Aktualitet

​Borrell: Të kundërshtojmë propagandën ruse për eksportet e grurit në Ukrainë

Para luftës Ukraina ishte një nga prodhuesit më të rëndësishëm të grurit në botë.

Published

on

Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të kundërshtojë propagandën ruse lidhur me eksportet e grurit në Ukrainë dhe sanksionet e BE-së, deklaroi në Nju Jork kryediplomati Josep Borrell.

Javët e fundit, presidenti rus, Vladimir Putin ka kritikuar një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për të lehtësuar eksportet e grurit të Ukrainës nëpërmjet Detit të Zi, duke pretenduar se eksportet nuk kishin arritur në vendet në nevojë.

Shikoni statistikat, dy të tretat e eksporteve ukrainase kanë shkuar në Afrikë, në Lindjen e Mesme dhe Azi”, tha Borrell, duke shtuar se përpjekjet e OKB-së dhe BE-së për të rifilluar eksportet e grurit në Ukrainë kanë ulur tashmë çmimet e ushqimit në mbarë botën.

Putin ka pohuar gjithashtu se sanksionet e BE-së u mohojnë vendeve të tjera qasjen ndaj plehrave kimike ruse, ndërsa lejojnë bllokun të vazhdojë të importojë produktet.

Sanksionet tona shënjestrojnë ekonominë ruse, dhe jo ushqimin apo bujqësinë. Ne duhet të vazhdojmë të zmbrapsim propagandën ruse dhe narrativën e saj mashtruese”, theksoi Borrell.

Borrell u rekomandoi kompanive private të shmangnin blerjen e plehrave kimike të Rusisë jo për shkak të sanksioneve të BE-së, por për shkak të pasigurive të të bërit biznes me një regjim që po vret dhe rrëmben civilë në një vend fqinj.

Rreth 14 milionë tonë grurë janë eksportuar nga Ukraina në javët e fundit”, raportoi një zyrtar i BE-së të martën në Bruksel. Nga kjo, 61% e mallrave u transportuan me rrugë tokësore, 39% e mbetur nëpërmjet Detit të Zi.

Në maj, Komisioni Evropian vlerësoi se 20 milionë tonë grurë ishin bllokuar në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë.

Para luftës Ukraina ishte një nga prodhuesit më të rëndësishëm të grurit në botë./ATSH

Rajoni

UBT sjell programin e mençur për sigurinë kibernetike në Konferencën më të madhe të IEEE-së për Teknologji dhe Siguri – “Smart Security for Smart Cities”

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, prezantoi në Romë rezultatet e punës shkencore dhe inovative të ekipit të UBT-së dhe Universitetit të Sofjes për zhvillimin e programit të mençur për sigurinë kibernetike, i cili po implementohet tashmë në qytetin e mençur të UBT-së. Ky prezantim rriti interesimin e pjesëmarrësve, të cilët shtruan pyetje dhe shprehën kërkesën për implementimin e këtij modeli edhe në vende dhe sisteme të tjera në botë.

Gjatë Konferencës më të madhe të IEEE-së për Teknologji dhe Siguri, Rektori Hajrizi prezantoi temën “Advanced Techniques for Reconnaissance and Enumeration in Internal Network Security Assessments”, duke përfshirë rezultatet e punimeve shkencore të realizuara nga ai dhe kolegët nga UBT dhe Universiteti i Sofjes për Teknologji, në kuadër të programit për avancime shkencore.

Në kuadër të konferencës dhe panairit të teknologjisë, Rektori pati mundësinë të takojë përfaqësues dhe ekspertë nga ushtritë pjesë e Aleancës së NATO-s, ushtria italiane dhe amerikane, universitete të ndryshme nga e gjithë bota, si dhe përfaqësues të kompanive kryesore të sektorit teknologjik. Ai gjithashtu takoi Prof. DePonte, udhëheqësin e konferencës, me të cilin ranë dakord për nismat dhe marrëveshjet e bashkëpunimit në fusha specifike.

Rektori Hajrizi prezantoi punën e bërë në UBT në fushat e shkencës dhe teknologjisë që lidhen me sektorin e mbrojtjes, sigurisë dhe menaxhimit të infrastrukturës kritike dhe të qëndrueshme, duke vënë theks të veçantë në sigurinë kibernetike, robotikë, teknologjinë e droneve, 5G, Internet of Things, Digital Twins dhe Inteligjencën Artificiale. Ai prezantoi gjithashtu një sërë projektesh të financuara nga UBT dhe Bashkimi Evropian, të cilat kanë rezultuar me produkte dhe aplikacione inovative.

IEEE është një nga organizatat më prestigjioze në botë, dhe punimet e saj vlerësohen jashtëzakonisht shumë ndërkombëtarisht. Prof. Dr. Edmond Hajrizi është anëtar i rregullt i IEEE-së dhe kontribuon prej vitesh me punime dhe organizimin e eventeve të saj. UBT ka një kontribut të spikatur në kuadër të konferencave të IEEE-së.

Continue Reading

Vendi

Exit Polli e nxjerrë fitues Përparim Ramën në Prishtinë

Published

on

Përparim Rama nga LDK ka dalë i pari në sondazhet e televizionit Dukagjini.

Sipas këtij exit pollit të UBO-Consulting, rezulton që Rama merr 54.1 për qind, ndërsa kundër kandidati i tij, Hajrulla Çeku 45.9 për qind.

Ndërsa sipas exit pollit të Klan Kosovës, përparim Rama ka 53.62 për qind, ndërsa Hjarulla Çeku 46.38 për qind.

Continue Reading

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Aktualitet

Fundjavë me shi dhe rënie të temperaturave

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 7 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale ndërmjet 13 deri në 18 gradë Celsius.

/A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara