Lajmet

Çfarë ndodhi në të vërtetë në “përplasjen” mes paparacit argjentinas dhe Margot Robbie?

Raportet thonë se Orquera dyshohet se ishte agresiv në përpjekjen e tij për të shkrepur fotot e dyshes.

Published

on

Fundjavën e kaluar, një paparaci në Argjentinë u shtrua në spital pas një përplasjeje të dyshuar me dy miq meshkuj të aktoreve Margot Robbie dhe Cara Delevingne, ku kjo e fundit shoqëronte aktoren e “Barbie”.

Sipas informacioneve nga TMZ dhe Infobae, Robbie dhe Delevingne po darkonin në Patagonia Sur në Buenos Aires kur fotografi Pedro Alberto Orquera filloi të fotografonte yjet e Hollivudit pasi ata dolën nga restoranti.

Ndërsa detajet nuk janë konfirmuar, raportet thonë se Orquera dyshohet se ishte agresiv në përpjekjen e tij për të shkrepur fotot e dyshes, të cilat po përpiqeshin të futeshin në një Uber. Sipas burimeve të TMZ, sjellja e Orqueras bëri që shoferi i Uber të largohej me Delevingne në makinë ndërsa Robbie hyri në gjysmë të rrugës.

Sipas dëshmitarëve, fotografi vazhdoi të bënte foto pasi Robbie u hodh nga makina dhe ra në tokë. Kjo ishte kur Jac Hopkins dhe Josey McNamara, miq të Robbie dhe Delevingne, dyshohet se ndërhynë dhe sulmuan Orqueran.

Orquera u dërgua në një spital lokal ku dyshohet se iu nënshtrua një operacioni për një thyerje të bërrylit. Një imazh i tij i shtrirë në një shtrat spitali me gips në krahun e tij është shfaqur që atëherë.

Gjatë kësaj kohe, Orquera thirri policinë dhe ngriti akuza kundër Hopkins dhe McNamara. Të dy u ndaluan dhe tashmë janë paraqitur në gjykatë. Për momentin nuk dihen akuzat ndaj tyre./UBTNews/

Lajmet

Shtatë vjet burg për grabitjen e argjendarisë, urdhërohet kompensimi i 195 mijë eurove

Published

on

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit me inicialet Sh.H., duke e dënuar me shtatë vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë për dy vepra penale të vjedhjes së rëndë dhe një vepër penale të vjedhjes së rëndë në tentativë.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i akuzuari është shpallur fajtor për vjedhjen e kryer më 12 janar 2025 në një argjendari në Prizren, ku së bashku me një shtetas bullgar, të maskuar dhe të pajisur me mjete të përshtatshme, kanë hyrë me forcë në lokal dhe kanë marrë një sasi të madhe ari, argjendi dhe sende të tjera me vlerë.

Pas hapjes së kasafortës, ata kanë marrë 3 kilogramë ari 14-karatësh, një monedhë pesë lira, dy monedha lira, hallka dore, një kilogram argjend me pastërti 925 dhe një peshore, duke i shkaktuar të dëmtuarit dëm material në vlerë prej 195 mijë eurosh.

Sipas aktgjykimit, po atë natë i akuzuari kishte tentuar të kryente edhe një vjedhje tjetër në një argjendari në Prizren, por nuk kishte arritur ta hapte kasafortën dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkaq, më 23 janar 2025, ai kishte hyrë me forcë në një objekt tjetër, nga ku kishte marrë një modem interneti, një DVR dhe kishte dëmtuar sistemin e kamerave të sigurisë.

Pas zhvillimit të nëntë seancave gjyqësore, Gjykata e shpalli fajtor të akuzuarin, duke e dënuar me shtatë vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë.

Po ashtu, Gjykata ka urdhëruar që i dënuari t’ia kompensojë të dëmtuarit dëmin në shumën prej 195 mijë eurosh ose, në të kundërtën, të konfiskohen pasuritë e tij me vlerë të barasvlershme.

Për realizimin e kompensimit, është urdhëruar shitja në ankand publik e një apartamenti dhe katër automjeteve të sekuestruara përmes Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, ndërsa masa e paraburgimit ndaj të dënuarit është vazhduar deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës avancon kapacitetet për kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje

Published

on

Policia e Kosovës ka avancuar kapacitetet profesionale në fushën e kërkim-shpëtimit në ujë dhe zhytjes, përmes dy trajnimeve të specializuara të realizuara në bashkëpunim me Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH).

Trajnimet “Kërkim-shpëtim në ujë” dhe “Zhytje” janë mbajtur në Borsh të Shqipërisë, gjatë periudhës 5–10 korrik dhe 12–18 korrik 2026, me pjesëmarrjen e 30 operatorëve nga njësitë speciale të Departamentit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, pjesëmarrësit kanë avancuar njohuritë teorike dhe aftësitë praktike në fushën e zhytjes, kërkimit dhe shpëtimit në ambiente ujore, duke rritur nivelin e përgatitjes profesionale për ndërhyrje në situata emergjente.

Policia thekson se realizimi i këtyre trajnimeve ka kontribuar në ngritjen e kapaciteteve operative të njësive speciale, duke forcuar gatishmërinë për reagim të shpejtë dhe efektiv në raste të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile.

Në njoftim, Policia e Kosovës rithekson përkushtimin për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve në fushën e kërkim-shpëtimit përmes trajnimeve të specializuara dhe avancimit të vazhdueshëm profesional, me synim rritjen e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve sa më efikase për qytetarët./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar

Published

on

By

Liria e medias në Kosovë ka hyrë në një periudhë të qartë përkeqësimi, si pasojë e ndërhyrjeve politike, sulmeve verbale ndaj gazetarëve dhe dobësimit të pavarësisë së institucioneve mediale, thuhet në raportin e publikuar më 20 korrik nga organizatat partnere të Platformës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Gazetarisë dhe Sigurisë së Gazetarëve.

Raporti u hartua pas një misioni ndërkombëtar faktmbledhës, i zhvilluar në Prishtinë më 24-26 mars të këtij viti nga përfaqësues të tetë organizatave ndërkombëtare për lirinë e medias, përfshirë: Reporterët pa Kufij (RSF), Institutin Ndërkombëtar të Shtypit (IPI), Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Qendrën Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Mediave (ECPMF) dhe Unionin Evropian të Transmetuesve (EBU), me mbështetjen e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Delegacioni zhvilloi takime me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, gazetarë, redaktorë, përfaqësues të RTK-së, Komisionit të Pavarur të Mediave, sistemit të drejtësisë, organizatave të shoqërisë civile dhe diplomatë ndërkombëtarë.

Në përfundim të misionit, organizatat vlerësojnë se, ndonëse Kosova vazhdon të ketë një peizazh mediatik pluralist, nivel relativisht të ulët të sulmeve fizike ndaj gazetarëve dhe një kornizë ligjore kryesisht të harmonizuar me standardet evropiane, këto zhvillime janë zbehur nga një klimë gjithnjë e më problematike për lirinë e medias.

Raporti identifikon disa arsye kryesore për këtë vlerësim: ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, i cili më vonë u shpall antikushtetues, problemet me financimin dhe pavarësinë e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), si dhe shtimin e sulmeve verbale dhe diskreditimit të gazetarëve nga politikanët, veçanërisht nga përfaqësues të partisë në pushtet.

Sipas raportit, këto zhvillime kanë ndikuar edhe në renditjen ndërkombëtare të Kosovës.

Në Indeksin Botëror të Lirisë së Mediave të Reporterëve pa Kufij për vitin 2026, Kosova renditet e 84-ta nga 180 vende, duke rënë për 28 pozita, krahasuar me vitin 2023.

Organizatat paralajmërojnë se kjo ka dëmtuar reputacionin e Kosovës si një nga vendet më të avancuara në rajon për lirinë e medias dhe i bëjnë thirrje Qeverisë së ardhshme që ta rikthejë besimin në institucionet demokratike dhe në procesin e reformave.

Radio Evropa e Lirë kërkoi koment nga Zyra e Kryeministrit lidhur me këto gjetje dhe është në pritje të përgjgjes.

Përndryshe, një pjesë e konsiderueshme e raportit i kushtohet edhe sigurisë së gazetarëve.

Sipas autorëve, megjithëse sulmet fizike kanë rënë krahasuar me vitin 2023, gazetarët përballen gjithnjë e më shumë me kërcënime verbale, fushata diskreditimi dhe ngacmime në internet, që shpesh burojnë nga figura të larta politike.

Vetëm gjatë vitit 2025, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës regjistroi 69 raste që përfshinin gazetarë dhe media, përfshirë raste denigrimi publik, diskreditimi dhe sulmesh online.

Raporti vëren se një pjesë e konsiderueshme e këtyre rasteve lidhen me deklarata ose veprime të zyrtarëve publikë dhe politikanëve.

Delegacioni shpreh shqetësim edhe për retorikën e përdorur ndaj gazetarëve, duke përmendur raste kur kryeministri Kurti ka kritikuar mediat ose gazetarët publikisht.

Sipas raportit, organizatat i kanë bërë thirrje kryeministrit dhe partisë së tij që të shmangin gjuhën denigruese ndaj gazetarëve dhe të japin shembull për një debat publik më të respektueshëm.

Raporti thekson se gjatë takimit me delegacionin, Kurti nuk e pranoi seriozitetin e shqetësimeve lidhur me sigurinë e gazetarëve, ndërsa më vonë Zyra e Kryeministrit, në përgjigje me shkrim, tha se ai nuk mbështet dhe nuk toleron sulmet verbale ndaj gazetarëve dhe se vetë nuk ka përdorur gjuhë fyese ndaj tyre.

Raporti, po ashtu, ngre shqetësime për gjendjen në transmetuesin publik RTK.

Sipas organizatave, financimi i pamjaftueshëm, paqartësitë ligjore dhe pretendimet për presion politik kanë krijuar një situatë që rrezikon pavarësinë editoriale të transmetuesit publik.

Delegacioni përmend dëshmitë e gazetarëve për largime nga emisionet, procedura disiplinore dhe ndërprerje emisionesh, ndonëse menaxhmenti i RTK-së i ka mohuar këto pretendime.

Një kapitull i veçantë i kushtohet Komisionit të Pavarur të Mediave.

Raporti rikujton se ligji për KPM-në, i miratuar nga Kuvendi në vitin 2024, u rrëzua më pas nga Gjykata Kushtetuese, e cila konstatoi se cenonte pavarësinë e institucionit.

Organizatat shprehin shqetësim se edhe procesi i mëvonshëm i përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të KPM-së dhe bordit të RTK-së është zhvilluar me procedura të përshpejtuara dhe jotransparente, duke ngritur dyshime për ndërhyrje politike.

Raporti kritikon, gjithashtu, nivelin e transparencës së institucioneve publike.

Gazetarët i kanë thënë delegacionit se qasja në informata zyrtare mbetet e vështirë, se konferencat për media janë të rralla dhe se komunikimi me zyrtarët është i kufizuar.

Organizatat vënë në dukje edhe rritjen e vazhdueshme të numrit të ankesave për moslejimin e qasjes në dokumente publike gjatë viteve të fundit.

Megjithatë, raporti evidenton edhe disa zhvillime pozitive.

Organizatat vlerësojnë bashkëpunimin me sistemin gjyqësor, duke përmendur trajtimin më të shpejtë të rasteve që lidhen me gazetarët dhe miratimin e Strategjisë 2026-2028 të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, e cila, mes tjerash, u jep përparësi rasteve që lidhen me sigurinë e gazetarëve dhe shpifjen. /REL/

 

 

Continue Reading

Lajmet

KPK-ja refuzon kërkesat për rikthim në punë të pesë prokurorëve serbë në Mitrovicë

Published

on

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e së hënës, ka refuzuar kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve të pesë prokurorëve dhe 15 anëtarëve të stafit mbështetës të komunitetit serb në Prokurorinë e Mitrovicës.

KPK-ja dërgoi tek ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, emrat e pesë prokurorëve për lirim nga detyra.

Po ashtu, në këtë takim, Këshilli shfuqizoi vendimin për pezullimin e pagave për prokurorët dhe stafin mbështetës serb.

Për refuzimin e tërheqjes së dorëheqjeve të ofruara nga prokurorët dhe stafi mbështetës serb, votuan katër anëtarët: Dardan Vuniqi, Visar Krasniqi, Elza Bajrami-Kastrati dhe Arlinda Muqa. Ndërkaq kundër votuan: kryesuesi Arian Gashi, Kryeprokurori i Shtetit- Zejnullah Gashi dhe anëtari Milot Krasniqi.

Edhe Policia e Kosovës ka njoftuar se policët serbë që u dorëhoqën në fund të 2022-s, pas shkarkimit të drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili pati refuzuar ta zbatonte vendimin e Qeverisë për ndalimin e targave ilegale serbe, nuk do ta kenë mundësinë e rikthimit në punë. /EO/

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara