Lajmet

Gastronomët kërkojnë lirim të tërësishëm të masave

Published

on

Lirim të tërësishëm të masave, respektivisht fillimin e punës së sallave të dasmave dhe diskotekave gjatë sezonit të verës po kërkon Shoqata e Gastronomëve nga Qeveria.

Veton Zuka, anëtar i Bordit të Shoqatës së Gastronomëve, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se ekzekutivi duhet të reflektojë në këtë aspekt, duke theksuar se edhe njëherë u dëshmua që nuk ishin vatër e shpërndarjes së virusit.

“Po shpresojmë tash me u hap, numrat veç po shihen që kanë rënë, edhe njëherë po vërtetohet që nuk është vatër e shpërndarjes gastronomia, sepse tash na jemi duke punuar deri në ora 10:00, dhe numri është shumë i vogël e që është një lajm shumë i mirë, mirëpo duhet potencuar që nuk është vatër e shpërndarjes, dhe realisht tash presim prej Qeverisë me reflektuar në këtë drejtim dhe me bë hapje totale, me respektim të masave. Po na jemi duke hyrë në sezone të verës, dhe ajo vjen edhe me ardhjen e mërgatës dhe dihet ndihma  dhe ndikimi i tyre për Kosovën. Kështu që na presim një reflektim prej Qeverisë dhe me pa realitetin, dhe kërkesën tonë që duhet me shfrytëzuar mërgatën tonë për të mirë në aspektin ekonomik, dhe nuk ka logjikë me u mbyll ma”, deklaroi Zuka.

Ai tutje thotë që ndihma e dhënë nga ana e Qeverisë nuk përkon me dëmet ekonomike që ka pasur ky sektor, ku as orët e humbura të punës nuk u janë kompensuar.

“Sa i përket dëmeve edhe ndihmave, nuk përkojnë me njëra-tjetrën në asnjë moment siç nuk kanë përkuar as vitin e kaluar dhe as këtë vit. Përpos që kanë qenë gjysmake, pak e hiç na nuk kemi subvencionim as për orët e humbura që i kemi, p.sh që punojmë deri në 10:00, ose deri në 09:0 do të thotë nuk janë marrë parasysh në asnjë moment e mos të flasim për mbyllje totale të përgjithshme që ka qenë. Kështu që sa i përket asaj normal që nuk jemi të kënaqur, por edhe nuk përket me ndihma reale që është dashur me i dhënë për biznese e sidomos për gastronominë, e sidomos për diskotekat dhe sallat e dasmave që nuk kanë punuar në asnjë moment dhe asnjë ditë”, deklaroi ai.

Zuka njoftoi se ka nisur aplikimi për subvencione që do të mbulohen nga Qeveria, duke shtuar se interesimi është shumë i madh.

“Tash nuk mundemi me ditë me numra, se bizneset veçse janë duke u aplikuar dhe tash është hap edhe programi nga ministria e Financave, kështu që mund të aplikojë çdo biznes që i plotëson kushtet edhe normal që i jep të dhënat që i ka. Për bazë nëse nuk gaboj Qeveria e ka marrë muajin shkurt të lajmërimit të punëtorëve që i ka pas, pasi punëtorët lëvizin, kështu që bizneset veçse janë duke aplikuar, kështu që kjo është realiteti për momentin, po shpresojmë me u alokuar mjetet sa më shpejtë në mënyrë që me i marrë bizneset”, theksoi tutje Zuka.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara