Kulturë

1000 m2 mozaik, Parku Arkeologjik i Bylisit tërheq vëmendjen e studiuesve të huaj

Bylisi është parku i vetëm arkeologjik në Shqipëri me mbi 1000 m² mozaik të periudhës së Antikitetit të Vonë.

Published

on

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje parkun arkeologjik të Bylisit, dëshmi e kulturës së pasur të trojeve tona.

“Mirëmëngjes dhe me Parkun Kombëtar Arkeologjik të Bylisit, një pasuri e jashtëzakonshme, dëshmi e një kulture të pasur në trojet tona, i vetmi në Shqipëri me një sipërfaqe prej 1000 m2, ka tërhequr vëmendjen e studiuesve të huaj nga Qendra Kombëtare për Studime Shkencore, CNRS, Universiteti Sorbonës-Paris IV, ku së bashku me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore kanë zhvilluar misionin studimor-shkencor “Korpusi i Mozaikëve”, për inventarizimin, studimin dhe konservimin e mozaikëve, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama.

Bylisi është parku i vetëm arkeologjik në Shqipëri me mbi 1000 m² mozaik të periudhës së Antikitetit të Vonë si dhe parku i vetëm në Shqipëri me densitetin më të lartë të bazilikave brenda territorit të tij.

Qyteti antik i Bylisit shtrihet sapo del nga qyteti i vogël i Ballshit, 10 km larg tij, në krahun e djathtë të rrugës, ku të bie në sy një varg kodrash të larta.

Teatri i Bylisit është një nga monumentet më të mëdha të kësaj qendre arkeologjike, i cili është ndërtuar në fillim të shekullit të 3-të para Krishtit dhe ka një kapacitet prej 7500 vendesh, që do të thotë që ka qenë një nga veprat më të mëdha të kohës.

Continue Reading

Kulturë

Kryetari i Prishtinës nderon aktoren Fatlume Bunjaku për suksesin në Berlinale

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar aktoren dhe profesoreshën në Fakultetin e Arteve në UBT, Fatlume Bunjaku, për suksesin e saj ndërkombëtar, pasi është përzgjedhur “European Shooting Stars 2026” në kuadër të Berlinale, një nga platformat më prestigjioze evropiane për promovimin e aktorëve me potencial.

Në një takim të veçantë, Rama e nderoi aktoren për këtë arritje të rëndësishme, duke theksuar kontributin e saj në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

“Zbardhje” i Kaltrina Krasniqit merr mbështetje nga Fondi Hubert Bals

Published

on

Filmi i ri artistik i regjisores Kaltrina Krasniqi, “Zbardhje”, është përzgjedhur për mbështetje nga Fondi Hubert Bals i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam përmes skemës HBF+EU Minority Co-Production. Filmi trajton mënyrat se si gjinia, klasa dhe vetëdija për trupin formësojnë marrëdhëniet e përditshme mes grave që jetojnë në Prishtinë, në rrethana të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Skenari është nga Doruntina Basha, ndërsa prodhimi bëhet nga Ares Shporta për Vera Films, në bashkëprodhim me Portokal (Bullgari), Papadhimitri Productions (Shqipëri) dhe Code Blue Production (Mali i Zi). Xhirimet fillojnë këtë javë në Prishtinë.

Fondi Hubert Bals ka mbështetur mbi 1,400 projekte filmike ndër vite, shumë prej të cilave janë shfaqur në Festivalet e Kanës, Venecias dhe Berlinale. Skema HBF+EU Minority Co-Production ka për qëllim të tërheqë bashkëprodhues evropianë dhe të lidhë projekte me kinemanë arthouse ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës sot hap pjesëmarrjen në Panairin e Librit në Leipzig

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është gati për Panairin e Librit në Leipzig, i cili hapet zyrtarisht sot dhe do të qëndrojë i hapur deri të dielën.

Stenda e saj në Sallën 4, D410, mirëpret vizitorët dhe bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani.

Continue Reading

Kulturë

Nisin punimet për Muzeun e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica në Prishtinë

Published

on

Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të vazhdueshëm, në kryeqytet nisën punimet për restaurimin dhe konservimin e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica. Ky projekt jo vetëm që rikthen një objekt historik, por përçon edhe mesazhin e rezistencës qytetare përmes arsimit gjatë kohës kur mësimi në Kosovë ishte i ndaluar.

Shtëpia-shkollë e familjes Hertica ka qenë një hapësirë ku dija ruhej dhe transmetohej si formë mbijetese dhe dinjiteti. Muzeu synon të ruajë këtë trashëgimi të jashtëzakonshme dhe ta bëjë të njohur tek brezat e rinj dhe komuniteti ndërkombëtar.

Ky projekt është një dëshmi për guximin dhe sakrificën e atyre që e kuptuan arsimin jo vetëm si proces mësimor, por si akt politik, shoqëror dhe ekzistencial.

Siç u theksua, “aty ku dija mbrohet edhe në kushte të pamundura, aty fillon liria”.

Continue Reading

Të kërkuara