Kuriozitete

1000 ditët e para, mund të diktojnë të ardhmen e fëmijës suaj!

Published

on

Nga Theresa Sullivan Barger

Shprehja e vjetër “ju jeni ajo çka hani”, duhet të jetë në fakt “ju jeni ajo çka konsumon nëna juaj”. Kjo sepse dieta e një nëne shtatzënë dhe më pas lehonë ndikon në shëndetin njohës, fizik, social dhe emocional të foshnjës, si dhe tek shijet që do të përcaktojnë preferencat ushqimore të fëmijës gjatë gjithë jetës, thotë Rafael Perez-Eskamila, studiues i shëndetit të nënës dhe fëmijës në Shkollën e Shëndetit Publik në Universitetin e Jeilit, SHBA.

Pasi foshnjat nisin të hanë ushqim të fortë në moshën 6 mujore, dieta e tyre ushqimore në 2 vitet e para hedh themelet për shijet e tyre, zhvillimin konjitiv dhe fizik dhe rrezikun afatgjatë për sëmundjet kronike, thotë ai.

Ndikimi i përjetshëm që ka ushqyerja e nënës dhe fëmijës në zhvillimin e trurit dhe trupave – e krijuar në “1000 ditët e para”, nga ngjizja deri në moshën 2 vjeçare – është e mirënjohur për më shumë se një dekadë,që kur revista mjekësore “The Lancet” publikoi një studim mbarëbotëror në vitin 2008.

Sipas studimit në fjalë, një ushqyerje e dobët në 1.000 ditët e para, mund të sjellë dëmtimin e pakthyeshëm të trurit në rritje të foshnjave, dhe të krijojë terrenin për obezitet më vonë gjatë jetës, diabetin e Tipit 2, hipertensionin, dhe probleme të tjera kronike shëndetësore.

Përparimet në teknikat e imazhit të trurit, kanë treguar se ka jo pak pasoja negative tek fëmijët qëu mungon ushqimi i shëndetshëm dhe një mjedis i shëndetshëm në shtëpi. “Rajonet e trurit që rregullojnë zhvillimin shoqëror dhe emocional ndikohen negativisht. Dhe kjo i prek ata gjatë gjithë jetës së tyre”- thekson Perez-Eskamila.

Ato mund të ndikojnë edhe tek obeziteti, dukuri qënjë shqetësim serioz në SHBA, ku normat janë rritur ndjeshëm në mesin e fëmijëve dhe të rriturve në dekadat e fundit. Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC),në SHBA më shumë se 19 për qind e fëmijëve dhe adoleshentëve janë aktualisht obezë.

Kjo shifër është gati 4 herë më shumë sesa 41 vjet më parë, kur vetëm 5 për qind e fëmijëve dhe adoleshentëve ishin obezë. Ndërkohë, dominimi i obezitetit tek të rriturit është gati trefishuar, nga 15 për qind në fund të viteve 1970, në më shumë se 42 për qind në vitin 2018.

“Një pjesë e mirë e grave në SHBA, janë mbipeshë kur mbeten shtatzëna”- thotë Blith Tomas, drejtoreshë e “1.000 Days” (1.000 Ditët), një organizatë jofitimprurëse me degë në mbarë botën. Mbipesha dhe obeziteti, cilësohen si një formë e kequshqyerjes nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), dhe kjo vjen nga një teprim me ushqimet dhe pijet me shumë energji (të pasura me sheqerna dhe yndyrna).

Tomas thotë se ndjekja e këshillave të mjekëve për shtimin e peshës gjatë shtatzënisë, dhe ndjekja e njënjë diete të mirë-ekuilibruar mirë, e cila të jetë e pasur me lëndë ushqyese, ndihmon në sigurimin e lindjes së një fëmije me një peshë të shëndetshme. Dhe kjo zvogëlon mundësinë e ndërlikimeve gjatë lindjes,si dhe problemet e mëvonshme shëndetësore për fëmijën.

Ndërkohë Perez-Eskamila thekson se shëndeti gjatë gjithë jetës i një fëmije, përfshirë predispozitën e tyre për t’u prekur nga gjendje të tilla si obeziteti, diabeti dhe sëmundjet e zemrës, mund të diktohet nga cilësia e ushqyerjes së nënës së tyre shtatzënë.

Nënat të cilat duan që fëmijët e tyre të hanë ushqime të shumëllojshme,mund ta krijojnë vetë bazën, duke konsumuar një larmi ushqimesh dhe shijesh gjatë shtatëzanisë, thotë ai. Ndjenja e nuhatjes dhe shijes së foshnjave, fillon të zhvillohet që në 3-mujorin e parë të jetës si një fetus,sepse shijet kalojnë përmes lëngut amniotik.

“Qumështi i gjirit, është super-ushqimi i përsosur. Dhe sa më gjatë që foshnja ushqehet me gji, aq më të mëdha janë përfitimet. Foshnjat që ushqehen me gji kanë norma më të ulëta të obezitetit”- shton Tomas.

Po ashtu sipas një analize të studimeve të shumta të botuara në “American Journal of Clinical Nutrition”,foshnjat që ushqehen me gji, pavarësisht koefiçientit të inteligjencës së nënës së tyre (IQ) dhe statusit socio -ekonomik, kanë rezultate më të larta në testet e IQ.

Për të zhvilluar trurin dhe trupin e tyre, të vegjlit kanë nevojë për një shumëllojshmëri frutash, perimesh, drithërash, ushqime të pasura me proteina, qumësht të pangopur dhe produkte të tjera të qumështit, raporton organizata “1.000 Days”.

Për të zvogëluar mundësinë e obezitetit te fëmijët, Departamenti Amerikan i Bujqësisë rekomandon shmangien e lëngut të frutave apo ushqimit me sheqer të shtuar para 12 muajve të parë të fëmijës, dhe konsumin e frutave të plota në vend të lëngjeve të tyre pas moshës 1-vjeçare. / ” – Bota.al

Kuriozitete

146 vjet nga suksesi i parë i llambës elektrike të Thomas Edisonit

Published

on

Në tetor 1879, shpikësi Thomas Edison arriti suksesin e tij të parë të madh me llambën elektrike ndriçuese, duke shënuar një moment historik në zhvillimin e teknologjisë së ndriçimit.

Pas mijëra përpjekjesh të pasuksesshme në laboratorin e tij në Menlo Park, New Jersey, Edison filloi testimet me një filament karboni tepër të hollë sa një fije floku, i cili arrinte të ndriçonte pa u shkrirë nga nxehtësia e elektricitetit.

Rezultati ishte mbresëlënës: llamba qëndroi ndezur për 40 orë, duke u bërë eksperiment i parë i suksesshëm i këtij lloji.

I entuziazmuar, Edison deklaroi para bashkëpunëtorëve: “Nëse arrita ta bëj të ndriçojë për 40 orë, mund ta bëj të ndriçojë për 100 orë.”

Ky zbulim shënoi fillimin e punës për sistemin e parë praktik të ndriçimit elektrik, i cili më vonë do të furnizonte me energji 85 shtëpi në qytetin e New Yorkut, të pajisura me qarqe elektrike dhe llamba ndriçuese nga kompania e Edisonit.

Pra, para 146 vitesh, nisi epoka e ndriçimit modern, një arritje që ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si njerëzimi jeton dhe punon. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Grabitja ndodhi brenda më 7 minutash, hajdutët në Luvër marrin bizhuteri me vlerë milionëshe

Published

on

Persona të panjohur hynë me forcë në Luvër të dielën dhe synuan Galerinë Apollo, një nga pjesët më të vlefshme të muzeut.

Plaçka e tyre përfshinte bizhuteri historike që datojnë nga koha e Napoleonit dhe vlerësohen në miliona dollarë.

Hajdutët kishin planifikuar grabitjen me kujdes dhe u fokusuan në dy vitrina të Galerisë Apollo, e cila ndodhet në katin e parë dhe strehon disa nga ekspozitat më të çmuara të muzeut.

Nëntë bizhuteri të vjedhura

U vodhën nëntë bizhuteri nga koleksioni i Napoleonit dhe Perandoreshës Eugénie, përfshirë një gjerdan, një brosh, vathë dhe një diademë.

U përmendën edhe dy kurora, nga të cilat kurora e Perandoreshës Eugénie u gjet e thyer pas grabitjes.

Një objekt tjetër i marrë ende nuk është identifikuar.

Xhevahiret e Kurorës Franceze në Luvër

Galeria Apollo strehon jo vetëm orendi madhështore, por edhe pjesët më të rëndësishme të xhevahireve të kurorës franceze.

Në vitin 1887, Republika e Tretë Franceze shiti shumicën e xhevahireve mbretërore për të parandaluar një grusht shteti, duke përjashtuar vetëm ato me rëndësi historike. Nga ato mbetura, 23 bizhuteritë u ekspozuan në Galerie d’Apollon dhe u vendosën në vitrina së bashku me objekte të tjera të vlerësuara nga koleksionet e Luvrit.

Vitrina të reja u shtuan më 1985 dhe 2020.

Ndër xhevahiret më të shquara janë kurorat e Luigjit XV dhe Napoleonit, diamanti Hydrangea, një diamant portokalli-rozë me 20 karat i blerë nga Luigji XIV, dhe diamanti Regent me 140 karat, një nga diamantet më të pastër të njohura ndonjëherë.

Po ashtu, gjendet edhe Sancy, një diamant i verdhë i çelët me 55 karat që dikur ishte pjesë e xhevahireve të kurorës së Mbretërisë së Bashkuar.

Autoritetet po kërkojnë katër të dyshuar, ndërsa grabitja ndodhi brenda më pak se 7 minutash. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Studimi tregon: Truri i burrave tkurrret më shpejt se ai i grave gjatë plakjes

Published

on

Një studim i ri i botuar në revistën PNAS, që përfshiu 4,726 pjesëmarrës me funksione njohëse normale, ka zbuluar dallime të moderuara, por të qëndrueshme mes gjinive në mënyrënsi truri humbet masë me kalimin e viteve, raporton ScienceAlert.

Truri i njeriut tkurrret natyrshëm me moshën, ndërsa tek personat me Alzheimer, kjo humbje është më e madhe. Megjithatë, edhe pse gratë diagnostikohen me Alzheimer dyfish më shpesh se burrat, pak dihet për ndikimin e gjinisë në ndryshimet e trurit gjatë plakjes.

Truri i grave humbet më ngadalë masën e lëngut gri dhe të bardhë, pjesë të rëndësishme për kujtesën, të menduarit dhe kontrollin e trupit.

“Nëse truri i grave do të degjeneronte më shpejt, kjo mund të shpjegonte pse ato preken më shumë nga Alzheimeri,” thotë Anne Ravndal, neuroshkencëtare në Universitetin e Oslos.

Ekipi analizoi mbi 12,000 skanime të trurit nga persona të moshës 17–95 vjeç, me dy rezonanca magnetike secili, me një interval mesatar trevjeçar. Edhe pse truri i burrave është më i madh, studiuesit vunë re se burrat kishin tkurrje më të gjerë, duke përfshirë shumë pjesë të korteksit. Gratë, nga ana tjetër, humbnin masë më pak dhe trashësia e korteksit ndryshonte më pak me moshën.

Rezultatet tregojnë dallime biologjike reale mes gjinive në plakje, por autorët theksojnë se kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të kuptuar këto ndryshime. Historikisht, shkenca e trurit ka pasur mungesë barazie gjinore: në vitin 2019, vetëm 5% e studimeve në neuroshkencë apo psikiatri kishin marrë në konsideratë ndikimin e gjinisë.

Një gjetje interesante është se nuk u gjetën dallime në tkurrjen e hipokampusit, pjesa e trurit që lidhet me kujtesën që ndikohet nga demenca. Tek gratë, humbja e masës u shfaq vetëm në moshë të avancuar, ndoshta për shkak të jetëgjatësisë më të madhe, jo për shkak të rrezikut më të madh për Alzheimer. Kur u krahasuan burra dhe gra me jetëgjatësi të barabartë, ndryshimet pothuajse u balancuan.

Ndarja e ndikimit të gjinisë nga faktorët gjenetikë e mjedisorë mbetet e vështirë për shkak të mungesës së studimeve afatgjata.

Kjo mungesë barazie “ka pasoja serioze për mirëqenien” dhe vendos “barrë të padrejtë mbi shëndetin e grave”.

Ravndal përfundon: “Studimi i plakjes së trurit tek gratë është vonuar prej kohësh. Ky është vetëm një hap drejt kuptimit më të qartë se si plakja ndikon ndryshe tek burrat dhe gratë./A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kuriozitete

Një grua në SHBA fitoi çështjen e dëbimit duke përdorur ChatGPT

Published

on

Një grua në Kaliforni ka arritur të përmbysë një vendim dëbimi dhe të shmangë dhjetëra mijëra dollarë gjoba, duke përdorur inteligjencën artificiale, përfshirë ChatGPT si “avokat” digjital, raporton Futurism, duke iu referuar NBC News.

Lynn White, e cila ishte prapa me pagesën e qirasë, humbi fillimisht një gjyq me juri dhe mori një njoftim dëbimi. Por në vend që të kërkonte ndihmë nga organizatat lokale të qiramarrësve, ajo vendosi të konsultohej me mjetet e AI-së për të përfaqësuar veten në apel.

ChatGPT e ndihmoi të identifikonte gabime procedurale në vendimin e gjykatës, i dha udhëzime hap pas hapi për veprimet që duhej të ndërmerrte dhe madje hartoi përgjigje zyrtare për t’i dorëzuar në gjykatë.

“Nuk mund ta theksoj mjaftueshëm sa shumë më ndihmoi AI. Kurrë nuk do ta kisha fituar këtë apel pa të,” – tha White për NBC.

Ajo nuk është e vetmja që ka përdorur inteligjencën për t’u përfaqësuar vetë me sukses në gjykatë. Një tjetër rast është ai i Staci Dennett, pronare e një biznesi fitnesi në shtëpi nga New Mexico, e cila përdori ChatGPT për të negociuar një marrëveshje për borxhin e papaguar.

“I kërkoja ChatGPT-së të sillej si profesor i drejtësisë në Harvard e të shqyrtonte argumentet derisa të ishin të përsosura,” – rrëfeu ajo.

“Në fund, edhe avokatët e palës tjetër më thanë se kisha bërë punë profesionale.”

AI, ndihmës apo rrezik ligjor?

Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i mjeteve të AI në proceset ligjore mbart rreziqe serioze. Chatbotët si ChatGPT mund të krijojnë “halucinacione” — informacione të sajuara që duken të besueshme, por janë plotësisht të rreme.

Një shembull i tillë është ai i Jack Owoc, themelues i një kompanie pijesh energjike, i cili u sanksionua pasi paraqiti një mocion me citime të sajuara nga AI. Ai u urdhërua të kryente 10 orë punë komunitare.

Në raste të tjera, edhe avokatë profesionistë janë gjobitur për përdorim të papërgjegjshëm të inteligjencës artificiale. Një avokat nga Nju Jorku u kap duke dorëzuar një dokument të gjeneruar dhe më pas përdori sërish AI për të shpjeguar gabimin, duke e përkeqësuar situatën.

“Ky rast shton një kapitull të ri në historinë e keqpërdorimit të inteligjencës artificiale në drejtësi,” shkroi gjykatësi në vendimin e tij.

Në një tjetër rast në Kaliforni, një avokat u gjobit me 10,000 dollarë pasi paraqiti një ankesë me 23 citime, prej të cilave 21 ishin plotësisht të sajuara nga një mjet AI. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara