Lajmet

​Afërisht gjysma e prishtinasve e kanë kaluar COVID-19

Published

on

Rreth gjysma e qytetarëve të Komunës së Prishtinë e kanë kaluar COVID-19, ndërsa 48 për qind e stafit mjekësor janë infektuar. Më pak të prekur me koronavirus kanë qenë punëtorët administrative të komunës së Prishtinës. Kështu thonë dy hulumtimet e bëra nga kjo komunë në lidhje me seroprevalencën e SARS-COV-2.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se sipas hulumtimeve të kryera, rreth 47% e prishtinasve e kanë kaluar COVID-19. Ai tha se nuk ka besuar se kjo shifër do të rezultojë, ndërsa thekson se në numrin e ulët të rasteve pozitive në Prishtinë ka ndikuar edhe kjo përqindje e lartë e të prekurve nga koronavirusi.

“Faktet kryesore na del që rreth 47 përqind në Komunën e Prishtinës kanë dal pozitivë me COVID, kjo është në disa mënyra ashtu siç e kemi pranuar qoftë me testin serologjik që kanë bërë qytetarët, pra me marrje të gjakut dhe gjetje të antitrupave në gjak dhe po ashtu me disa qytetarë të cilët vetë e kanë pasur COVID edhe testin PCR nga Instituti që kanë dal pozitiv kanë thënë që nuk kanë nevojë për ta bërë testin serologjik sepse kanë qenë pozitiv. Nga diskutimet e shumta që kemi pasur ne kemi menduar që kjo shifër nuk mund të jetë 30 përqind dhe atë e kemi pasur si diskutim të brendshëm duke diskutuar dhe MSh sepse na është duke të jetë numër tejet i lartë të jetë mbi kaq megjithatë nga ky hulumtim na del se gati gjysma e qytetarëve të Prishtinës e kanë pasur tashmë virusin COVID-19[…]Kur i shohim numrat e COVID në Prishtinë del në fakt që numrat kanë rënë që nuk e kemi më dhe kjo valë e pandemisë ka përfunduar dhe definitivisht një prej arsyeve kryesore se pse nuk kemi numra aq të mëdha sepse jemi një përqindje tejet të madhe të atyre që e kanë kaluar COVID”, tha Ahmeti.

Sipas Ahmetit rreth 48% e profesionistëve shëndetësorë të sistemit primar në këtë komunë e kanë kaluar COVID-19.

Kreu i Prishtinës tha se me pak të prekur janë punëtorët e kësaj komune me një përqindje prej 21%.

“Sa i përket punëtorëve shëndetësorë na kanë dalë se 17 % janë serologjik pozitivë, pra punëtorët shëndetësorë i kemi njëherë nga rreth 11 % i kanë dy lloje të antitrupave rreth 39% kanë konfirmuar se janë pozitiv me test PCR pra 48 % e punëtorëve shëndetësorë në total janë ose me test serologjik pozitiv ose me PCR, pra nuk dallon shumë nga numri i përqindjes së qytetarëve dhe pse ky hulumtim me punëtorët shëndetësor është bërë në tetor-dhjetor të vitit të kaluar. Pra, tetor-dhjetor ka qenë 48 % tash e kemi në gjithë popullatën 47% që do thotë se punëtorët shëndetësor kanë pasur një përqindje më të madhe të kalimit me COVID[…]Në punëtorët komunal na ka dal se diku 21 përqind janë serologjik dhe përqindja në përgjithësi tek punëtorët administrativë komunal ka qenë më e vogël. Kjo ndoshta edhe pse ka qenë gjithë ato masa sepse kanë qenë edhe të liruar nga puna për një kohë“, tha ai.

Përkundër këtyre rezultateve, Ahmeti thotë se vaksinimi kundër COVID-19 është i domosdoshëm. Ai tha se mostër e hulumtimit kanë qenë 1255 qytetarë të kryeqytetit të Kosovës.

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Të kërkuara