Lajmet

​Auditori i Përgjithshëm i Kosovës priti në takim homologun e tij nga Polonia

Published

on

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës Besnik Osmani ka pritur sot në një takim presidentin e Institucionit Suprem të Auditimit të Polonisë Marian Banash me të cilin ka biseduar për bashkëpunim bilateral me qëllim të avancimit të auditimit të jashtëm dhe përmirësimin e menaxhimit të parasë publike.

Ata kanë folur edhe për vështirësitë dhe sfidat si dhe për procesin e auditimit në kohë pandemie.

Osmani me këtë rast ka falënderuar homologun polak për ndihëm e vazhdueshme dhënë ZKA-së në ngritjen e kapaciteteve profesionale. Ai është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm si dhe u zotua për vazhdimin e këtij bashkëpunimit në mes të dy organizatave përmes projekteve të reja.

Ndërsa, Banash ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet dy organizatave është në shërbim të rritjes së cilësisë në auditimin e jashtëm, duke thënë se do të punojnë në ngritjen e marrëdhënieve të mira në mes të organizatave, veçanërisht punën që lidhet me procesin e auditimit për COVID-19.

Osmani dhe Banash janë shprehur të kënaqur që Zyra Kombëtare e Auditimit të Polonisë dhe Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës kanë arritur që ta përmbyllin me sukses Projektin e Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë” të financuar nga Bashkimi Evropian.

Pavarësisht sfidave të shkaktuara nga pandemia COVID-19 për më shumë se një vit, të gjitha aktivitetet janë zhvilluar përmes platformës online duke mos u shkaktuar asnjë vonesë apo aktivitet i humbur.

Ky takim u realizua në kuadër të vizitës së presidentit të Institucionit Suprem të Auditimit të Polonisë Marian Banash në Kosovë për të marrë pjesë në konferencën përmbyllëse të Projektit të Binjakëzimit. 

Lajmet

​Regjistrohet një rast me lijën e majmunëve në Kosovë

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se me datën 26 dhjetor 2024 në orët e pasditës, Laboratori i Mikrobiologjisë përmes metodës RT-PCR ka konfirmuar një rast të importuar të Mpox, i njohur më parë si lija e majmunëve.

“Rasti i gjinisë mashkullore (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, është spitalizuar në Klinikën Infektive/QKUK me datë 24.12.2024, pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore, me simptoma si temperaturë, ethe, ndryshimet në lëkurë, në fytyrë, në duar dhe kruarje. Pacienti është në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet nw njoftim.

IKSHPK i ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit.

IKSHPK tërheq vëmendjen për kujdes të qytetarëve, pasi sipas njoftimit personat që preken nga Mpox zakonisht përjetojnë simptoma të lehta apo mesatare që zgjasin dy deri në katër javë, dhe shërohen plotësisht.

“Edhe pse duhet vigjilencë, nuk ka vend për panik”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Ministrja Rizvanolli sot takohet me përfaqësues të KOSTT-it dhe KEDS-it

Published

on

By

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot do të takohet me përfaqësues të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe të Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) në ora 09:30. Sipas njoftimit thuhet se pas takimit do të ketë prononcim për media para ndërtesës së KEDS-it.

Disa komuna të vendit po ballafaqohen me reduktime të energjisë elektrike ditëve të fundit. Nga kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) kanë thënë se për shkak të konsumit të lartë të rrymës, po shkaktohen ngarkesa në rrjetin elektroenergjetik të KEDS-it në disa vende në Kosovë, duke çuar në djegie të tyre në disa raste.

Continue Reading

Lajmet

​Qeverisa sot mban mbledhje, në rend dite shqyrtimi i shtesave për fëmijë dhe pensionistë

Published

on

By

Qeveria e Kosovës sot mban mbledhjen e radhës në ora 10:00. Në rend dite do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e shtesave të njëhershme në vlerë prej 100 euro për fëmijët 0-16 vjeç dhe pensionmarrësit.

Poashtu në këtë mbledhje të qeverisë gjithsej në rend dite janë 9 pika.

Continue Reading

Lajmet

​Osmani sot e pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier

Published

on

By

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, do ta pres në takim lamtumirës në presidencë ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit për media pas takimit lamtumirës në presidencë, në përmbyllje të mandatit të Hovenierit në Kosovë, së bashku do të bëjnë homazhe te shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova e më pas do të deklarohen për media.

Continue Reading

Të kërkuara