Magazinë

Ndërron jetë në moshën 67-vjeçare djali i Tina Turner

Published

on

Ke Turner Jr., djali i legjendarëve të muzikës Tina dhe Ike Turner, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare, vetëm një ditë pas ditëlindjes së tij.

Lajmin e konfirmoi kushërira e tij, Jacqueline Bullock, për TMZ, duke treguar se Ike Jr. ndërroi jetë në një spital në Los Angeles si pasojë e dëmtimit të veshkave.

“Me hidhërim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të kushëririt tim, Ike Turner Jr.,” tha Bullock për “Page Six”.

Ajo shtoi se ai ishte më shumë se një kushëri për të, një vëlla me të cilin rritën së bashku në familjen e famshme Turner. Bullock zbuloi se shëndeti i Ike Jr. ishte përkeqësuar vitet e fundit për shkak të problemeve me zemrën dhe një goditjeje në tru muajin e kaluar.

Kunata e tij, Afida Turner, bëri homazh për të në Instagram: “Pusho në paqe, Ike Jr. Ishe i mrekullueshëm, kunat. Jam e lumtur që fola me ty në telefon para se të ikje. Të dua, u prehtë në paqe.”

Ike Jr. ishte një nga dy djemtë e adoptuar të Tinës nga lidhja me Ike Turner dhe ndjeki hapat e prindërve në muzikë si pjesë e grupit tribut The Love Thang Band, me vokalisten Sweet Randi Love.

Ai fitoi një çmim Grammy për punën në albumin e vitit 2006, “Risin’ With The Blues”, që fitoi kategorinë për Albumin më të Mirë Tradicional të Bluesit.

Tina dhe Ike rritën katër fëmijë, ndërsa Tina ishte nënë e një djali, Raymond Craig, të cilin e ka me muzikantin Raymond Hill. Ke Turner Jr. mbetet pjesë e trashëgimisë së familjes Turner, duke lënë pas talentin dhe ndikimin e tij të pashlyeshëm në muzikë. /A.Z/UBT News/

Magazinë

Bullgaria pret me festë Darën pas triumfit historik në Eurovision 2026

Published

on

Këngëtarja bullgare Dara është pritur me entuziazëm të madh në Sofje pas triumfit historik në Eurovision 2026, duke i sjellë Bullgarisë fitoren e parë në këtë festival.

Mijëra fansa u mblodhën në aeroport për ta mirëpritur artistën, e cila u prit me duartrokitje, brohoritje dhe ceremoninë tradicionale të përshëndetjes me ujë.

Dara e cilësoi këtë sukses si fillimin e karrierës së saj ndërkombëtare dhe përcolli një mesazh frymëzues për të rinjtë, duke i inkurajuar të besojnë në ëndrrat e tyre pavarësisht se vijnë nga vende të vogla.

Për nder të fitores së saj, nesër në Sofje do të organizohet një koncert festiv në sheshin “Knyaz Alexander I”, me muzikë live dhe aktivitete festive për fansat.

Continue Reading

Magazinë

Shakira shpallet e pafajshme nga Gjykata Supreme e Spanjës

Published

on

Gjykata Supreme e Spanjës ka shpallur të pafajshme këngëtaren kolumbiane Shakira në lidhje me akuzat për evazion fiskal.

Sipas vendimit gjyqësor të cituar nga Reuters, gjykata i ka dhënë Ministrisë së Financave spanjolle një kompensim prej më shumë se 60 milionë eurosh, shumë që këngëtarja e kishte paguar më herët në formë gjobash dhe interesash.

Hetimet ndaj Shakirës kishin nisur në verën e vitit 2023, kur prokurorët e akuzuan për shmangie të dyshuar të taksave prej 6.7 milionë eurosh për të ardhurat e vitit 2018, përmes përdorimit të një kompanie jashtë vendit.

Ndërkohë, në nëntor të vitit 2023, ajo kishte arritur një marrëveshje me prokurorinë për një çështje tjetër, duke paguar rreth 14 milionë euro taksa për periudhën 2012–2014.

Pas divorcit nga futbollisti Gerard Piqué në vitin 2022, Shakira u zhvendos në Miami, ku jeton me dy fëmijët e saj.

Continue Reading

Magazinë

Bebe Rexha reagon për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mund të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka theksuar rëndësinë e gjuhës shqipe si pjesë thelbësore e identitetit kombëtar, duke kujtuar përpjekjet e brezave për ruajtjen dhe forcimin e saj.

Rexha ka nënvizuar gjithashtu se Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik, i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe të drejtat e barabarta për të gjitha komunitetet, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare.

“Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza me radhë kemi luftuar për ta ruajtur dhe për ta mbajtur gjallë. Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe të drejtat e barabarta për të gjitha komunitetet e saj, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare”, ka shkruar ajo.

Në reagimin e saj, këngëtarja ka theksuar se studentët shqiptarë meritojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi si të gjithë të tjerët.

Continue Reading

Magazinë

Nora Istrefi shpreh mbështetje për studentët shqiptarë në Shkup

Published

on

Këngëtarja Nora Istrefi ka reaguar në rrjetet sociale duke shprehur mbështetje për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë paralajmëruar protestë sot, më 18 maj 2026, në Shkup.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka shpërndarë thirrjen: “Protestë – Bashkohuni me studentët, të gjithë një zë”, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubim.

Në postim jepen edhe detajet e protestës: “Para Urës së Gurit, Shkup, ora 16:30”.

Në mesazhin e saj, Istrefi thekson se “zëri ynë ka peshë” dhe se gjuha shqipe përfaqëson identitet, histori dhe sakrificë të brezave. Ajo u bën thirrje studentëve, artistëve dhe figurave publike që të shpërndajnë mesazhin, në mënyrë që kërkesat e tyre të marrin më shumë vëmendje.

“Kur bashkohemi për një kauzë të drejtë, ndikimi ynë bëhet shumë më i madh”, ka shkruar ajo.

Reagimi i këngëtares është komentuar gjerësisht në rrjet si një tjetër zë publik në mbështetje të kërkesave për barazi dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Continue Reading

Të kërkuara