Lajmet

​Sergey Surovikin shkarkohet nga pozita e komandantit të forcës pushtuese të Ukrainës

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov tani do të drejtojë atë që Putin e quan një “operacion special ushtarak”.

Published

on

Presidenti Vladimir Putin ka shkarkuar komandantin e lartë rus në Ukrainë, Sergey Surovikin, vetëm tre muaj pasi ai u emërua.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov tani do të drejtojë atë që Putin e quan një “operacion special ushtarak”, shkruan BBC.

Gjenerali Gerasimov zëvendëson Sergei Surovikin i cili ka mbikëqyrur sulmet brutale të fundit në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Riorganizimi vjen pasi rusët pretendojnë se po bëjnë përparim në Ukrainën lindore pasi pësuan një sërë humbjesh ushtarake në muajt e fundit.

Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt.

Gjenerali Gerasimov, i cili ka qenë në post që nga viti 2012, është shefi më jetëgjatë i shtabit të përgjithshëm rus të epokës post-sovjetike, përcjell KosovaPress.

Gjenerali Surovikin – tani zëvendësi i tij – është quajtur “Gjeneral Armagedon” për taktikat e tij brutale në luftërat e mëparshme, duke përfshirë operacionet e Rusisë në Siri dhe bombardimet e rënda të qytetit të Aleppos në veçanti.

Menjëherë pasi ai u emërua për të drejtuar operacionin në tetor, Rusia filloi fushatën e saj për të shkatërruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke lënë miliona civilë ukrainas pa energji ose ujë të rrjedhshëm për periudha të gjata në thellësi të dimrit. Ai gjithashtu mbikëqyri tërheqjen e Rusisë nga qyteti jugor Kherson – një sukses i madh për ukrainasit.

Aktualitet

​Goditje e rëndë për Real Madridin, ylli i ekipit mungon dy muaj

Published

on

Real Madridi ka marrë një lajm të keq pas ndeshjes së djeshme kundër Marsejës në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi anglez Trent Alexander-Arnold u detyrua të largohej nga fusha që në minutat e para për shkak të një dëmtimi.

Testet mjekësore të kryera kanë zbuluar një këputje muskulore në bicepsin femoris të këmbës së majtë.

Sipas raportimeve nga klubi madrilen, kohëzgjatja e rikuperimit pritet të jetë rreth dy muaj, çka nënkupton se lojtari do të humbasë disa ndeshje tepër të rëndësishme.

Alexander-Arnold nuk do të jetë i gatshëm për derbin e Madridit kundër Atlético Madridit, për El Clásicon ndaj Barcelonës në La Liga, si dhe për ndeshjen e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit më 22 tetor.

Ky është një problem serioz për trajnerin Carlo Ancelotti, i cili duhet të gjejë zgjidhje alternative për repartin defensiv në një periudhë të ngjeshur dhe vendimtare të sezonit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Galliani mohon rikthimin te Milani

Published

on

Ish-drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka mohuar zërat për një rikthim te kuqezinjtë.

I pranishëm në San Siro për ndeshjen Milan-Bologna, 81-vjeçari sqaroi për AGI se kjo nuk qëndron.

“Nuk është e vërtetë. Unë jam thjesht tifoz i Milanit. Kam kaluar 31 vite aty, por me Berlusconin e shitëm klubin në vitin 2017. Shkoj në stadium vetëm për të mbështetur ekipin që dua.”, tha ai.

Galliani, aktualisht drejtor ekzekutiv i Monzës, u pa pranë Giorgio Furlanit, duke shkaktuar spekulime për një rikthim në rolin e këshilltarit të pronarit Gerry Cardinale.

Megjithatë, ai theksoi se nuk do të ketë një periudhë të dytë në drejtimin e Milanit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen disa automjete

Published

on

By

Një aksident trafiku ka ndodhur mes disa automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë krijuar edhe kolona të gjata.

Nuk dihet se në këtë aksident a ka të lënduar përveç dëmeve materiale./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

UEFA kryen vizitë inspektuese në Shqipëri për Euro U21

Published

on

Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian U21 që do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi, një grup pune i UEFA-s ka zhvilluar një vizitë inspektuese nga 8 deri më 12 shtator.

Zyrtarët e UEFA-s, të shoqëruar nga përfaqësues të FSHF-së, inspektuan stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet, si dhe terrenet stërvitore, hotelet që do të presin ekipet pjesëmarrëse.

Në total, u vizituan 28 hotele dhe 21 qendra stërvitore, të cilat do të përzgjidhen për t’u përfshirë në katalogun e “Team Base Camp” që do t’u ofrohet skuadrave finaliste.

Përshtypja e përgjithshme e inspektorëve ishte pozitive, ndërsa vizita e radhës e UEFA-s është planifikuar për marsin e vitit 2026, me qëllim monitorimin e mëtejshëm të punimeve dhe përgatitjeve.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që Shqipëria të jetë një nga vendet organizatore të Euro U21 2027.

Turneu do të zhvillohet në qershor dhe do të mbledhë 16 kombëtare të moshës deri në 21 vjeç, me futbollistë të cilët tashmë spikasin edhe në ligat elitare të Europës./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara