Lajmet
ETEA: Kopjimi në testin e arritshmërisë ishte në përmasa masive, MAShTI të merr masa
Published
4 years agoon
By
Betim GashiOrganizata ETEA ka reaguar lidhur me organizimin e testit të arritshmërisë, përkatësisht shpërputhjet e raportimeve të personave përgjegjës mbi mbarëvajtjen e testit dhe deklaratat e nxënësve mbi nivelin e lartë të kopjimit përgjatë testit.
Më 28 maj në Kosovë u organizua testi i arritshmërisë për rreth 26 mijë nxënës të klasëve të 9-ta në 156 qendra të testimit në të gjithë territorin e Kosovës.
Në komunikimet më të thjeshta të stafit të organizatës ETEA me nxënësit që i janë nënshtruar këtij testi, kuptohet se format e mashtrimit janë evidente dhe kopjimi në këtë test ishte në përmasa masive.
“Janë 2200 administrues dhe 460 komisionerë të angazhuar për mbarëvajtjen e këtij testi, të cilët, sipas deklaratës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit – nuk kanë raportuar asnjë parregullësi. Por krejt tjetër çka, tregojnë fotot e bashkangjitura në këtë reagim. Për më tepër, sipas nxënësve me të cilët stafi i organizatës ETEA ka komunikuar, janë vetë administruesit/et e testit (jo të gjithë) të cilët mundësojnë kopjimin dhe i kontribuojnë kësaj ndërmarrjeje masive për mashtrim. Njëri/a nga nxënësit/et tregon se administruesi/ja ishte në dijeni për ekzistencën e grupeve online për kopjim (shih fotot e bashkangjitura), me ç’rast i udhëzon nxënësit/et që të mos shkruajnë në ato grupe për shkak të identifikimit potencial dhe të dalin nga grupet menjëherë pas përfundimit të testit. Kjo dëshmohet edhe me faktin se nxënësve iu është lejuar mbajtja e telefonave dhe përdorimi i tyre pasi komunikimi mes nxënësve në këto grupe vërehet së është bërë përgjatë kohës së zhvillimit të testit. Gjithsesi, organizata ETEA rezervohet nga qëndrimet përkatëse lidhur me deklaratat e nxënësve për administruesit/et e testit, vetëm se i bëhet thirrje publike Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, përfshirë Drejtorive Komunale të Arsimit, që të zhvillojnë komunikime me nxënësit/et dhe të zbulojnë më shumë informacion. Nuk janë dhe nuk duhet trajtuar vetëm komisionerët dhe administruesit/et e testit si burim informate. Testi i arritshmërisë, i organizuar në këtë mënyrë, në fakt shkakton kundër efekt. Një nxënës/e i/e me nota të mira përgjatë viteve shkollore, në fund përballet me një situatë e cila ia vë në pah jorelevancën e përpjekjes së tij/saj për të nxënit e dijes dhe arritjen e notave të larta. Në ndërkohë që një nxënës/e me nota të dobëta arrin rezultate të mira në testin e arritshmërisë, gjë që e fut në dimensione iluzive duke i krijuar besim të rrejshëm mbi dijet dhe aftësitë e tij/saj. Fundja, sistemi e certifikon me të tilla rezultate”, thuhet në komunikatë.
Fenomeni i kopjimit, sipas kësaj organizate, është rrënjosur në shkollat tona.
“Në raportin hulumtues të organizatës ETEA me titull “Lexueshmëria në shkollat e mesme të ulëta publike të Komunës së Prishtinës”, publikuar në vitin 2019, 78.6% e nxënësve të klasëve të 9-ta vetëdeklarohen se kopjojnë referatet dhe detyrat shkollore. Dhe kjo pashmangshëm se është e nënkuptueshme. Përderisa, nota mesatare e nxënësve kosovarë shpeshherë shkon në 4.5 dhe testet nacionale iu jepin atyre pikët më të larta, testet ndërkombëtare PISA dhe TIMSS pjesën dërrmuese të tyre i nxjerrin analfabetë funksional. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inoavcionit duhet urgjentisht të inicojë politika publike për ta minimizuar skajshmërisht fenomenin e kopjimit në sistemin arsimor paraunversitar të Kosovës dhe të marrë masa rigoroze ndaj të gjithë atyre që në një a tjetër mënyrë e lejojnë apo mundësojnë kulturën mashtruese në mjediset edukativo-arsimore”, thuhet në reagim.
Lajmet
Adresa zyrtare e BQK-së tani është Rruga “Luan Haradinaj”
Published
1 hour agoon
November 17, 2025By
UBTnews
Në rastin e 26 vjetorit të themelimit dhe në nderim të ditëlindjes se heroit Luan Haradinaj, Banka Qendrore e Kosovës ka ndryshuar emrin e adresës postare e që tash do të jetë “Rruga ‘Luan Haradinaj’”.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se ka realizuar ndryshimet ligjore në statutin e saj, ashtu që adresa zyrtare postare e institucionit tashmë është: 𝗥𝗿𝘂𝗴𝗮 “𝗟𝘂𝗮𝗻 𝗛𝗮𝗿𝗮𝗱𝗶𝗻𝗮𝗷”, 𝗡𝗿. 𝟮, 𝟭𝟬𝟬𝟬𝟬 𝗣𝗿𝗶𝘀𝗵𝘁𝗶𝗻𝗲̈, 𝗥𝗲𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗮 𝗲 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀. Ky ndryshim i adresës është në përputhje me adresarin zyrtar të Komunës së Prishtinës, dhe realizohet në shenjë nderimi për Heroin Luan Haradinaj, në ditëlindjen e tij, si dhe me rastin e 26-vjetorit të themelimit të BQK-së. Adresa e re zyrtare do të komunikohet gjithashtu tek të gjitha institucionet ndërkombëtare, partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë. BQK siguron se të gjitha dokumentet dhe dërgesat që vazhdojnë të mbërrijnë në adresën postare të mëparshme në: 𝘙𝘳𝘶𝘨𝘢 “𝘎𝘢𝘳𝘪𝘣𝘢𝘭𝘥𝘪”, 𝘕𝘳. 33, do të mund të pranohen pa pengesë përmes hyrjes anësore të objektit të BQK-së”, tuhet në komunikatën për media të BQK-së./EO
Lajmet
Detaje të reja nga plagosja e ushtarit të FSK-së
Published
1 hour agoon
November 17, 2025By
UBTnews
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për plagosjen e ushtarit 22-vjeçar, të dielën në fshatin Sharban të Prishtinës, ku i dyshuar është një koleg i tij.
Sipas organeve të rendit, rasti kishte ndodhur në një veturën, ku të dyshuarit i kishte shkrepur aksidentalisht arma.
“Viktima m/k është duke u trajtuar në QKUK pasi që, i njëjti derisa ka qenë në një veturë me të dyshuarin m/k, dyshohet se aksidentalisht i ka shkrepur arma të dyshuarit dhe si pasoj, viktima ka pësuar lëndime trupore. Si provë materiale në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma e zjarrit dhe 15 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Ushtari i Kosovës që u qëllua me armë zjarri është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./EO
Lajmet
Osmani nderon me Urdhrin e Lirisë, Harry Bajraktarin, si vlerësim për kontributin e tij për lirinë e Kosovës
Published
2 hours agoon
November 17, 2025By
UBTnews
Presidentja Vjosa Osmani, ka ndarë sot “Urdhrin e Lirisë” për Harry Bajraktari, si vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Në njoftimin e saj, Presidentja Osmani vlerësoi rolin historik të Bajraktarit, duke theksuar se për më shumë se tri dekada ai ka qenë një nga zërat më të fuqishëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ishte nder i veçantë që sot i ndava Urdhrin e Lirisë, z. Harry Bajraktari, si vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës. Për më shumë se tri dekada, z. Bajraktari ka qenë një nga zërat më të fuqishëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qysh në vitet e para, ai ka bashkëpunuar ngushtë me Presidentin historik Ibrahim Rugova, duke e përfaqësuar kauzën e Kosovës para institucioneve amerikane në një periudhë tepër të ndjeshme për vendin tonë”, ka shkruar ajo.
Presidentja shtoi se Bajraktari ishte një mbështetës i palëkundur i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një zë i fuqishëm i komunitetit shqiptaro-amerikan në arenën ndërkombëtare.
“Gjithashtu, ai ka qenë mbështetës i palëkundur i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe ka ngritur zërin e komunitetit shqiptaro-amerikan në arenën ndërkombëtare. Me përkushtim të pandalur, ai ka ndërtuar ura të rëndësishme bashkëpunimi me Shtëpinë e Bardhë, Kongresin amerikan dhe me udhëheqës të tjerë në SHBA, duke mbështetur Kosovën në momentet vendimtare dhe duke qëndruar krah popullit tonë”, ka shkruar ajo./EO
Lajmet
Shtyhet seanca paraprake për Erion Veliajn
Published
2 hours agoon
November 17, 2025By
UBTnews
Seanca paraprake për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë u shty për më 2 dhjetor, ora 09:00. Shkak u bë kërkesa e avokatëve të Veliajt për t’u njohur me aktet e dosjes.
Gjykata ende nuk është shprehur për kërkesën që në qelinë e Veliajt të lejohet përdorimi i një laptopi me qëllim leximin e materialeve hetimore.
Në të njëjtën seancë, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për të pandehurit Ëngjëll Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi dhe Shkëlqim Hoxha, ky i fundit ish-kandidat për kryetar bashkie nga radhët e Partisë Demokratike.
Të pestë akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Pretenca e prokurorisë pritet të jepet më 2 dhjetor, shkruan Euronewsal.
Ndërkohë, biznesmenët Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu kanë kërkuar pushimin e çështjes dhe jo gjykim të shkurtuar. Më herët, edhe biznesmeni Elman Abule ka paraqitur kërkesë për pushimin e çështjes, ose në alternativë, gjykim të shkurtuar./EO
Viber sjell një funksion të ri, a do ta përdorësh?
Nga tërshëra te avokado, super-ushqimet që pastrojnë arteriet
Adresa zyrtare e BQK-së tani është Rruga “Luan Haradinaj”
Detaje të reja nga plagosja e ushtarit të FSK-së
Paris Hilton ndez rrjetin me deklaratën: ‘Jam e vetëkrijuar’
Osmani nderon me Urdhrin e Lirisë, Harry Bajraktarin, si vlerësim për kontributin e tij për lirinë e Kosovës
Çağatay Ulusoy shpallet mashkulli më i pashëm i Turqisë për 2025
Shtyhet seanca paraprake për Erion Veliajn
Franco Foda: Për ne është shumë e rëndësishme që të paraqitemi mirë, këtë lojë do të shohim ta bëjmë për veti
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet4 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
