumë se 40 anije tregtare kishin kaluar që nga fillimi i armëpushimit, krahasuar me rreth 100 deri në 135 kalime në ditë para shpërthimit të konfliktit.
Ndërkohë, gjatë së dielës, Trump ashpërsoi retorikën edhe ndaj Papa Leo XIV, duke e kritikuar publikisht në Truth Social dhe duke e cilësuar atë si “të dobët në politikën e jashtme”. Ky reagim erdhi pasi Papa kishte dënuar luftën dhe kishte bërë thirrje për ndërprerje të saj dhe nisje të negociatave për paqe.
Në një tjetër deklaratë, presidenti amerikan e përshkroi Papën si “të tmerrshëm” dhe “të dobët ndaj krimit”, në një sulm të pazakontë ndaj liderit të Kishës Katolike, i cili përfaqëson rreth 1.4 miliardë besimtarë në mbarë botën.
Papa Leo XIV, me origjinë nga Çikago dhe Papa i parë amerikan, njihet për një qasje të kujdesshme në deklarata, por së fundmi ka qenë kritik i hapur i luftës në Iran. Ai e ka dënuar ashpër konfliktin, duke e cilësuar si “çmenduri lufte” dhe ka bërë apel për paqe. Gjithashtu, vitin e kaluar ai kishte vënë në pikëpyetje nëse politikat e ashpra të administratës Trump për imigracionin përputhen me mësimet pro-jetë të Kishës Katolike.
Peter Magyar fiton zgjedhjet në Hungari, fundi i një epoke 16-vjeçare të Viktor Orbán
Muriqi në kulmin e karrierës – rekord, gola dhe dominim në La Liga
Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës në UBT: Arsimimi i gjeneratës së re të Inxhinierëve për tregun global
SHBA nis bllokadë ndaj porteve iraniane, rriten tensionet me Iranin dhe përplasje verbale Trump–Papa Leo XI
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 13 prill, në vitet nëntëdhjetë
REL: SHBA-ja dhe Irani s’arrijnë marrëveshje gjatë bisedimeve në Pakistan
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 12 prill, në vitet nëntëdhjetë
UBT: Shkencë dhe teknologji për një jetë më të mirë
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 11 prill, në vitet nëntëdhjetë
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet2 months agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
-
Aktualitet2 months agoZPS: 437 incidente të ndalimit
