Lajmet

​Edhe FSK pjesë e ushtrimit “Defender Europe 21”

Published

on

Kosova për herë të parë do të jetë pjesëmarrëse në stërvitjen ushtarake më të madhe në rajon “Defender-Europe 21”.

“DEFENDER-Europe 21” është stërvitje vjetore e përmasave të mëdha ushtarake amerikane në Evropë dhe Afrikë, i përbashkët, shumëkombësh, i dizajnuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin ndërmjet ushtrisë amerikane, NATO-s dhe partnerëve tjerë.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes, ushtarët e FSK-së radhiten përkrah ushtrive të shteteve anëtare të NATO-s nën udhëheqjen e partnerit strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kosova do të jetë gjithashtu në mesin e 16 vendeve pritëse, me ç‘rast trupat e ushtrive të shteteve anëtare të NATOS do të zbarkojnë në Kosovë; në mesin e tyre ushtarakë të ushtrisë Amerikane, pjesëtar të forcave nga Komanda Evropiane e SHBA si dhe Komanda Supreme Operacionale e NATO-s.

Komanda e Lartë (HICON) dhe Audienca Sekondare do të jenë të vendosur në Aeroportin e Gjakovës, kurse Ushtrimi Fushor do të realizohet në Zonën e Trajnimit në “Baba i Bokës” në komunën e Gjakovës.

Validimin e kapaciteteve të këmbësorisë do t’a bëjë ekipi vlerësues i KDS në bashkëpunim me ekipin ushtarak amerikan të Brigadës të Ndihmës së Forcave të Sigurisë (Security Force Assistance Brigade- SFAB).

Pjesa kryesore e ushtrimit do të realizohet nga data 17 deri 29 maj 2021.

Për detajet e pjesëmarrjes së Kosovës në këtë ngjarje, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama do të mbajë konferencë për media, me datë 6 maj 2021, duke filluar nga ora 14:30.

Lajmet

Kundërshtohet shtrenjtimi i rrymës, Dhoma e Tregtisë: Rrezikohen vendet e punës

Published

on

By

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë i ka bërë thirrje ZRRE-së që të mos shtrenjtojë energjinë, meqë pasojat do të jenë të mëdha.

Në ditën kur Zyra e Rregullatorit të Energjisë mori vendim për shtrenjtim të çmimit të energjisë, drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike në këtë kohë rrezikon vendet e punës.

Nga fillimi kemi qenë kundër, biznesi dhe qytetarët nuk duhet të paguajnë dështimin. Kemi gati se çdo ditë njoftime nga KESCO se po rritet kërkesa për import të energjisë elektrike. Për katër vjet institucionet kanë dështuar të sjellin investime të jashtme“, deklaroi ai.

Continue Reading

Lajmet

Policia bllokon hyrjen e ZRRE-së

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bllokuar hyrjen e objektit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

ZRRE të premten ka mbajtur mbledhje, ku u mor vendimi për shtrenjtimin e rrymës.

Bordi ka miratuar propozimet për aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale. Raportet në fjalë janë miratuar më shumicë të votave, por nuk është treguar se sa do të rritet çmimi i energjisë elektrike.

Continue Reading

Lajmet

OBSH kërkon më shumë angazhim në luftën kundër fruthit

Published

on

By

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje për përpjekje më të mëdha në luftën kundër fruthit, i cili është përhapur në 58 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara ku kanë vdekur dy fëmijë.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara, me seli në Gjenevë, theksoi se vaksina kundër fruthit është e sigurt dhe efektive.

Dua t’iu rikujtoj njerëzve se fruthi është një nga viruset më ngjitëse”, tha Kate O’Brien, drejtoreshë e departamentit të vaksinave në OBSH.

Gjatë konferencës për media, ajo shmangu kritikat ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, dhe sekretarit amerikan të Shëndetësisë, Robert Kennedy Jr., i cili njihet si skeptik i vaksinave.

Kennedy është akuzuar se nuk po bën mjaftueshëm për të luftuar shpërthimin vdekjeprurës të fruthit, që ka epiqendrën në Teksas, ku janë regjistruar qindra raste. Ai vetëm së voni ka pranuar efektivitetin e vaksinës kundër fruthit.

SHBA-ja është duke punuar për ta vënë nën kontroll dhe për ta ndalur këtë shpërthim”, tha O’Brien.

Megjithatë, ajo shtoi se “për secilin shtet, për aq kohë që një shpërthim vazhdon, nuk mund të bëhet mjaftueshëm. Mund të themi se po bëhet mjaftueshëm vetëm kur shpërthimi të ketë përfunduar”, theksoi O’Brien.

Ajo tha se sëmundja po përhapet për shkak të rënies së nivelit të vaksinimit, kjo pjesërisht si pasojë e pengesave të shkaktuara nga shpërthimi i pandemisë COVID-19.

Vaksina kundër fruthit është një vaksinë jashtëzakonisht e sigurt dhe jashtëzakonisht efektive”, tha O’Brien./REL/

Continue Reading

Lajmet

ZRRE-ja pritet të vendos sot për rritjen e çmimit të energjisë

Published

on

By

Zyra e Rregullatorit të Energjisë filloi mbledhjen, në të cilën pritet të merret vendimi për shtrenjtimin e rrymës për 15 për qind.

Rregullatori i energjisë propozoi muajin e kaluar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind, duke argumentuar se rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.

Kërkesa për shtrenjtimin e rrymës u kundërshtua nga Presidenca dhe nga qytetarë që protestuan të javën e kaluar.

Qeveria në detyrë i ka bërë thirrje ZRRE-së ta mos e shtrenjtojë çmimin e rrymës për konsumatorët që shpenzojmë më pak se 800 kilovat në muaj.

Çmimi i tanishëm i rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë gjatë ditës brenda një muaji, është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.

Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë.

Nëse bordi i ZRRE-së merr vendim për rritjen e çmimit të rrymës, atëherë tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 maj.

ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo vit më 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.

Javë më parë, tri kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë i kërkuan rregullatorit të energjisë rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.

Continue Reading

Të kërkuara