Lajmet

2% e zebrave më të rralla në botë u zhdukën në thatësirën e pamëshirshme të Kenias

Që nga qershori, 58 prej tyre kanë ngrodhur.

Published

on

Një thatësirë ​​rraskapitëse dyvjeçare në Kenia ka zhdukur 2% të specieve më të rralla të zebrave në botë dhe ka rritur gjithashtu vdekjet e elefantëve, pasi kriza klimatike po lë pasoja të mëdha në jetën e egër të kombit të Afrikës Lindore.

Kufomat e kafshëve që kalben në tokë janë bërë një pamje e zakonshme, ku periudhat e thata po shkatërrojnë burimet tashmë të varfëruara të ushqimit dhe ujit.

Grevy Zebra, speciet më të rralla të zebrave në botë, ka qenë specia më e goditur nga thatësira.

Themeluesja dhe Drejtoresha Ekzekutive e Grevy’s Zebra Trust, Belinda Low Mackey, i tha CNN se shkalla e vdekshmërisë së specieve do të rritet vetëm nëse nuk bie shi i konsiderueshëm në rajon.

“Nëse sezoni i afërt i shirave dështon, zebrat përballen me një kërcënim shumë serioz të urisë”, tha ajo. “Që nga qershori, ne kemi humbur 58 zebra të Grevy dhe rastet e vdekshmërisë po rriten ndërsa thatësira intensifikohet”.

Nga kjo do të ndikohen edhe kafshët më rezistente ndaj thatësirës. Njëra është deveja, e cila dihet se mbijeton periudha të gjata pa ujë.

“Shkretëtirat e Kenias … tani janë të mbushura me kufomat e tyre”, tha për CNN Suze van Meegen.

Kenia është në prag të sezonit të pestë të dështuar të shirave dhe departamenti i saj metrologjik parashikon “kushte më të thata se mesatarja” për pjesën tjetër të vitit.

Ndërsa periudha e thatësisë vazhdon, kafshët e tjera të egra të rrezikuara po zhduken me shpejtësi.

Gati 400 elefantë u humbën nga gjuetia pa leje 10 vjet më parë, sipas një raporti të vitit 2012./UBTNews/

Vendi

Haxhiu: Zgjedhja e presidentit është prioritet absolut, refuzojmë pazaret me Ligjin për Specialen

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që zgjedhja e kreut të shtetit të jetë prioriteti kryesor i të gjitha subjekteve politike, duke dalë prerazi kundër kushtëzimeve të PDK-së me ndryshimet ligjore për Dhomat e Specializuara.

Haxhiu theksoi se refuzon çfarëdo “pazari” politik për këtë çështje dhe u bëri thirrje partive që të ulen në bisedime pa parakushte. Sipas saj, vetëm pas zgjedhjes së presidentit do të krijohej hapësira e nevojshme për të trajtuar iniciativat ligjore dhe për të ndërtuar një strategji të përbashkët shtetërore në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ajo paralajmëroi se çuarja e vendit në zgjedhje të reja nuk do ta zgjidhte ngërçin, por vetëm do ta rikthente të njëjtin problem, duke dëmtuar stabilitetin e institucioneve të Kosovës. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Deputetët e PDK-së lëshojnë mbledhjen e Komisionit: Ligji për Specialen të jetë prioritet absolut

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Fadil Demaku, kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Kjo lëvizje vjen si pjesë e bojkotit të PDK-së në komisionet parlamentare, e cila kërkon që Kuvendi të mos vazhdojë me punë rutinore pa u proceduar paraprakisht ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Deputetja Musliu theksoi se Kuvendi nuk guxon të jetë indiferent ndaj kërkesave të qytetarëve në të gjithë vendin dhe në mërgatë, duke nëvizuar se asnjë çështje tjetër nuk duhet të ketë përparësi para këtij ligji.

Këtë qëndrim e mbështeti edhe deputeti Demaku, i cili u shpreh se projektligji për Dhomat e Specializuara është prioriteti numër një dhe se të gjitha temat e tjera mund të presin. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti takon Trump: SHBA-ja mbetet aleati ynë kryesor

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar për herë të parë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork.

Gjatë këtij takimi, Kurti e ka falënderuar kreun e Shtëpisë së Bardhë për rritjen e investimeve në mbrojtje brenda NATO-s, duke nëvizuar rëndësinë që ka anëtarësimi i Kosovës në këtë aleancë ushtarake.

Kryeministri theksoi se SHBA-ja vazhdon të mbetet aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës.

Kreu i qeverisë ndodhet në SHBA nga fundi i muajit shtator, ku ka zhvilluar një sërë takimesh dypalëshe me liderë botërorë gjatë sesionit të 80-të të Kombeve të Bashkuara. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Nis fushata “Tetori Rozë”: Thirrje për kontrolle falas dhe diagnostikim të hershëm të kancerit të gjirit

Published

on

By

Me moton “Kontrollohu, për veten, për jetën!”, Ministria e Shëndetësisë dhe Presidenca e Kosovës kanë hapur zyrtarisht fushatën ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit, duke i bërë thirrje të gjitha grave që të mos i shtyjnë kontrollet mjekësore.

Në ngjarjen hapëse, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, theksoi se mbështetja familjare dhe shoqërore është e domosdoshme që gratë të gjejnë kohë për shëndetin e tyre.

Nga ana tjetër, Kryeministri Albin Kurti bëri me dije se mamografia ofrohet falas në shëndetësinë publike dhe se gjatë këtij viti do të shtohen tetë mamografë të rinj në komunat ku mungojnë. Ai veçoi se gjatë vitit 2025, mbi 53% e rasteve janë diagnostikuar në stadet e hershme, ndërsa rikonstruksioni i gjirit në QKUK vazhdon të kryhet falas.

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, njoftoi se buxheti për barna onkologjike është rritur nga 8 në 22 milionë euro. Gjatë tërë muajit tetor, mamografi mobil do të jetë në shërbim të qytetareve në të gjithë territorin e Kosovës, nga Dragashi deri në Leposaviq. /E.A/ 

Continue Reading

Të kërkuara