Lajmet

​Njohja nga Kenia rikthen kritikat ndaj qeverisë: Katër vjet dështim lobimi në nivel ndërkombëtar

Published

on

Kenia është shteti afrikan që njohu pavarësinë e Kosovës të mërkurën më 26 prill, duke sjellë kështu njohje pas më shumë se 4 vjet “pauzë”. Kjo është njohja e 118-të që i bëhet Kosovës dhe po konsiderohet një hap i rëndësishëm për forcimin e subjektivitetit të shtetit. Ky zhvillim riktheu kritikat ndaj Ministrisë së Jashtme të Kosovës për mungesë të strategjisë në këtë drejtim.

Por, kush e siguroi njohjen?

I pari që njoftoi për këtë lajm ishte ish-presidenti Behgjet Pacolli, pas të cilit shkruan edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Në njoftimin zyrtar, Kenia e quajti Pacollin të deleguar special të presidentes Osmani. E vet presidentja e falënderoi atë për “angazhim të vazhdueshëm”.

“Një mirënjohje e veçantë shkon për të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces. Falënderim të veçantë për angazhimin e vazhdueshëm të ish-Presidentit dhe ish-ministrit të punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli”, shkroi Osmani.

Ndërkaq, Kurti falënderoi Osmanin dhe Pacollin për rolin e tyre, sic tha ai, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje.

Por, ndryshe reagoi ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Në reagimin e saj të mërkurën ajo nuk përmendi Pacollin por tha se “nga takimi i parë që kemi pasur në vitin 2021 bashkë me presidenten Vjosa Osmani me ish-presidentin Uhuru Kenyatta, kemi parë rrugën graduale drejt njohjes reciproke”.

Ndërkaq, Pacolli, i cili publikoi fotografi nga ceremonia e nënshkrimit, tha se vendimi është “fryt i një pune të gjatë, të palodhur, me përkushtim e sakrificë, që nga viti 2009”.

Kosova nuk arriti të sigurojë asnjë njohje në këto vjet. E fundit ishte më 2021 kur Izraeli njohu pavarësinë e shtetit.

Drejtoresha ekzekutive Arbëresha Loxha Stublla vlerëson këtë njohje si një ndryshim pozitiv në dinamikën e punëve të jashtme të Kosovës, por theksoi se ajo nuk është rezultat i përpjekjeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Kjo njohje nga Kenia na vjen pas më shumë se katër viteve kur patëm njohjen e fundit që ishte njohja nga Izraeli. Pra, kanë qenë më shumë se katër vite që kjo qeveri nuk ka arritur të sigurojë njohje nga asnjë shtet mosnjohjes i Kosovës. Ne e mirëpresim dhe vlerësojmë shumë njohjen e re, sepse është një ndryshim në dinamikat pasive të punëve të jashtme të Kosovës, ose të atyre të cilët janë përgjegjës për politiken e jashtme të Kosovës. Mirëpo, duket se e njëjta nuk është që ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të MPJD-së në këtë rast për të siguruar njohje nga Kenia, por duket që e njëjta është siguruar nga zotëri Behgjet Pacolli. Natyrisht, në do të rezervoheshin të diskutonim më tepër rreth kësaj, për faktin që ka shumë mungesë të informacioneve se si konkretisht ka ardhur deri të njohja”, thotë Loxha-Stublla.

Loxha-Stublla ka theksuar se mungesa e njohjeve për më shumë se katër vjet është një dështim i qeverisë dhe MPJD-së për të krijuar një strategji të qartë dhe për të angazhuar lobimin në nivel ndërkombëtar.

“Çdo njohje e re është tejet e rëndësishme për forcimin e subjektivitetit të Republikës së Kosovës. Por, marrë parasysh se kanë kaluar më shumë se katër vjet që nuk kemi pas fare njohje, kjo e bënë ende më të rëndësishme. Ne gjithmonë u kemi bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përkatësisht dikasterit të Punëve të Jashtme që të kenë një strategji të qartë se si do të sigurojnë njohje, sepse njohjet janë të domosdoshme për të forcuar subjektivitetin e Republikës, por edhe për të garantuar më tutje pavarësinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Nëse do të kishte përpjekje dhe strategji të qartë për sigurim të njohjeve, lobim të vazhdueshëm dhe një qasje konkrete për të bindur shtetet për të njohë Kosovën, konsideroj që do të kishim rezultate. Por, meqenëse nuk kemi pasur asnjë rezultat mund t’i faturohet MPJD-së si dështim në këtë drejtim. Ka mungesë të lobimit, të një strategjie të qartë se si të arrihen njohjet dhe punës konkrete në këtë drejtim”, nënvizon Loxha- Stublla.

Në anën tjetër edhe njohësi për çështje politike, Emrush Ujkani vlerëson se meritat më të mëdha për këtë njohje i ka Pacolli.

“Është një njohje shumë e rëndësishme dhe kjo padyshim që e fuqizon subjektivitetin juridik të vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Është dashtë të ketë diplomaci më aktive, por, po fokusohemi tek kjo fundit, besoj se ka një kontribut të pakontestueshëm zotëri Pacolli në këtë njohje, ai ka bërë njoftim qysh në një kohë më herët që institucionet e Kosovës duhet të presin lidershipin e këtij shteti, të bashkëpunojmë më ta, sepse njohja vetëm është e kryer. Por, a është dashtë të punohet më shumë nga institucionet e Kosovës në mënyrë të veçantë nga ata që janë bartës të diplomacisë së Kosovës në këto vite, s’ka nevojë të komentohet, sepse, ka nevojë të punohet edhe tash kur po flasim, e lëre më për një mandat të tërë”, thotë Ujkani.

Kenia tha se “e ka njohur Kosovën në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, integritetit territorial dhe në avancimin e forcimit të marrëdhënieve me vendet e Ballkanit, duke përkujtuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës mori miratimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Presidentja Osmani ishte takuar me homologun në Kenia tri herë gjatë vitit të kaluar.

Osmani tha se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Kenias do të thellohen në fusha të ndryshme

Vendi

Foda rindërton mbrojtjen pas largimit të Dellovës

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futboll është përballur me ndryshime të papritura në repartin defensiv në prag të ndeshjeve ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Mbrojtësi Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve”, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar në vend të tij Betim Fazlijin. Kjo mungesë e ndërlikon edhe më shumë situatën në prapavijë, meqë jashtë fushave vazhdon të jetë edhe Albian Hajdari për shkak të një lëndimi afatgjatë.

Në skemën e tij të zakonshme 3-4-3, tekniku gjerman do të duhet të rindërtojë treshen e mbrojtjes. Lajm pozitiv për skuadrën është rikthimi i Kreshnik Hajrizit pas lëndimit, i cili pritet të jetë nga minutat e para pranë Ilir Krasniqit dhe Ron Raçit. Si opsione të reja në dispozicion janë edhe dy debutuesit nga Zvicra dhe Suedia, Lindrit Kamberi e Bleon Kurtulus, si dhe Betim Fazliji i cili mbulon disa pozicione në mbrojtje e mesfushë.

“Është e rëndësishme të kemi disa mundësi, jo vetëm për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen. Është e rëndësishme ta kemi parasysh të ardhmen e Kombëtares dhe ta ruajmë cilësinë, në mënyrë që të përgatitemi edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian”, u shpreh përzgjedhësi Foda lidhur me zgjedhjet e reja në mbrojtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kurti në Asamblenë Kombëtare të Francës: Diskutohet për thellimin e raporteve dhe integrimin euroatlantik

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Francës, ku ka zhvilluar një takim të përbashkët me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Komisionit për Çështje Evropiane.

Kurti në këtë takim theksoi përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, duke kujtuar pesë marrëveshjet e nënshkruara gjatë muajit korrik midis dy vendeve.

Po ashtu, kreu i qeverisë shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit francez, duke e cilësuar rolin e saj si posaçërisht të rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Gjykata e arsyeton me “mbrojtjen e familjes” seancën që do të mbahet e mbyllur ndaj Jeton Sylajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim që shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes së tij të ndjerë, Arlinda Zekaj, të mbahet i mbyllur për publikun.

Sipas aktvendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, seanca u vendos të mbyllet me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare të të pandehurit, palës së dëmtuar dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë. Gjykata i ka kushtuar rëndësi të veçantë edhe interesit më të mirë të fëmijës së mitur të çiftit, duke vlerësuar se mbrojtja e privatësisë së tij është me interes legjitim.

Jeton Sylaj akuzohet nga Prokuroria Themelore në Pejë për veprën penale “Kanosja”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikike e fizike ndaj Zekajt, e ka detyruar të marrë kredi financiare, si dhe e ka kërcënuar seriozisht me jetë përmes telefonatave. Po ashtu, sipas aktakuzës, i dyshuari ia kishte nxjerrë dhe djegur rrobat e viktimës në oborr, duke ia dërguar pamjet me video, si dhe kishte ndikuar në shkëputjen e kontakteve mes nënës dhe djalit të tyre 12-vjeçar.

Rasti merr përmasa edhe më të rënda pasi Arlinda Zekaj u vra në fund të muajit tetor në Vitomiricë të Pejës, pak kohë pasi kishte denoncuar dhunën në polici. Dorasi i dyshuar i vrasjes është vëllai i të pandehurit, Albert Sylaj, ndërsa të dy vëllezërit ndodhen tashmë nën masën e arrestimit. /Betimi per Drejtësi/

Continue Reading

Lajmet

Profesoresha Lisjeta Thaqi Jashari mban ligjërata për inteligjencën artificiale në Universitetin e Salentos

Published

on

By

Profesoresha e gjuhës angleze në UBT, Lisjeta Thaqi Jashari, po qëndron për një vizitë akademike në Universitetin e Salentos në Lecce të Italisë, ku po zhvillon ligjërata dhe takime profesionale me kolegë të universitetit pritës.

Në qendër të ligjëratave të saj janë metodat bashkëkohore të mësimdhënies së diferencuar me mbështetjen e inteligjencës artificiale. Profesoresha e UBT-së po trajton mënyrat se si mësimdhënësit mund t’i shfrytëzojnë këto teknologji inovative për t’ua përshtatur materialet dhe aktivitetet mësimore studentëve me nivele të ndryshme të njohurive.

Gjatë kësaj vizite akademike po zhvillohen edhe takime që synojnë shkëmbimin e përvojave mbi përdorimin e teknologjisë në arsim, si dhe hapjen e rrugëve për bashkëpunime të reja akademike.

Continue Reading

Të kërkuara