Lajmet

Çfarë duhet të dini me patjetër për datat e skadencës?

Data e afatit të shitjes tregon për sa kohë një produkt duhet të qëndrojë në raftet e dyqanit.

Published

on

Në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e konsumatorit në lidhje me jetëgjatësinë ose sigurinë e konsumit të një produkti ushqimor, AgroWeb.org synon të japë më shumë informacion në lidhje me nënkuptimin e datave të shtypura në paketimet ushqimore.

Për këtë artikull, AgroWeb.org u konsultua me përfaqësues të një prej rrjeteve më të mëdha të supermarketeve në vend, EcoMarket mbi të vërtetat dhe legjendat e përhapura në lidhje me datat e skadencave.

Nëse shikoni në frigoriferin ose tek raftet ushqimore të shtëpisë, do të vini re se shumë produkte kanë të printuar përveç datës së skadencës, edhe datën e paketimit, madje edhe datën e afatit të shitjes.

Natyrshëm lind dilema; nëse produktin e keni hapur pasi ka përfunduar data e afatit të shitjes, a duhet ta konsumoni apo ta hidhni tutje?

Studimet thonë se mbi 91 përqind e konsumatorëve vendosin për hedhjen në kosh të ushqimeve, bazuar në datën e paketimit.

Sigurisht askush nuk kërkon të helmohet nga ushqimi, por edhe të hedhë ushqime në kosh nuk është një gjë e mirë.

Çfarë nënkupton data?

Ligjet ndërkombëtare nuk detyrojnë kompanitë e prodhimit të vendosin data në paketimet e tyre. Në shumë raste, vetë kompanitë vendosin këto data vullnetarisht. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që data tregon nëse një artikull është i prishur apo thartuar.

Disa data informojnë shitësit mbi afatin optimal të freskisë dhe shijes së produktit.

Ndryshimet në emërtime:

Data e afatit të shitjes tregon për sa kohë një produkt duhet të qëndrojë në raftet e dyqanit. Edhe nëse kalojnë ditë pas këtij kufiri, nëse produktet ruhen në kushte të mira, ato janë sërish të sigurta për konsum.

Emërtimi “Është mirë të përdoret deri në” vjen direkt i printuar nga prodhuesit ushqimorë.

Ky emërtim tregon se produkti ruan freskinë dhe shijen deri në datën e caktuar, por ju mund ta konsumoni edhe pas kësaj date. Pra, kjo datë nuk ka të bëjë me sigurinë ushqimore.

Emërtimi “Duhet përdorur deri në” vjen direkt nga prodhuesit ushqimore dhe nënkupton datën e fundit që konsumatori mund të marrë cilësinë maksimale nga ushqimi.

Pas kësaj date, shija dhe cilësia e ushqimit mund të përkeqësohen, por ushqimi është sërish i ngrënshëm.

Data e skadencës është data e vetme e etiketës së ushqimit që ka të bëjë me të vërtetë me sigurinë ushqimore.

Nëse keni blerë një produkt pas datës së skadencës, hidheni menjëherë.

Kohëzgjatja e cilësisë së disa produkteve bazë

Jeni akoma konfuzë apo të shqetësuar? AgroWeb.org ju rekomandon rregullat e mëposhtme për të qenë të sigurt.

Qumështi mund të konsumohet dy ose tre ditë pasi ka kaluar data e përdorimit. Ruajeni në zonat më të thella të frigoriferit ku temperaturat janë zakonisht më të ftohta.

Gjalpi qëndron i freskët nga dy ditë deri në tre javë pas blerjes.

Margarina zgjat nga katër deri në gjashtë javë pas blerjes.

Vezët janë të sigurta për konsum për 3 deri në 4 javë pas blerjes.

Në lidhje me këto produkte, përfaqësues të EcoMarket sugjerojnë që të ruhen në zonat më të thella të frigoriferit ku temperaturat janë të ftohta dhe mos i mbani në zonën e derës së tij.

Pula, shpendët dhe mishi i grirë mund të qëndrojnë të freskëta nga një deri në dy ditë pas blerjes.

Shpendët e paragatuar mund të konsumohen nga tre deri në 4 ditë.

Peshqit mbesin të freskët nga deri në 3-4 ditë pas blerjes, përderisa ruhen në frigorifer.

Mishi i konservuar mund të konsumohet deri në tre javë pas blerjes përsa kohë nuk është i hapur. Pas hapjes mund ta ruani deri në katër ditë.

Makaronat zgjasin nga një deri në dy vjet pas blerjes.

Perimet dhe frutat e konservuara zgjasin shumë. Por nëse janë të ekspozuara ndaj ngricave apo temperaturave të larta ky rregull nuk vlen. Tregoni kujdes me konservat e dëmtuara.

Duhet të dini që nëse ruani diçka në ngrirje, atëherë produkti do të mund të konsumohet, ndonëse freskia dhe shija mund të zbehen me kalimin e kohës./AgroWeb.org

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara