Lajmet

Sahatqija: Po presim programin qeverisës, LDK do ta rikthejë votën

Published

on

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin ende nuk e ka bërë të ditur programin qeverisës përçka po kritikohet edhe nga opozita. Pa u kritikuar nuk kaloi as paraqitja e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla.

Kritika adreson edhe anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherit edhe ish-konsulle në New York, Teuta Sahatqija. Sahatqija në një intervistë për KosovaPress tha se marrëveshja e Washingtonit më 4 shtator të vitit të kaluar riaktualizoi Kosovën në skenën botërore.

Ndërkaq ajo u shpreh se qeveria Kurti duhet të synojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Interpol, UNESCO dhe anëtarësime tjera.

Sa i përket programit qeverisës të Qeverisë Kurti II, Sahatqija thotë se LDK është në pritje dhe më pas do të fillojnë të tregojnë opozitarizmin. Ajo gjatë intervistës foli edhe për rikthimin e LDK-së në zgjedhjet lokale.

“LDK ka pas prononcim përmes kryetarit të saj Lumir Abvdixhiku i cili në prononcimin e tij ka thënë se kjo qeveri ende nuk ka filluar të funksionoj dhe gati një muaj që ka kaluar dhe ne ende nuk kemi program qeverisës dhe nuk kemi prononcim prej kryeministrit për asnjërën prej çështjeve dhe mendoj që kjo nisje me kaq neglizhencë është një tregues i mirë i qeverisjes. Por sa i përket kësaj, ne si parti, LDK është në pritje, do t’i japim më shumë kohë qeverisë që të fillojë të tregoj dhe opozitarizimin tonë atëherë do ta fuqizojmë edhe më tepër”, tha Sahatqija në një intervistë dhënë për KosovaPress.

Një “këshillë” tjetër e saj ishte edhe se në Këshill të Sigurimit, Kosova të mos përfaqësohet nga ministra të Jashtëm.

“Kosova diskutohet krahas me krizat ndërkombëtare të nivelit më të lartë dhe Rusia e shfrytëzon rastin që Kosovës t’i mvesh krimin, korrupsionin, islamizmin, dhunën ndaj minoriteteve dhe çka tjetër mos. Gjithashtu edhe Serbia është duke e përdorur këtë Këshill të Sigurimit si një platformë për urrejtje, për ngrite nacionalizmit. Ajo çka dalloi kësaj here është se ministrja e Punëve të Jashtme Gërvalla në fakt në vend se ta mbroj Kosovën dhe të jetë zëri i Kosovës ajo në disa pika ishte në akordancë të plotë me diskursin e Rusisë, ajo e quajti Kosovën si vend të krimit të organizuar dhe korrupsionit, pastaj tentoi të vendos një lidhje emocionale me Serbinë duke akuzuar Gjermaninë e cila në luftën e dytë botërore e ka bombarduar Serbinë. Mendoj që këto dyja dhe disa çështje tjera, disa mosreagime të ministres në keqpërdorimin e kësaj platforme ishin çështje që e dalluan këtë paraqitje të Kosovës prej paraqitjeve të tjera”, tha ajo.

Mirëpo ajo tha se Gërvalla bëri mirë që foli për dhunën gjatë luftës dhe për babanë e saj. Sahatqija sugjeron që në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, Kosova duhet ta dërgoj zyrtarin më të ulët për të përçuar mesazh se këto seanca nuk i duhen Kosovës dhe nuk e pasqyrojnë atë.

Gjatë intervistës dhënë për KosovaPress, Sahatiqija derisa tha se marrëveshja e Washingtonit e riaktuailizoi Kosovën në skenën botërore, theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria e Kosovës të kenë planin e gatshme për të synuar anëtarësimet.

“Marrëveshja e Washingtonit ishte marrëveshja që e riaktualizoi Kosovën në skenën botërore. Përkundrazi për disa vite më herët Kosova ka pas rënë në listën e prioriteteve botërore dhe mendoj që kjo marrëveshje e Washingtonit dhe administrata e Trump e tollovitën, ngritën këtë amullinë dhe ngritën Kosovën në prioritetet. Dhe shtatori nuk duhet të na presin që t’ia fillojmë por duhet që deri në shtator Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria e Kosovës të kenë planin e gatshëm për të synuar anëtarësimet dhe të kenë votat e nevojshme për të realizuar këtë”, tha ajo për KosovaPress.

Sahtqija foli edhe për ndryshimet në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ku është shprehur se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka marrë përgjegjësi që ta rikthejë LDK-në aty ku e ka vendin.

“Kryesia, kryetari i ri e ka marrë një votë të madhe prej anëtarësisë duke i dhënë atij privilegjin e të qenit kryetar dhe njëkohësisht edhe një përgjegjësi të madhe të rikthimit të LDK-së aty ku e ka vendin, në krye të votave që të jetë një parti. Që të rikthehet njësi një parti më e fuqishme në Kosovë. Kryetari Abdixhiku e ka marrë me shumë seriozitet, kryesia që tash e kemi është një kryesi ku ka një prurje të madhe të të rinjve ka atë që jam shumë krenare, 10 gra janë në kryesinë e re dhe janë njerëz shumë energjik e që e përcjellin e energjinë që e ka sjellë kryetari Abdixhiku dhe mendoj që këto që i nismë janë vetëm fillimi i një reforme gjithëpërfshirëse. Ne kemi nisur me procesin e anëtarësimit të formimit të databazës së anëtarëve të LDK-së, të shtrirjes së reformave prej qendrës dhe nëpër degë të tjera dhe për përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe për zgjedhjet e ardhshme të LDK-së që do të vijnë pas dy vitesh”, tha ajo.

Ajo beson që në zgjedhjet lokale do ta rikthejnë votën e LDK-së.

“LDK në Gjakovë ka pas mbi 60 përqind të votuesit por duhet ta kemi parasysh edhe ndryshimin e skemës së brendshme politike në Kosovë, zhvillimeve të ndryshme, arritjen e pavarësisë dhe të tjera. E gjithë kjo në fakt është përkthyer në votë dhe është përkthyer në kërkesë, mesazh të votuesit të LDK për reformë dhe ne dëgjuam votuesin tonë dhe vet zgjedhja e kryetarit me një numër kaq të madh tregoi atë përshtatjen me kërkesën të cilinë votuesi e LDK-së e bëri. Ajo çka u bë në qendër ajo do të vazhdoj edhe në secilën degë që përmes së mesazhit që votuesi na dha, përmes rifreskimit të degëve, përmes futjeve të metodave dhe politikave moderne për afrimin e të rinjve mendoj që LDK do të ketë sukses. Zgjedhjet lokale në vjeshtën e sivjetme do të jenë edhe një letër lakmusi, një indikator se si do të përkthehet kjo reformë në zgjedhjet lokale. Unë fuqishme besoj që zgjedhjet lokale nuk do të jenë ashtu siç ishin zgjedhjet parlamentare që LDK do të rikthejë votën dhe e gjithë punën që kemi duke e bërë në qendër dhe degë do të përkthehet në një votë më të madhe për LDK-në”, tha ajo.

Ajo tregoi edhe si do të veprohet me kandidatët për kryetarë të komunave nga kjo parti.

“Pas analizave që do ta bëjnë grupet e përcaktuara do ta kemi një pasqyrë më të qartë, por gjatë diskutimeve në kryesi e kemi lënë të hapur që personat që sjellin vota dhe që janë më të pranuar nga elektorati jonë dhe nga qytetarët dhe këto zgjedhje do të jen ë zgjedhje me një mendje më të hapur dhe besoj që do të rezultojnë me ngritje të votës për LDK-në. LDK do të punojë në secilën komunë për të fituar ndërsa vetë qytetari do të jetë ai që do të tregoj se në cilat komuna do të fitoj LDK”, tha ajo. 

Lajmet

Nagavci kërkon mbikëqyrje të shtuar të çmimeve

Published

on

By

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje Qeverisë që të nisë menjëherë mbikëqyrjen e shtuar të tregut për të parandaluar shtrenjtimet abuzive të produkteve bazë gjatë muajve në vijim.

Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, Nagavci bëri të ditur se puna për funksionalizimin e Ligjit për çmime tavan ka filluar dhe se institucionet duhet të jenë të gatshme të veprojnë me kohë ndaj çdo shkeljeje nga tregtarët.

“Ligji për çmime tavan është miratuar, puna për funksionalizimin e tij ka filluar. Mbikëqyrja e tregut tash duhet të forcohet menjëherë në mënyrë që institucionet të mund të veprojnë me kohë kur paraqiten shkelje ose kushte për masa të përkohshme. Me Ligjin kemi krijuar edhe mundësinë që në rast të destabilizimit të tregut, të ndërhyhet për mbrojtjen e qytetarëve nga shtrenjtimet abuzive të produkteve themelore nga buka, mielli, vaji, qumështi, vezët, mishi, pemët e perimet deri te ushqimet për fëmijë, produktet e higjienës personale dhe lëndët me burim nga druri për ngrohje”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo theksoi se rritja e të ardhurave të qytetarëve duhet të mbrohet përmes kontrollit të marzhave tregtare nga importi deri te shitja me pakicë, si dhe duke hetuar dyshimet për marrëveshje të fshehta mes tregtarëve që dëmtojnë konkurrencën.

Duke folur për ndikimin e konflikteve globale në ekonominë e vendit, Nagavci vlerësoi se krizat ndërkombëtare po rëndojnë koston e jetesës, por shtoi se ato nuk guxojnë të keqpërdoren nga tregtarët.

“Krizat ndërkombëtare ndikojnë edhe në ekonominë tonë, madje shumë, por ato nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim. Duhet të dihet cilat çmime rriten për shkak të kostos së furnizimit dhe cilat çmime rriten në mënyrë abuzive. Shtrenjtimi i jetesës i prek të gjithë, por jo të gjitha familjet i rëndon njësoj”, përfundoi ajo. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për trafikim me njerëz në Gjakovë

Published

on

Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur fajtor të pandehurin me inicialet A.P. për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, duke e dënuar me gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi është shpallur nga gjyqtari Samedin Cena, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.

Sipas aktakuzës, A.P. dyshohet se nga marsi i vitit 2021 deri më 30 janar 2024, në Gjakovë dhe në disa qytete të tjera, ka trafikuar një grua me inicialet A.V. nga Prishtina, përmes kanosjes, përdorimit të forcës, punës së detyruar dhe formave të tjera të kontrollit e dhunës fizike dhe psikike.

Sipas përshkrimit të rastit, i pandehuri fillimisht kishte krijuar kontakt me të dëmtuarën përmes rrjeteve sociale dhe më pas e kishte punësuar në lokalet e tij në Deçan, Gjakovë, Pejë dhe Klinë.

Gjatë kësaj periudhe, e dëmtuara dyshohet se ishte detyruar të punonte kundër vullnetit të saj, ndërsa të ardhurat nga puna i merrte i pandehuri. Po ashtu, sipas aktakuzës, ajo ishte detyruar të mbulonte edhe obligimet financiare të tij, përfshirë qiranë e lokaleve, pagat e punëtorëve dhe këstet e kredive.

Dënimi me gjobë prej 3 mijë eurosh do të ekzekutohet 30 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga pranimi i vendimit në formë të shkruar.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nën masa të larta sigurie, nis gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i akuzuar për kanosje ndaj saj.

Seanca, e caktuar për orën 11:00, po zhvillohet pa praninë e publikut, bazuar në vendimin e gjykatës të datës 10 nëntor 2026.

Mediumi Arbresh.info ka publikuar pamje të momentit kur Njësia Speciale Intervenuese e ka sjellë Sylajn në gjykatë, nën masa të larta sigurie.

Sylaj akuzohet për kanosje ndaj Arlinda Zekajt, e cila tashmë ka ndërruar jetë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ligji për Specialen futet në rend dite me 79 vota për

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot futjen në rend të ditës të Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, si pikë e fundit e seancës së sotme plenare. Nga 84 deputetë të pranishëm në sallë, 79 votuan pro këtij propozimi.

Kërkesa erdhi përmes një mocioni procedural nga ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e cila bëri të ditur se pavarësisht mospajtimeve procedurale, PDK-ja ka arritur pajtim me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket përmbajtjes së ndryshimeve ligjore.

“Na janë dhënë disa këshilla dhe rekomandime, të cilat ne besojmë që ligjin do ta bëjnë edhe më të fuqishëm e të qëndrueshëm juridikisht”, deklaroi Çitaku para deputetëve. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara