Lajmet

​Borrell: Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë

Borrell: Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme.

Published

on

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri. Ai ka thënë se incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë.

“Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, shkruan kryediplomati evropian në një postim në Twitter.

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion policor për luftimin e mallrave të kontrabanduara. Gjatë aksionit të sotëm të Policisë dhe Doganës për të luftuar kontrabandën, në veri të vendit janë lënduar gjashtë policë. Aksioni ishte i shtrirë në shumë qytete ku u arrestuan tetë persona, e tre prej tyre në veri.

Lajmet

Abdixhiku bashkë me LDK-në bëjnë homazhe te varri i Ibrahim Rugovës

Published

on

By

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar edhe nga ekipa por edhe djali i ish-Presidentit Ibrahim Rugova ka vendosur kurora lulesh tek varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova për ta nderuar në përvjetorin e 20 të vdekjes së tij.

Ai nga aty tha se Ibrahim Rugova mbete shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, dhe si i tillë e obligon që të sillen me dinjitet, maturi dhe përkushtim për atdheun.

Sot në 20-vjetorin e largimit të atit themeltar të Republikës së Kosovës, e vendit tonë, shtetit tonë nderojmë Ibrahim Rugovën. Njeriun i cili jo vetëm realizoi një ëndërr historike të popullit të Kosovës për liri, pavarësi, demokraci por krijoi një projekt madhor, më të madhin të madhin ndër shqiptarëve të Kosovës. Në këtë 20 vjetor Rugovën jo veç që e nderojmë por edhe e kujtojmë dhe nën kujtimet e tij dhe ëndrrën e tij punojmë vazhdimisht që vendit tonë, Kosovës sonë t’i japim të ardhmen e merituar një të ardhme të lirë, me një shtet të fuqishëm në familjen euroatlantike. Ibrahim Rugova mbetet shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, dhe si i tillë na obligon edhe sot të sillemi me dinjitet, maturi dhe përkushtim për atdheun tonë”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

Osmani nga varri i Rugovës: Bëri bashkë gjithë popullin për kauzën e tij për liri, pavarësi dhe demokraci

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me familjen e ish-Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova kanë bërë homazhe tek varri i tij në Velani për 20-vjetorin e vdekjes së tij, nga ku tha se ai e bëri bashkë gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci, kauzë kjo që akoma është gjallë.

Sot është 20 vjetori i shkuarjes në amshim të atit themeltar të Republikës së Kosovës arkitektit të pavarësisë, njeriut që i dha gjithçka Republikës sonë dhe ndërtoi vizionin për të ecur përpara edhe brezat që do të vijnë pas nesh. Presidenti Rugova e bëri bashkë gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci. Kauzë kjo që është akoma e gjallë dhe është jetësuar për shkak të sakrificës së madhe të popullit tonë, luftës sonë çlirimtare dhe ndërtimit të aleancave me aleatët tonë strategjik brenda familjes eueroataltike, aleanca këto që i ndërtoi presidenti Rugova me një vizion të pashoq që është sot mbetet dritë në udhërrëfyesin për gjithsecilin prej nesh që e duam Kosovën akoma më të fortë dhe të integruar në strukturat euroatlantike në familjen ku Kosova dhe populli i saj e ka vendin. Nderimi për presidentin Rugova do të jetë i përjetshëm dhe vizioni i tij do të rrojë për aq kohë sa do të rrënojë dhe Kosova, do të rrojë përjetësisht”, tha Osmani.

Ndërsa bashkëshortja e Rugovës, Fana Rugova ka falënderuar Osmanin.

Falënderoj presidenten Osmani për këtë ceremoni që organizoi për nder të presidentit historik të Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova. Faleminderit shumë zonja presidente për të gjitha këto aktivitete”, tha ajo.

Continue Reading

Lajmet

Shpend Ahmeti del para gjykatës, deklarohet i pafajshëm për akuzën se nuk i deklaroi mbi 172 mijë euro

Published

on

By

Në seancën fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Shpend Ahmeti është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën se në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, nuk e ka deklaruar saktë pasurinë, përkatësisht për mosdeklarim të 172 mijë e 600 euro.

Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori Dren Paca.

Gjykatësi Leon Përlaska njoftoi Ahmetin dhe mbrojtësit e tij- avokatët Bajram Dili dhe Arbër Istrefi, se në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Fillimisht, mbrojtësi i Ahmetit, avokati Arbër Istrefi tha se shkresat e lëndës i kanë pranuar por jo edhe aktakuzën. Më pas, ai e pranoi aktakuzën nga gjykatësi.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 23 dhjetor 2025, ka ngritur aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, i cili akuzohet se në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, nuk e ka deklaruar saktë pasurinë, përkatësisht për mosdeklarim të 172 mijë e 600 euro.

Sipas Prokurorisë, Ahmeti nuk deklaroi deponimet në para të gatshme të realizuara nga viti 2018 deri më 2022.

“I pandehuri akuzohet se, nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, përkatësisht duke mos deklaruar deponimet në para të gatshme, të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse. Sipas aktakuzës, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600.00 euro”, thuhej në njoftim.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”./BetimipërDrjtësi

Continue Reading

Lajmet

Garda Kombëtare përgatit kadetët për mbijetesë në kushte dimërore

Published

on

By

Në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim të Gardës Kombëtare u realizua trajnimi i Mbijetesës në Kushte Dimërore, për kadetët e Qendrës për Studime Universitare.

Nga FSK thonë se pjesëmarrësit u aftësuan në punën me litarë, repelim, ngjitje teknike, ndihmë të parë dhe menaxhim të situatave emergjente, si dhe realizuan ushtrime praktike të mbijetesës në natyrë, përfshirë ndërtimin e strehimoreve, orientimin në terren, ndezjen e zjarrit dhe sigurimin e burimeve jetike.

“Pavarësisht kushteve të ashpra dimërore, pjesëmarrësit demonstruan disiplinë, përkushtim dhe qëndrueshmëri të lartë fizike e mendore, duke forcuar gatishmërinë për ndërhyrje efektive në operacione reale”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Continue Reading

Të kërkuara