Lajmet

​Kërkohet debat publik para rrënimit të tërësishëm të objektit të ish-gjykatës në Vushtrri

Published

on

Përkundër që një pjesë e ish-objektit të gjykatës në Vushtrri është rrënuar, opozita dhe shoqëria civile po kërkojnë debat publik për rëndësinë kulturore të tij, para rrënimit të tërësishëm.

Ekskavatorëve të komunës të hënën iu është ndalur puna në gjysmë, përmes një vendimi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, atyre iu është pamundësuar rrënimi i tërësishëm deri në një vendimmarrje tjetër, derisa objekti po ruhet edhe nga forcat e policisë. Ndërkohë, Komuna e Vushtrrisë përmes një komunikate për medie thanë se ky objekt nuk përbën trashëgimi kulturore.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajriz Mustafa ngre dyshime se për rrënimin e këtij objekti fshehet ndonjë prapavijë për ndërtim të lartë në këtë zonë. Ai thotë për KosovaPress se zgjidhja e duhur duhet të jetë diskutimi publik me qytetarët dhe ekspertët për ndërtesën e ish-gjykatës.

“Dje në ditë vikendi kryetari e çon kompaninë këtu dhe dëmton objektin pa i bërë rrethojat rreth objektit, sigurinë rreth objektit rrezikon jetën e qytetarëve. Është një nguti e kryetarit Tahiri që të bëjë rrënimin e këtij objekti sa më shpejt dhe ta bëjë një shesh në pak metra katrorë dhe të ndërtohet, ndoshta prapa këtij sheshi ndërtesë e lartë që e ngulfatur tërësisht sheshin këtu… Objekti nuk ka dalë në diskutim publik dhe nuk është diskutuar me shoqërinë civile se a duhet të merret një vendim për rrënim të objektit, apo duhet që objekti të shfrytëzohet për muze, apo diçka tjetër”, tha Mustafa.

Kundër rrënimit të këtij objekti u shpreh për KosovaPress edhe kryetarja e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal Vushtrri, Drita Dibrani.

“Rrënimi i këtij objekti është i paarsyeshëm, pasi nuk është dalë në dëgjim publik dhe të merret mendimi i qytetarëve. Ndoshta është mundësia për krijimin e një qendre historike, pasi dihet që ky objekt është periudhë e viteve 70-ta dhe mund të hyjë në funksion që të jetë një qendër historike”, tha Dibrani.

Qytetarët kanë mendime të ndryshme rreth kësaj çështjeje. Hysen Alili thotë për KosovaPres se objekti i ish-gjyqit në Vushtrri duhet të rrënohet, pasi nuk përfaqëson asgjë.

“Duhet të rrënohet sa më shpejt. Trashëgimi qe ku e kemi Kalanë, hamamin, kemi shumë. Ministria kurrë nuk investon, ato kanë mbetur në mëshirë vetëm të komunës. Kjo nuk është asgjë, gjykatë. Duhet të rrënohet të bëhet ndonjë shesh, por jo ndërtesa”, tha Alili.

Ndërsa, Afrim Pantina thotë se nëse pretendohet se ky objekt përfaqëson trashëgimi kulturore nuk duhet të rrënohet.

“Nëse pretendohet që është trashëgimi kulturore normalisht duhet të ruhet, ose me shfrytëzuar për diçka tjetër që ka nevojë ky vend”, tha Pantina.

Ndonëse ka banuar afër këtij objekti, Sysamendin Kera thotë se për të njëjtin nuk ka asnjë kujtim.

“Kurrfarë kujtimi s’ka, këtu e kam afër shtëpinë… gjykatë është, kanë për gjithçka, kadastra dhe krejt tjerat kanë qenë aty”, u shpreh Kera.

Ditë më parë MKRS përmes një komunikate për medie kërkoi që deri në finalizimin e procesit të vlerësimit në lidhje me vlerat e trashëgimisë kulturore të ndërtesës mos të ndërmerren hapat drejt shfrytëzimit apo rrënimit të saj.

Ndërsa në reagimin e sotëm, Komuna e Vushtrrisë, ndër të tjera tha se janë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të qytetet, por ish-objekti i gjykatës nuk përbën një të tillë.

Rajoni

Osmani kujton nisjen e bombardimeve të NATO-s: Aleancat t’i ruajmë sa lirinë

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar përvjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore të Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka vlerësuar lart ndërhyrjen e aleancës që i dha fund shtypjes ndaj popullit të Kosovës.

“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron”, ka shkruar presidentja.

Ajo ka theksuar se aleancat që mbrojnë lirinë duhet të ruhen me të njëjtin përkushtim si vetë liria.

Në kuadër të këtij përvjetori, presidentja Osmani ka shpërndarë edhe fjalimin historik të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, përmes të cilit ai kishte dhënë urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese 78-ditore.

Video:

Continue Reading

Sport

Sot luan Kosova U19: Dardanët e rinj përballen me Armeninë

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e moshave nën 19 vjeç do të zbresë sot në fushë për t’u ballafaquar me përfaqësuesen e Armenisë. Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të UEFA-s për këtë grupmoshë.

Sipas agjendës zyrtare, takimi ndërmjet Armenisë U19 dhe Kosovës U19 do të zhvillohet me fillim nga ora 11:00. Përballja do të luhet në Turqi, konkretisht në kompleksin sportiv “Arslan Zeki Demirci”.

Ky ballafaqim shihet si një mundësi e rëndësishme për dardanët e rinj që të tregojnë formën e tyre në arenën ndërkombëtare dhe të kërkojnë rezultat pozitiv në kuadër të grupit kualifikues.

Lista e 11-shes startuese të Kombëtares së Kosovës U19 kundër Armenisë.

Continue Reading

Vendi

Kosova në ditën e dytë të përgatitjeve: sot seanca vendimtare para udhëtimit

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës po numëron minutat deri në nisjen e seancës së dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila është planifikuar të fillojë sot në orën 11:00.

Pas grumbullimit të djeshëm ku u vu theksi te motivimi dhe rigjenerimi i lojtarëve, dita e sotme pritet të jetë përcaktuese për skemat taktike që përzgjedhësi Franco Foda do të aplikojë ndaj Sllovakisë.

Në stërvitjen e paradites së sotme, pritet që grupi të jetë i plotë në fushë, përfshirë edhe gjashtë futbollistët që dje punuan vetëm në palestër. Ky është momenti kyç ku stafi teknik do të testojë gjendjen fizike të lojtarëve pas ngarkesave me klubet e tyre, duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për gjysmëfinalen e “play-off”-it për Botërorin 2026.

Edhe pse përballja me Sllovakisë shihet si një pengesë e vështirë, energjia pozitive që ka rrethuar kampin dardan që nga dita e parë jep shpresë për një rezultat historik. Pas përfundimit të stërvitjes së sotme, ekipi do të ketë një pasqyrë më të qartë mbi gjendjen e lojtarëve të lënduar dhe formacionin që do të kërkojë fitoren në Bratislavë të enjten mbrëma.

Continue Reading

Lajmet

I dyshuari në kërkim për plagosjen me armë zjarri në Prishtinë

Published

on

By

Një person është plagosur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, pas një incidenti me armë zjarri rreth orës 20:45, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës

Me të mbërritur në vendngjarje, ekipet e emergjencës dhe policia gjetën viktimën me lëndime trupore, i cili u dërgua menjëherë për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Ndonëse policia ka arritur të identifikojë personin e dyshuar për këtë sulm, ai ende nuk është rënë në pranga dhe po kërkohet intensivisht nga autoritetet.

Hetuesit kanë nisur punën në terren për të mbledhur dëshmitë dhe provat e nevojshme, ndërkohë që rasti po hetohet në koordinim me prokurorin si lëndim i rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Continue Reading

Të kërkuara