Lajmet

​562 raste aktive me COVID-19

Në vend prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë 10 mijë e 185 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Published

on

Në Kosovë aktualisht janë 562 raste aktive me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë, duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për një rast të vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus dhe për 17 raste të reja pozitive me këtë virus.

Ndërkohë që në vend prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë 10 mijë e 185 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa, 675 mijë e 582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lajmet

Arrestimi i Imamoglut trondit stabilitetin e lirës turke

Published

on

Lira turke përjetoi një rënie të madhe pas arrestimit të Ekrem Imamoglu, kryetarit të bashkisë së Stambollit, i cili është një nga figurat më të njohura të opozitës në Turqi. Ky ngjarje ka shkaktuar pasiguri në tregjet financiare, duke pasuar me luhatje të mëdha të monedhës turke.

Në një përpjekje për të stabilizuar lirën, Banka Qendrore e Turqisë ka ndërhyrë duke injektuar pothuajse 11 miliardë dollarë në sistemin financiar të vendit. Ky veprim kishte për qëllim stabilizimin e kursit të këmbimit dhe frenuar rënien e mëtejshme të lirës, e cila kishte pësuar një goditje të rëndë pas arrestimit të Imamoglut, që konsiderohet një kritik i fortë i qeverisë aktuale.

Pavarësisht kësaj ndërhyrjeje të fuqishme, ndikimi i ngjarjeve politike në stabilitetin ekonomik të Turqisë mbetet një faktor i paqartë dhe i pasigurt. Situata është e tensionuar, pasi shumë analistë dhe aktorë të tregut janë të shqetësuar se tensionet politike mund të kenë pasoja të mëtejshme negative për ekonominë dhe besimin në sistemin financiar të vendit.

Continue Reading

Lajmet

BHANSA: Trafiku ajror në BiH nën kërcënimin e bllokadës

Published

on

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Bosnjë dhe Hercegovinës (BHANSA) është përballur me një bllokadë të mundshme të fondeve të nevojshme për operacionet e trafikut ajror. EUROCONTROL ka njoftuar BHANSA-n se është urdhëruar ngrirja e të gjitha pagesave për agjencinë, pas një vendimi arbitrazhi të marrë kundër Bosnjë-Hercegovinës.

Ky vendim është rezultat i një mosmarrëveshjeje mes Qeverisë së Republikës Srpska dhe kompanisë sllovene “Viadukt”, lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vrbas. Kompania sllovene kërkon 53 milionë euro si kompensim, pasi kontrata që lidhte Qeverinë e RS me kompaninë u ndërpre. Qeveria e RS refuzon të paguajë këtë shumë, duke e çuar çështjen në arbitrazh.

Pavarësisht se BHANSA nuk ka qenë palë në këtë çështje, vendimi arbitrazhit ka ndikuar në financat e agjencisë. Eksperti i aviacionit civil, Alen Šćuric, tha se fondet për BHANSA mund të bllokohen brenda dhjetë ditësh nëse problemi nuk zgjidhet deri atëherë. Kjo ka pasoja të rënda për operacionet e trafikut ajror, duke përfshirë kontrollin e fluturimeve dhe sigurinë ajrore.

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror është përgjegjëse për menaxhimin e më shumë se 531,000 fluturimeve në vit që kalojnë mbi territorin e Bosnjë-Hercegovinës, dhe për operacionet në aeroportet e vendit. Nëse problemi nuk zgjidhet, aeroportet mund të përballen me mungesë të pasagjerëve dhe fluturimeve, duke pasur ndikim të thellë ekonomik dhe operacional në të gjithë vendin.

BHANSA ka deklaruar se po punon intensivisht me institucionet përkatëse për të gjetur një zgjidhje të shpejtë dhe për të siguruar vazhdimësinë e operacioneve ajrore, por ngërçi ligjor dhe financiar ka krijuar një krizë të mundshme për trafikun ajror në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Continue Reading

Lajmet

​LVV reagon pas vendimit të Supremes

Published

on

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila i refuzoi si të pabazuara dy ankesat e fundit lidhur me procesin zgjedhor. Sallahu ka njoftuar se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të paraqesë kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij vendimi në Gjykatën Kushtetuese.

Ai theksoi se LVV do të kërkojë edhe masën e përkohshme ndaj vendimit, duke e quajtur atë “absurd dhe të ndikueshëm politikisht”. Sallahu shkruan në një postim në Facebook se informacione të brendshme sugjerojnë se diskutimi për këtë vendim në Gjykatën Supreme ka qenë më shumë politik dhe jo juridik, duke sugjeruar se vendimi është më shumë rezultat i ndikimeve politike sesa një vendim tërësisht të bazuar në ligj.

“Do të ndjekim të gjitha hallkat ligjore për të sjellë drejtësi për këtë skemë krimi dhe manipulimi”, shkruan Sallahu në postimin e tij.

Gjykata Supreme ka refuzuar ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Partisë Demokratike të Ashkalinjve (PDAK), të cilët kërkonin rishikimin të disa çështjeve zgjedhore. LVV kishte dorëzuar një ankesë kundër vendimit të PZAP-së që refuzoi kërkesën e saj për anulimin e votave me postë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kërkesën për rivotim me postë.

Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, pas vendimit të Gjykatës Supreme, do të ndërmerren veprimet e nevojshme për të zbatuar vendimet dhe për të proceduar me certifikimin përfundimtar të rezultateve të zgjedhjeve.

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit do t’i hapte rrugë afateve ligjore për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në bazë të rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 20.95%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.27%, dhe koalicioni AAK-Nisma me 7.06%. Me këto rezultate, LVV do të ketë 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-Nisma 8, dhe 20 deputetë nga komunitetet jo shumicë.

Sipas këtyre shifrave, asnjë parti nuk ka mundësinë të formojë qeverinë e vetme, duke hapur mundësinë për bisedime dhe koalicione ndërpartiake.

 

Continue Reading

Lajmet

​Qeveria e pranon se Kurti ka rënë pre e dy komikëve rusë

Published

on

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka konfirmuar se Albin Kurti ka rënë pre e komedianëve të njohur rusë, Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të cilët janë më të njohur me emrat Vovan dhe Lexus. Këta dy komikë, të cilët kanë mashtruar për shumë vite liderë botërorë dhe figura të tjera publike, e kanë futur në një grackë kryeministrin e Kosovës duke u prezantuar si presidenti i Letonisë.

Në një video të publikuar në platformën Rumble, Kurti dëgjohet duke diskutuar për çështje të ndjeshme politike, përfshirë luftën hibride, të cilën ai e lidh me përfshirjen e Serbisë dhe Rusisë, por gjithashtu përmend edhe disa aktorë të tjerë të brendshëm, duke përfshirë opozitën dhe oligarkët e Kosovës. Kurti në bisedë përmend se “lufta hibride ka ndodhur nga Serbia dhe Rusia, por edhe nga disa të Kosovës”, dhe përmend premtimet irracionale të opozitës dhe ndikimin e disa oligarkëve të Kosovës.

Vovan dhe Lexus janë komikë të njohur për ngjarjet e tilla, ku ata i mashtruan liderë të njohur globalë, duke u prezantuar si figura të rëndësishme shtetërore. Disa nga viktimat e tyre përfshijnë ish-kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, ish-sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton dhe ish-zëvendëspresidenten amerikane Kamala Harris.

Qeveria e Kosovës e ka cilësuar këtë incident si një “prank call” dhe ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt, pak pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, kur Kryeministri Kurti po pranonte një numër të madh urimesh dhe thirrjesh për rezultatet e zgjedhjeve. Në një periudhë kaq të ngarkuar, është shpjeguar se nuk ishte gjithmonë e mundur të bëheshin verifikime të plota për çdo telefonatë.

Sipas Qeverisë, ky incident përforcon dyshimet e mëparshme mbi ndikimin dhe fiksimin e Rusisë ndaj Kosovës. Ajo thekson se gjatë fushatës zgjedhore të shkurtit, mediumet ruse si Sputnik Serbia dhe Russia Today (RT) kanë shpërndarë më shumë se 60 artikuj dhe lajme dezinformuese, duke ndërhyrë në procesin demokratik të Kosovës, një ndërhyrje që është dokumentuar nga Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.

Në përfundim, qeveria ka shprehur keqardhje për këtë ngjarje dhe ka theksuar se, pavarësisht këtij incidenti, qëndrimet parimore të Kryeministrit Kurti për çështjet kyçe të politikës, siç janë bisedat publike dhe private, mbeten të palëkundura./UBTNews/

 

Continue Reading

Të kërkuara