Lajmet

​Vdes ish-kryeministri italian, Arnaldo Forlani

Ai u lind në Pesaro më 8 dhjetor 1925.

Published

on

Arnaldo Forlani, ish-lideri dhe kryeministri demokristian, vdiq në shtëpinë e tij në Romë, në moshën gati 98-vjeçare.

Ai u lind në Pesaro më 8 dhjetor 1925.

Ai ishte një nga eksponentët kryesorë të demokristianëve, një politikan i rangut të lartë që mbajti poste të ndryshme të larta jo vetëm si sekretar i tyre, por edhe në qeveri.

Pasi ka qenë bashkëpunëtori kryesor i Amintore Fanfanit për shumë vite në rrymën politike “Nuove Cronache”, ai e braktisi atë në fillim të viteve ’80 dhe u bashkua me Antonio Gava dhe Vincenzo Scotti në “Azione Popolare” (ose “Grande centro”) aktuale, në fund të asaj dekade.

Ai ka qenë kryeministër, ministër i Punëve të Jashtme, Mbrojtjes dhe Pronave Shtetërore.

Ka qenë sekretar i demokristianëve në katërvjeçarin 1969-1973 dhe më pas në trevjeçarin 1989-1992, thënë ndryshe përgjatë viteve të CAF, akronimi që tregonte trekëndëshin e pushtetit politik të formuar nga Forlani së bashku me Giulio Andreotti dhe Bettino Craxi. /ANSA/ 

Continue Reading

Vendi

Rektori Hajrizi i ftuar të flasë në Konferencën Rajonale Vjetore të RCF-së në Budva

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ftesë nga Regional Challenge Fund po merr pjesë në Konferencën Rajonale Vjetore të RCF-së 2025, e cila këtë vit po zhvillohet në Budva dhe ka mbledhur personalitete të njohura nga fusha e arsimit, biznesit dhe politikëbërjes në Ballkanin Perëndimor.

Ky aktivitet rajonal trajton çështje kyçe që lidhen me zhvillimin ekonomik, qeverisjen e mirë, qëndrueshmërinë dhe ndërtimin e kapaciteteve konkurruese në epokën e inteligjencës artificiale dhe automatizimit.

Në këtë ngjarje përveç Rektorit Hajrizi, po merr pjesë edhe Drejtori i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT, Prof. Dr. Besnik Skenderi.

Në panelin me temë “AI, Automation & Skills: Is the Western Balkans Ready?”, Rektori Hajrizi prezantoi vizionin e tij dhe të UBT-së mbi mënyrat se si rajoni mund të përfitojë nga integrimi i inteligjencës artificiale në sistemin arsimor dhe në sektorin e biznesit.

Ai theksoi se përgatitja e kuadrove profesionale për epokën digjitale kërkon një bashkëpunim më të ngushtë mes universiteteve, institucioneve publike dhe sektorit privat, duke krijuar ura që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe punësim cilësor për të rinjtë.

Sipas tij, inteligjenca artificiale duhet të shihet si një mjet që fuqizon njeriun dhe shoqërinë, duke mundësuar vendimmarrje më të mençur, procese më efikase dhe rritje të përgjegjshme ekonomike.

Konferenca RCF 2025 sjell së bashku akademikë, liderë të biznesit dhe vendimmarrës politik, duke krijuar një platformë gjithëpërfshirëse për shkëmbim idesh, zhvillim strategjish dhe ndërtim partneritetesh.

Continue Reading

Lajmet

FSK merr medaljen e argjendtë në garën “Cambrian Patrol” në Britani

Published

on

By

Ekipi i FSK’së është dekoruar me medaljen e argjendtë në garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar, njofton ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

FSK në një nga garat më sfiduese në botë “Cambrian Patrol” të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, arriti të dekorohet me medaljen e Argjendtë në mesin e 118 ekipeve, 35 ekipe ndërkombëtare nga 33 shtete të ndryshme të botës. Ekipi i FSK-së nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore gjatë garës ka treguar angazhim të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të lartë duke arritur Medaljen e Argjendtë. Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon me sukses pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkombëtare.”/D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Studentët mund të aplikojnë për mbështetje në eKosova deri në fund të këtij muaji

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se studentët mund të aplikojnë për mbështetje në eKosova deri në fund të këtij muaji.

Postimi i plotë:

Aplikimi për mbështetjen e studentëve tashmë është i hapur në eKosova, tek shërbimi Familja.
📍Për shtesën e njëhershme 100 euro:
Të drejtë aplikimi kanë studentët aktivë të të gjitha niveleve (Bachelor, Master, Doktoratë) që studiojnë në ndonjërin nga universitetet e akredituara në Kosovë, publike dhe private.
Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat saktë dhe pa gabime. Nëse ka gabime, aplikimi refuzohet.
Afati për aplikim është deri në fund të muajit tetor, kurse pagesat do të kryhet me grupe, sipas radhës së aplikimit.
📍Për Bursën e Mobilitetit të Studentëve:
Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit Bachelor, shtetas të Kosovës, që studiojnë në ndonjërin nga universitetet e akredituara në Kosovë.
Kusht për përfitimin e Bursës së Mobilitetit është që familja e studentit/studentes të ketë të ardhura vjetore bruto jo më shumë se 12,000 euro.
Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat saktë dhe pa gabime. Nëse ka gabime, aplikimi refuzohet.

Continue Reading

Lajmet

​Aksident trafiku në kryeqytet

Published

on

By

Një aksident trafiku ka ndodhur pas orës 15:00 në qendër të Prishtinës.

Një automjet nën rrethana të pa sqaruara ka goditur një mjet tjetër duke shkaktuar dëme materiale.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia e Kosovës dhe ambulanca./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara