Lajmet

​Marshohet në Prishtinë, kërkohet ndërgjegjësim për shëndetin mendor

U kërkua nga institucionet elevante të investojnë në programet dhe burimet e edukimit për shëndetin mendor.

Published

on

Me moton “Bashkë për shëndetin mendor”, është mbajtur marshi i parë ndërgjegjësues për shëndetin mendor në Kosovë, në ditën e parë të Javës së Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor.

Aktivistët e organizatës nga Qendra për Hulumtime Psiko Sociale dhe Mjekësore, para Qeverisë kërkuan që institucionet relevante të investojnë në programet dhe burimet e edukimit për shëndetin mendor, në mënyrë qa kjo gjë të realizohet.

Veronë Përçuku nga kjo organizatë derisa tregon arsyen pse janë mbledhur, tha se shëndetit mendor duhet t’i kushtohet më shumë rendësi.

“Jemi mbledhur e kemi marshuar për të gjithë ata individ që janë duke u ballafaquar me sfida të shëndetit mendor, për të gjithë ata që mund të jenë të privuar nga mundësia për ta kuptuar se janë duke u ballafaquar me sfida të shëndetit mendor, për ata që ende nuk ndihen të gatshëm të kërkojnë ndihmë për shëndetin e tyre mendor, për ata që edhe pse ndihen të gatshëm të kërkojnë ndihmë nuk janë të sigurt se ku ta kërkojnë dhe për të gjithë ata që kur kanë kërkuar ndihmë nuk ju është dhënë dhe për të gjithë ata që kur ju është dhënë ndihma e kërkuar, cilësia e ofruar e ndihmës ka shtuar nevojën për të parashtruar kërkesa të reja për ndihmë”, tha Përçuku.

Përçuku bëri thirrje institucioneve që ta zhvillojnë dhe zbatojnë një strategji gjithëpërfshirëse për parandalim të vetëvrasjes, dhe bëjnë thirrje për ligjësimin e linjës telefonike kombëtare për parandalim të vetëvrasjes.

“Sot, me bindjen se edukimi luan një rol vendimtar në promovimin e ndërgjegjësimit për shëndetin mendor dhe reduktimin e stigmes, ne besojmë se është thelbësore që edukimi i shëndetit mendor të përfshihet në kurrikulat shkollore, mjediset e punës dhe iniciativat për shtrirje në komunitet, si dhe kërkojmë nga qeveria dhe institucionet relevante të investojnë në programet dhe burimet e edukimit për shëndetin mendor, në mënyrë qe kjo gjë të realizohet. Nën deklaratën se vetëvrasja është e parandalueshme, ne u bëjmë thirrje institucioneve që ta zhvillojnë dhe zbatojnë një strategji gjithëpërfshirëse për parandalim te vetëvrasjes, dhe bëjmë thirrje për ligjësimin e linjës telefonike kombëtare për parandalim te vetëvrasjes”, tha mes tjerash ajo.

Elona Bytyqi, studente në vitin e tretë në Fakultetin e Psikologjisë, po ashtu bëri thirrje institucioneve që t’i kushtojnë më shumë rendësi shëndetit mendor.

“Kisha dashtë që institucionet tona shtetërore t’i kushtojnë më shumë rendësi shëndetit mendor aq sa shëndetit fizik”, tha Bytyqi.

Edhe Arlinda Gashi, nga kjo organizatë tha se është e domosdoshme që institucionet përgjegjëse të ofrojnë shërbime për shëndetin mendor.

“Arsyeja që jemi mbledh është se shëndeti mendor nuk është konsideruar deri tash si një domosdoshmëri ose si një pjesë e shëndetit të përgjithshëm. Kjo për shkak se nuk ka shërbime të shëndetit mendor të qasshëm për të gjithë njerëzit. Tashmë vonë janë shtuar psikologët në shkolla, mirëpo ende shume njerëz të cilat janë të c ‘rregulluar me të ndryshme të shëndetit mendor nuk mund të marin ndihmë profesionale që kanë nevojë. Ideja është më ofrua shërbime të shëndetit mendor”, tha Gashi.

Për nder të kësaj jave, nis edhe edicioni i 5-të i festivalit “Terapia e Artit” në Kosovë në Kino Armata, në orën 18:00.

Vendi

Gllogjani nderon dëshmorët në 28-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”

Published

on

By

Me rastin e 24 marsit, qytetarë të shumtë vizituan varrezat e dëshmorëve në Gllogjan për të nderuar 28-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”, duke kujtuar betejën e vitit 1998 mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe, raporton Ekonomia Online.

Në këtë përvjetor, u lartësua sakrifica e dëshmorëve Him Haradinaj, Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetaj, të cilët ranë heroikisht gjatë rrethimit të fshatit.

Qytetari Ragip Gegaj theksoi rëndësinë e këtij vendi duke u shprehur se “kombi nuk ka nevojë me shku në Qabe, sepse Qaben e kanë në Dukagjin e në Drenicë”, duke shtuar se vizita te varret e dëshmorëve është detyrim për të mos harruar ditët më të vështira të Kosovës.

Ndjenja e krenarisë u reflektua edhe nga vizitorë të tjerë, si Gani Çeku nga Irzniqi, i cili u shpreh se homazhet në Prekaz e Gllogjan janë një privilegj për çdo qytetar.

“Këtu ne jemi të privilegjuar sa herë që vijmë këtu dhe bëjmë vizita, homazhe. Vendi i shenjtë, jo vetëm për mua, po për krejt popullin e Kosovës. Prekazi edhe Gllogjani. Unë jam shumë, shumë krenar që vizitoj këto varreza të dëshmorëve”, tha ai.

Ndërsa Shefqet Demhasaj nga Carrabregu nënvizoi se “tërë Kosova ia ka borxh Dukagjinit” për rezistencën e madhe që mundësoi lirinë e popullit.

Pjesë e këtij përvjetori ishin edhe brezat e rinj, si nxënësja Sumeja Lajçi e cila recitoi vargje për dëshmorët, duke dëshmuar se kujtimi për betejën e 24 marsit 1998 mbetet i gjallë dhe i shenjtë për të gjithë shqiptarët. /Ekonomia online/

Continue Reading

Aktualitet

Osmani kujton nisjen e bombardimeve të NATO-s: Aleancat t’i ruajmë sa lirinë

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar përvjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore të Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka vlerësuar lart ndërhyrjen e aleancës që i dha fund shtypjes ndaj popullit të Kosovës.

“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron”, ka shkruar presidentja.

Ajo ka theksuar se aleancat që mbrojnë lirinë duhet të ruhen me të njëjtin përkushtim si vetë liria.

Në kuadër të këtij përvjetori, presidentja Osmani ka shpërndarë edhe fjalimin historik të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, përmes të cilit ai kishte dhënë urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese 78-ditore.

Video:

Continue Reading

lajme

Sot luan Kosova U19: Dardanët e rinj përballen me Armeninë

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e moshave nën 19 vjeç do të zbresë sot në fushë për t’u ballafaquar me përfaqësuesen e Armenisë. Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të UEFA-s për këtë grupmoshë.

Sipas agjendës zyrtare, takimi ndërmjet Armenisë U19 dhe Kosovës U19 do të zhvillohet me fillim nga ora 11:00. Përballja do të luhet në Turqi, konkretisht në kompleksin sportiv “Arslan Zeki Demirci”.

Ky ballafaqim shihet si një mundësi e rëndësishme për dardanët e rinj që të tregojnë formën e tyre në arenën ndërkombëtare dhe të kërkojnë rezultat pozitiv në kuadër të grupit kualifikues.

Lista e 11-shes startuese të Kombëtares së Kosovës U19 kundër Armenisë.

Continue Reading

Lajmet

Kosova në ditën e dytë të përgatitjeve: sot seanca vendimtare para udhëtimit

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës po numëron minutat deri në nisjen e seancës së dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila është planifikuar të fillojë sot në orën 11:00.

Pas grumbullimit të djeshëm ku u vu theksi te motivimi dhe rigjenerimi i lojtarëve, dita e sotme pritet të jetë përcaktuese për skemat taktike që përzgjedhësi Franco Foda do të aplikojë ndaj Sllovakisë.

Në stërvitjen e paradites së sotme, pritet që grupi të jetë i plotë në fushë, përfshirë edhe gjashtë futbollistët që dje punuan vetëm në palestër. Ky është momenti kyç ku stafi teknik do të testojë gjendjen fizike të lojtarëve pas ngarkesave me klubet e tyre, duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për gjysmëfinalen e “play-off”-it për Botërorin 2026.

Edhe pse përballja me Sllovakisë shihet si një pengesë e vështirë, energjia pozitive që ka rrethuar kampin dardan që nga dita e parë jep shpresë për një rezultat historik. Pas përfundimit të stërvitjes së sotme, ekipi do të ketë një pasqyrë më të qartë mbi gjendjen e lojtarëve të lënduar dhe formacionin që do të kërkojë fitoren në Bratislavë të enjten mbrëma.

Continue Reading

Të kërkuara