Lajmet

​SBAShK: Më 18 tetor të mos mbahet procesi mësimor

SBAShK-u përkrah propozimin e AKK-së.

Published

on

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës përkrah propozimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës që të hënën e 18 tetorit mos të mbahet mësimi në shkollat e Kosovës, por ajo ditë të shfrytëzohet për ajrosjen dhe dezinfektimin e gjithë ambienteve shkollore me qëllim që të krijohen parakushtet për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe punëtorëve arsimor.

Sipas SBAShK-ut, ky propozim është i qëlluar ngase të dielën e 17 tetorit ambientet e shkollave do të përdorën për t’u zhvilluar zgjedhjet lokale dhe në ambientet e tyre do të kenë prani të shumë votuesve dhe ekziston frika e arsyeshme se virusi mund të vij dhe të mbetët në shkollë dhe të rrezikojë pastaj shëndetin e nxënësve dhe gjithë personelit të shkollës dhe kjo do të bënte që të kemi edhe cenim të procesit mësimor, i cili për momentin ka rrjedhë të mbarë.

SBAShK-u beson se edhe MAShTI do ta analizojë drejt çështjen dhe do të sjell vendim meritor lidhur me të hënën e 18 tetorit dhe do të mbështes Drejtoritë Arsimore që ato ta monitorojnë situatën dhe të kontribuojnë që shkollat të jenë të përgatitura e të sigurta për të vazhduar me procesin mësimor. 

Aktualitet

Parashikimi i motit për sot

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për sot parashikohet mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga -6°C deri -3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 4°C deri në 7°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.

Edhe nesër me datë 7 shkurt moti do të jetë i ngjashëm ndërsa në fundjavë temperaturat do të zbresin pak. /UBT News/

Continue Reading

Lajmet

Kroatët s’ndalen, përgatiten për bojkotimin e ri

Published

on

Platforma kroate “Përshëndetje, Inspektor” ka njoftuar për një tjetër bojkot në Kroaci. Sipas njoftimit, një bojkot i përgjithshëm do të zhvillohet të premten, duke përfshirë të gjitha produktet dhe shërbimet. Të shtunën, do të bojkotohet një zinxhir i shitjes me pakicë, i cili do të zgjidhet nga qytetarët përmes një sondazhi të organizuar nga platforma.

Kreu i platformës, Josip Kelemen, ka theksuar se qëllimi i këtij bojkoti është të tregojnë se kroatët mund të shpenzojnë më pak dhe të refuzojnë shërbimet që nuk i konsiderojnë të drejta. Kelemen ka përmendur gjithashtu se disa vende të tjera të Ballkanit, përfshirë Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Serbinë, janë bashkuar tashmë në këtë lëvizje bojkoti./UBTNews/

 

Continue Reading

Bota

Trump rifillon presionin maksimal ndaj Iranit

Published

on

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka rifilluar fushatën e tij të “presionit maksimal” ndaj Iranit, duke nënshkruar një memorandum presidencial që synon të parandalojë Teheranin të zhvillojë armë bërthamore dhe të kundërshtojë ndikimin e tij keqdashës në rajon. Shtëpia e Bardhë njoftoi se ky memorandum ka për qëllim të mbyllë të gjitha mundësitë për Iranin të zhvillojë armë bërthamore dhe për të frenuar aktivitetet destabilizuese të këtij shteti.

Trump, gjatë nënshkrimit të dokumentit, e përshkroi atë si një masë të ashpër dhe tha se ishte i gatshëm të negociojë një marrëveshje me Iranin, por nënvijoi se ishte detyruar të vepronte kështu për shkak të nevojës për të mbajtur forcën dhe vendosmërinë. Ai theksoi se gjatë mandatit të tij, Irani nuk do të mund të zhvillonte armë bërthamore, një qëndrim që ai e ka mbajtur gjithmonë.

Në dhjetor, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike raportoi se Irani kishte rritur prodhimin e uraniumit të pasuruar, një hap që mund të ndihmojë në zhvillimin e armëve bërthamore. Megjithatë, Irani e ka mohuar se është duke punuar për të blerë ose zhvilluar armë bërthamore.

Përveç kësaj, Trump kërcënoi Iranin me pasoja të rënda nëse ai do të ndërmerrte një akt hakmarrjeje ndaj SHBA-ve, duke theksuar se nëse Irani do të tentonte të vriste amerikanë, “do të zhdukej”. Ky vendim erdhi pas tërheqjes së Trump nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe vendosjes së sanksioneve të ashpra ndaj këtij shteti./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

Supremja rrëzon gjobën e PZAP-së ndaj Koalicionit për Familjen

Published

on

By

Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar ankesën e Koalicionit për Familje, pas gjobës prej 7 mijë eurosh, pasi organizata Dylberizm ushtroi ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Pranohet si e themeltë ankesa e subjektit politik Koalicioni për Familje, me seli në Prishtinë, ndryshohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) A.nr.183/2025 i datës 27.01.2025, dhe vendoset ashtu që: Refuzohen të pathemelta ankesat e organizatës joqeveritare Dylberizm dhe Qendra për Barazi Gjinore (CEL Kosova), me seli në Prishtinë, A.nr.183/2025 e datës 24.01.2025 dhe A.nr.196/2025 e datës 25.01.2025”, thuhet në vendimin e Supremes.

Në vendimin e Supremës, konfirmohet se shprehjet “Turp ju qoftë”, “Mbrojtja e dinjitetit njerëzor dhe vazhdimësisë së jetës, si dhe e ardhmja e fëmijëve nga degjenerimi dhe prishja”, si dhe “Anomali sociale dhe dukuri degjeneruese”, janë brenda kufijve të lirisë së shprehjes.

Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe Koalicioni për Familjen, duke e cilësuar këtë si një fitore të madhe për lirinë e shprehjes.

Kjo është një fitore e madhe për lirinë e shprehjes dhe një precedent i rëndësishëm për të drejtat themelore demokratike. Ankesa u pranua si e bazuar, e ligjshme dhe e drejtë, duke vulosur një standard të ri në mbrojtje të vlerave dhe të drejtës për të mbrojtur familjen!” thuhet në reagimin.

Continue Reading

Të kërkuara