Kronika e zezë

​Vrasje në tentativë në Prishtinë, dy të arrestuar dhe një në arrati

Rasti thuhet se ka ndodhur me datë 13 janar.

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një 23-vjeçar me inicialet D. K dhe një 32-vjeçar me inicialet D. A, të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë” të ndodhur më datë 13 janar në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë.

Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarve erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore me ç’rast policia identifikoi tre të dyshuar, dy nga të cilët janë arrestuar ndërkaq i treti është ende në arrati.

“Pjesë e operacionit policor për arrestimin e të dyshuarve ishin edhe tri bastisje të kryera në tri lokacione të ndryshme të piketuara si vendndodhje e të dyshuarve. Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze në drejtim të veprave penale “Vrasje në tentativë” si dhe” Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, për dy të dyshuarit e arrestuar, të cilët me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, për t’u proceduar më tej”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktualitet

​Aksident me të lënduar në rrugën Dragash-Prizren

Published

on

Dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy veturave në rrugën Dragash-Prizren.

Shaqir Bytyqi nga policia rajonale Prizren tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20, dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.

“Si pasojë e aksidentit së paku dy persona kanë pësuar lëndime trupore si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si dhe përkohësisht rruga ka qenë e mbyllur derisa policia ka kryer procedurat e nevojshme dhe ka liruar rrugën”, ka thënë ai.

Continue Reading

Aktualitet

​Plagosi rëndë një shtetas, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Published

on

Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë K. D., 25-vjeç, banues në Durrës, pasi kishte rrahur me mjete të forta për motive të dobët G. M.  duke i shkaktuar plagë në kokë.

Konflikti fizik midis dy shtetasve kishte ndodhur në lagjen numër 14 në Durrës, ku G. M pas trajtimit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës, është transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale plagosje e rëndë me dashje.

Continue Reading

Aktualitet

​4 të lënduar në një aksident trafiku në Bresalc të Gjilanit

Published

on

Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të komunikacionit në Bresalc të Gjilanit.

Valon Osmani nga policia rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Rreth orës 16:30, kemi pranuar informacion për një aksident trafiku në fshatin Bresalc të komunës së Gjilanit. Në këtë aksident të përfshira kanë qenë dy automjete, ku përpos dëmeve material lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Të njëjtit janë dërguar në qendrën Emergjente të Spitalit rajonal të Gjilanit ku janë duke pranuar tretman mjekësor”, ka thënë ai.

Rrethanat e aksidentit po hetohen nga Njësiti rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan.

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohet një person i dyshuar për posedim të Kokainës në Prizren në vlerë rreth 300 mijë euro

Published

on

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Njësisë Rajonale për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë ndërmarrë veprime operative të suksesshme që kanë rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të lidhur me substanca narkotike.

Me datë 11 gusht 2025, në rrugën “Viljam Voker” në Prizren, është arrestuar i dyshuari me iniciale H.K. (1994) shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të realizuar në dy lokacione me urdhër të prokurorit kompetent, në njërën nga lokacionet janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:

· Substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë totale 4 kg e 440 gram;

· Dy (2) peshore elektronike;

· Të holla (para) në vlerë prej 260 euro;

· Një (1) pajisje për vakumim të qeseve plastike;

· Një (1) motoçikletë PIAGGIO VESPA;

· Një (1) telefon mobil iPhone 15 Pro Max;

· Një (1) skalper;

· Sasi e konsiderueshme e qeseve plastike për paketim.

Sipas vlerësimeve, sasia e sekuestruar e substancës narkotike, në tregun ilegal, mund të kapë vlerën deri në 300,000 (treqind mijë) euro.

I dyshuari është shoqëruar në Polici, ku është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së antidrogës në Prizren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër narkotikëve dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë, duke raportuar çdo informacion të dyshimtë tek organet e rendi.

Continue Reading

Të kërkuara