Lajmet

​Pas heqjes së roamingut në Ballkan, pritet reduktimi i tarifave me vendet e BE-së

Gjithçka nisi në verën e vitit të shkuar,

Published

on

Prej më shumë se një viti qytetarët e Ballkanit Perëndimor i përdorin lirshëm celularët e tyre ne të gjithë zonën pa pasur nevojë për të blerë një paketë roaming.

Gjithçka nisi në verën e vitit të shkuar pasi shtetet e rajonit nënshkruan një marrëveshje të posaçme nën koordinimin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për hequr tarifat roaming mes tyre.

Lajmi i mirë është se ky shembull pritet të aplikohet për shtetet e Ballkanit Perëndimor edhe me Bashkimin Evropian ku është planifikuar një reduktim vit pas viti i tarifave roaming.

Kjo u konfirmua sot nga sekretarja e përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu në Berlin pas nënshkrimit të tri marrëveshjeve për lehtësimin e lëvizshmërisë mes shteteve të rajonit.

Bregu tha se është duke u punuar në këtë drejtim dhe pritet që rezultatet të shihen që në Samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në dhjetor të këtij viti në Tiranë.

“Me këtë punë si shtysë dhe inkurajim për të ardhmen, është koha që të ndjekim shembullin e shteteve anëtare që janë bërë pjesë e nismës së korridoreve të gjelbra, në mënyrë që ta bëjmë realitet uljen e tarifave “roaming” ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Jam e sigurt që do të mund të tregojmë rezultate të tjera konkrete në Samitin BE-BP që do të mbahet në Tiranë në dhjetor të këtij viti. Në këto kohë të vështira që po kalojmë, kemi nevojë jo vetëm për këto nisma, por edhe për masa të tjera për të qenë të integruar në fusha si energjia, rezistenca kibernetike, keqinformimi, etj. Si një mekanizëm gjithëpërfshirës rajonal, RCC-ja është e gatshme të kontribuojë për mbarëvajtjen e Procesit të Berlinit, si edhe të Samiteve të ndryshme të këtij Procesi, duke ofruar dhe siguruar një nga aftësitë që mësohet më gjerësisht në çdo vend: bashkëpunimin me njëri-tjetrin”, tha Bregu.

RCC ishte ajo që shtyu para për disa vite me radhë procesin e heqjes së tarifave roaming mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa pritet që reduktimet të nisin që nga vera e vitit të ardhshëm duke ua bërë më të lehtë komunikimin qytetarëve të rajonit.

Lajmet

​Lëndohet rëndë ylli i Real Madridit

Published

on

Eder Militao ka pësuar një dëmtim të rëndë muskulor në këmbën e majtë dhe do të mungojë për disa muaj.

Pas testeve mjekësore, u konfirmua se dëmtimi preku tendinën e pjesës së sipërme të bicepsit femoral, çka e bën rikuperimin edhe më të ngadaltë.

Klubi nuk ka dhënë një datë të saktë kthimi, por zakonisht dëmtime të tilla kërkojnë tre deri në katër muaj rehabilitim.

Mbrojtësi u largua nga fusha në ndeshjen kundër Celta Vigos me fytyrë të shqetësuar, dhe stafi mjekësor e ndihmoi të dilte menjëherë. Problemet e Real Madridit në mbrojtje tani janë edhe më të mëdha, pasi Xabi Alonso ka të dëmtuar edhe Alexander-Arnold, Carvajal, Huijsen, Mendy dhe Alaba.

Për ndeshjen e radhës në La Liga kundër Alavesit, trajneri do ta ketë ekipin edhe më të cunguar. Carreras dhe Fran Garcia janë të pezulluar pas kartonëve të kuq, ndaj të vetmit mbrojtës të gatshëm pritet të jenë Antonio Rudiger dhe Raul Asensio.

Situata e lë Real Madridin në një nga momentet më të vështira të sezonit./S.K/KP/TheAthletic/

Continue Reading

Lajmet

​Vdes ish-futbollisti belg Boeck

Published

on

Glen De Boeck, ish-mbrojtësi i njohur belg dhe kapiten i Anderlechtit, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pasi pësoi një hemorragji të rëndë në tru që e la në koma për tre ditë, dhe pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve, nuk mundi të shpëtonte.

De Boeck u rrëzua në shtëpinë e tij të premten dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Universitar të Antwerpit, ku ndërroi jetë i rrethuar nga familjarët.

Ai lë pas dy vajzat e tij, Bo dhe Caro.

Karriera e De Boeck filloi te FC Boom, për të vazhduar te KV Mechelen dhe më pas te Anderlecht, ku mbajti shiritin e kapitenit dhe fitoi tre tituj të kampionatit. Ai u vlerësua si një nga mbrojtësit më të fortë belgë të brezit të tij dhe luajti 36 ndeshje me ekipin kombëtar të Belgjikës.

Lëndimet e rënda në gju e detyruan të tërhiqej nga futbolli në vitin 2005.

Pas pensionimit, ai u angazhua si trajner, duke punuar në disa klube belgë dhe holandeze. Vdekja e tij vjen pas një viti të vështirë për familjen, pasi edhe babai i tij ndërroi jetë më herët gjatë 2025-ës. Futbolli belg ka humbur një prej figurave të tij më të respektuara./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Rejhan Halili emërohet zëvendëskryetare e komisionit “Gratë në Sport” në ICMG

Published

on

Udhëheqësja për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Rejhan Halili, është emëruar zëvendëskryetare e komisionit “Gratë në Sport” në Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).

Vendimi unanim është marrë në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të ICMG, të mbajtur javën e kaluar në Portimao të Portugalisë.

Përvoja e saj e gjatë dhe ekspertiza si udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në KOK, anëtare e komisionit “ENGSO – Barazia në Sport” dhe shefe e misionit në disa edicione të Lojërave Mesdhetare dhe Lojërave Mesdhetare në Rërë, e bëjnë kontributin e saj në punën e komisionit “Gratë në Sport” jashtëzakonisht të vlefshëm.

Pikërisht mbledhja e radhës e këtij komisioni do të mbahet në Prishtinë, në fillim të vitit të ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Rrahmani: Fitorja ndaj Juventusit shumë e rëndësishme

Published

on

Napoli arriti një fitore të rëndësishme ndaj Juventusit në stadiumin “Maradona”, dhe mbrojtësi Amir Rrahmani e vlerësoi këtë sukses pas ndeshjes.

“Çdo fitore është gjithmonë e rëndësishme. Nuk kemi qenë kurrë në telashe. Ata që luajnë tani po luajnë mirë. Sot luajtëm kundër një ekipi të shkëlqyer që lufton për gjysmën e sipërme të tabelës, kështu që fitorja është edhe më e rëndësishme,” tha Rrahmani.

Ai theksoi se tani vëmendja është te sfida e Ligës së Kampionëve në Lisbonë.

“Tani duhet ta shijojmë këtë fitore, sepse luftuam, por e merituam. Pastaj do të mendojmë për Ligën e Kampionëve, po luajmë jashtë fushe dhe kjo është gjithmonë e vështirë.”, tha ai.

Rrahmani nuk la pa përmendur edhe trajnerin Luciano Spalletti.

“Nuk jemi takuar, por ai është ende një nga trajnerët më të mirë që kam pasur. Të gjithë e dimë se është një njeri i shkëlqyer.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara