Lajmet

​Deputeti ukrainas: Jam i bindur që njohja e pavarësisë së Kosovës do të ndodhë shpejt

Ai tha se Kosova duhet të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës si dhe e Bashkimit Evropian.

Published

on

Deputeti i Ukrainës në Asamblenë e Këshillit të Evropës, Oleksi Goncharenko orët që Ukraina të njoh së shpejti pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, është në interesin e të gjitha vendeve, edhe të Serbisë, që ta pranojnë Kosovën si shtet i pavarur.

Në KiE ku u diskutua për tensionet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë, ai tha se Kosova duhet të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës si dhe e Bashkimit Evropian.

“Së pari dua t’u drejtohem të gjithë kolegëve, atyre vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë. Ukraina, vendi im është njëri prej tyre, unë dërgova projektligjin në Parlamentin ukrainas për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe jam i sigurt se kjo do të ndodhë shumë shpejt sepse ky është realiteti dhe ne duhet t’i emërtojmë gjërat si janë. Ky është një shtet i pavarur, tashmë ka ndodhur. Dhe është në interesin e të gjithëve në këtë kontinent për të pranuar realitetin dhe për të ecur përpara, dhe unë dua t’u drejtohem serbëve tani, dhe Serbisë, dhe të them se është në interesin më të mirë të Serbisë ta bëjë këtë”, tha ai.

Ai tha Serbia nuk duhet të përpiqet të kthejë prapa diçka që e ka humbur.

“Gjermania pas luftës së pare botërore ishte plot me përçarje, ata pranuan katastrofën e luftës së dytë botërore, pas luftës së dytë botërore Gjermania e pranoi realitetin… dhe u bë një vend i begatë, i mrekullueshëm me gjermanë të lumtur në shtetet e tjera dhe gjermanët e lumtur brenda vetë Gjermanisë. Serbia duhet të veprojë absolutisht të njëjtën mënyrë për të ndërtuar një vend normal, për të shkuar drejt Evropës, për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, dhe të mos përpiqen të marrin mbrapsht diçka që mendojnë se e kanë humbur, edhe nëse madje mendojnë se e kanë humbur, e kanë humbur përgjithmonë. Dhe tani është koha vetëm për ta pranuar këtë, dhe për të ecur përpara dhe për të mos u dhënë mundësi vendeve si Rusia, si ariu rus, ndonjë tigër tjetër apo dikush tjetër që të përdorin këtë ndarje brenda Evropës, duke u përpjekur të bëjnë thirrje duke u përpjekur të shkaktojnë gjakderdhje, duke u përpjekur për t’i bërë probleme botës së lirë”, shtoi ai.

Aktualitet

Reagon Lëvizja Vetëvendosje: Aktgjykimi i Kushtetueses, arbitrar që cenon demokracinë

Published

on

Pas publikimit të plotë të aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar, duke e cilësuar vendimin si një tejkalim të hapur të juridiksionit dhe si krijim të një rregulli të ri që cenon parimet demokratike dhe përfaqësimin politik.

“Pas 10 ditësh Gjykata pranoi që përmes Aktgjykimit të publikuar ka shkruar rregull të ri. Tejkalimi i juridiksionit nuk justifikohet me asgjë. Ditët vonesë për publikimin e vendimit njoftojnë pamundësinë për ta justifikuar vendimin arbitrar që cënon demokracinë. Kufijtë e ngushtë të arsyetimit sot janë rrjedhojë e gjerësisë së tejkalimeve që ia ka lejuar vetes Gjykata”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes në Facebook.

Më tej thuhet se se votimi i fshehtë nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, zhurma opozitare u rrëzua përsëri, por paragjykimi i Gjykatës për mungesën e konsensuesit politik sa kohë që nuk është hedhur asnjëherë në votim është ecje në rrugën e subjekteve bllokuese.

Sipas Vetëvendosjes, analogjia që përdor Gjykata nuk ka ku të qendrojë.

“Kushtetuta ndryshe nga zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit, për zgjedhjen e Presidentit i përcakton qartë raundet e votimit edhe pasojat juridike të moszgjedhjes brenda një afati. Në arsyetimin e Gjykatës dallohet se nuk ka asgjë tjetër përpos frazave të përdorura nga PDK mbi analogjinë. Në bazë të tezës së analogjisë me zgjedhjet e institucioneve të tjera, duket se Gjykata po përgatit terrenin për dhënien e së drejtës së propozimit ndonjë partie tjetër pas 30 ditëve nëse dështon partia e parë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Këtë po e kërkojnë dhe thonë eksponentët opozitarë, madje edhe në komentet dërguar kushtetueses”, thuhet më tej në reagim.

VV vlerëson se si rrallë herë, Gjykata Kushtetuese nuk iu referua asnjë kushtetute evropiane dhe botërore, as nuk kërkoi mendime të gjykatave kushtetuese homologe për krahasueshmëri rastesh.

“Një rast pra si asnjë rast tjetër”, thuhet në reagim.

Deputetët e shpërfillën një aktgjykim të mëhershëm të Kushtetueses të 26 qershorit, e cila pati kërkuar konstituimin e legjislaturës së nëntë brenda 30 ditësh. Por, gjykata nuk pati treguar se cilat do të jenë pasojat e mos zbatimit të këtij aktgjykimi.

Kosova është futur në krizë politike dhe procesi ka ngecur te votimi për kryetar të kuvendit, pozitë për të cilën Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar Albulena Haxhiun por, ajo nuk ka marrë 61 votat e nevojshme.

Continue Reading

Aktualitet

8 vjet nga suksesi historik i Kombëtares së Kosovës në basketboll

Published

on

Janë bërë 8 vite që kur Kosova kishte arritur një sukses të jashtëzakonshëm në basketboll. Më 19 gusht 2017 basketbollistët e Kosovës me fitoren 75:69 ndaj Estonisë kaluan me sukses fazën e parakualifikimeve për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Dardanët në parakualifikime ishin në grup me Estoninë dhe Maqedoninë, duke u renditur e dyta, pas Estonisë dhe para Maqedonisë.

Kjo shënoi një sukses i madh, pasi që ishte hera e parë që merrte pjesë në parakualifikimet për Kupën e Botës dhe siguroi kualifikimet e fazës tjetër, ku garonin 32 shtete.

Kosova ishte pranuar vetëm dy vite më parë në FIBA (viti 2015), megjithatë, basketbollistët e Kosovës me një angazhim të madh zhvilluan lojëra të bukura dhe arritën rezultate shumë pozitive.

Ndeshja e fundit në parakualifikime ndaj Estonisë ishte me shumë emocione dhe dramë, ku përballja e zhvilluar në Prishtinë në një atmosferë të jashtëzakonshme përfundoi me fitoren e Dardanëve, që ishin duke humbur në pjesën e parë, por u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë për të triumfuar dhe kualifikuar tutje.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Në Kosovë sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira me mundësi të reshjeve lokale të shiut.

Sipas Instiutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 15 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale nga 26 deri në 30 gradë Celcius.

Era do të fryjë me shpejtësi prej 13-38 km/h.

Continue Reading

Bota

Dronët rus godasin Kharkivin, 4 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Published

on

Katër persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën nga sulmet ruse me dron në qytetin lindor të Ukrainës, në Kharkiv edhe pas takimit Trump-Putin.

Sulmi vjen disa orë para takimit të paralajmëruar mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe presidentit Ukrainas Volodymir Zelenksy në Uashington.

Edhe më herët Kharkiv ishte goditur me raketa balistike duke lënë të plagosur 11 persona.

Continue Reading

Të kërkuara