Lajmet

11 të lënduar në aksidentin në Veternik ku u përfshinë një kamion dhe 11 automjete

Published

on

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Veternik, ku janë përfshirë 12 automjete, përfshirë një kamion. Si pasojë e këtij aksidenti, 11 persona kanë mbetur të lënduar. Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo ka theksuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, kur policia mori informacionin për aksidentin. “Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona,” ka deklaruar Ahmeti.

Pas aksidentit, policia ka bllokuar zonën për të lehtësuar hetimet dhe për të siguruar vendin e ngjarjes. Njësiti i trafikut rrugor është angazhuar për të hetuar shkakun e aksidentit dhe për të marrë dëshmitë e nevojshme. Ndërkohë, të lënduarit janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Autoritetet vazhdojnë të mbajnë nën monitorim situatën, dhe më shumë detaje pritet të publikohen pas përfundimit të hetimeve. Ky aksident ka sjellë shqetësim të madh në komunitet, duke rikujtuar rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor për të parandaluar incidente të tilla./UBTNews/

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot në vend parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët në gjithë territorin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Do të fryjë erë nga juperëndimi dhe do të jetë kryesisht e lehtë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Orav përgëzon Hamzën, pas zgjedhjes në krye të PDK-së: Pres me padurim të punoj me të

Published

on

By

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me kryetarin e porsazgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Përmes një postimi në “X”, Orav u shpreh entuziast për të punuar bashkë me Hamzën.

Ambasadori evropian thotë se themelimi i institucioneve duhet të jetë përparësi e përbashkët.

Sot e përgëzova Bedri Hamzën për zgjedhjen e tij si kryetar i PDK-së. Pres me padurim të punoj me të dhe me udhëheqës të tjerë politikë për të mbështetur përparimin e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në BE. Themelimi i institucioneve plotësisht funksionale, për të mirën e të gjithë qytetarëve, duhet të jetë përparësia e tyre e përbashkët” shkroi Orav.

Hamza u zgjodh në krye të PDK-së ditën e hënë, në Konventën e partisë, të organizuar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit./KP

Continue Reading

Lajmet

Agim ​Ademi flet për shortin e Kosovës

Published

on

By

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka dhënë deklaratën e parë pas shortit të hedhur sot në Cyrih, ku Kosova ka mësuar kundërshtarin e gjysmëfinales së “Play-Off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Dardanët në gjysmëfinale do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë.

Lidhur me këtë, Ademi theksoi se në këtë fazë çdo ndeshje është si finale, duke pasur parasysh nivelin dhe forcën e ekipeve pjesëmarrëse, por ka shprehur optimizëm për sukses.

Të gjitha ndeshjet në këtë fazë janë si finale, sepse të gjitha ekipet janë të forta. Nuk e shoh si favorit, por e shoh në faktin se nëse japim 100 përqindshin ne e kalojmë këtë hap për të shkuar deri te finalja, e cila do të luhet në Prishtinë me Turqinë apo Rumaninë. E përsëris, po të japim 100 përqindshin me këta futbollistë që i kemi dhe nëse ata të janë mirë e pa ndonjë lëndim, sigurisht se do ta arrijmë më të mirën”, tha Ademi.

Tutje i pari i futbollit të Kosovës shprehu besimin se Dardanët do ta kalojnë hapin e parë për të siguruar biletën e finales së madhe të “Play-Off”-it, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër fituesit të çiftit Turqi–Rumani.

Besoj se hapin e parë do ta kalojmë”, ka nënvizuar Ademi.

Kosova ndeshjen kundër Sllovakisë do ta zhvillojë më 26 mars 2026 në Bratislavë, kurse finalen eventuale më 31 mars 2026 në Prishtinë./KP

Continue Reading

Lajmet

​AUV asgjëson 2934 kilogramë tranguj të konservuar

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka bërë të ditur se ka asgjësuar 2 mijë e 934 kilogramë tranguj të konservuar, pas njoftimit lidhur me zbulimin e mbetjeve të pesticidit Chlorpyrifos në tranguj të përpunuar në Mamushë dhe të eksportuar në Slloveni.

Në njoftim thuhet se AUV ka ndërmarrë masat e menjëhershme për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, përfshirë: identifikimin dhe bllokimin e produktit të prekur si dhe koordinimin me institucionet relevante brenda dhe jashtë vendit, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF.

Nga veprimet e ndërmarra sipas njoftimit të RASFF, është konstatuar se loti numër 090827, në sasinë prej 2934,70 kg tranguj të prerë dhe të konservuar, ka qenë e përgatitur për eksport në Slloveni dhe si e tillë, është asgjësuar në prani të zyrtarëve të AUV-së dhe palës përkatëse, konform legjislacionit në fuqi.

AUV njofton qytetarët e tranguj të tillë nuk gjenden në tregun e Kosovës dhe se situata është plotësisht nën kontroll./KP

Continue Reading

Të kërkuara