Lajmet

​Qeveria e Kosovës ndan 50 mijë euro për Luginën e Preshevës

Kryeministri Albin Kurti tha se ndarja e këtyre mjeteve financiare për luginën është sipas kërkesës së Këshillit Nacional Shqiptar.

Published

on

Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e 50 mijë eurove për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën.

Kryeministri Albin Kurti tha se ndarja e këtyre mjeteve financiare për luginën është sipas kërkesës së Këshillit Nacional Shqiptar.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka emëruar bordin e drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit. Shefi ekzekutiv ka bërë të ditur se në këtë konkurs kanë aplikuar 100 kandidatë.

“Teuta Ujshini Aliu kryesuese, Albana Berisha Qehaja anëtare, Fadil Berisha anëtar, Saxhide Mustafa anëtare. Mandati i tyre do të jetë trevjeçar”, ka thënë ai.

Në mbledhjen e sotme është emëruar edhe bordi i drejtorëve të Ujësjellësit Mitrovica.

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Skenderaj

Published

on

By

Në fshatin Likoc të Skenderajt, një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i mjekëve të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në raport nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit dhe kërkesës së familjarëve, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./EO

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për kultivimin të narkotikëve në Pejë

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot ka ndërmarrë një aksion, ku kanë arrestuar tre persona nën dyshimin për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit ky aksion është rrjedhojë e hetimeve të ndërmarra nga prokurori i shtetit dhe Policia e Kosovës që ndërlidhen me plantacionet, rastin e koduar “Vera 2024”, ku gjatë vitit të kaluar janë sekuestruar rreth 3000 (tremijë) bimë narkotike dhe rreth një (1) ton narkotikë e llojit marihuan në fshatin Sverkë të komunës së Pejës.

Arrestimi i të dyshuarave është ekzekutuar nga Njësiti Special Intervenues në rajonin e Pejës dhe Gjakovës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, tre (3) persona e dyshuar janë ndaluar 48 orë dhe njëkohësisht janë sekuestruar dy (2) automjete, tre (3) telefona mobil dhe para kesh”, thuhet nw njoftim.

Prokurori i shtetit brenda aftit ligjor do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës se të pandehurve në procedurë penale.

Lidhur me këtë rast me herët me kërkesë të prokurorit të shtetit, janë arrestuar në shtetin e Republikës se Shqipërisë edhe tetë (8) persona për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës./KP

Continue Reading

Lajmet

Zjarr në ashensorin e një ndërtese në Prishtinë, shkak mbeturinat e djegura

Published

on

By

Mëngjesin e sotëm, në orën 05:27, ishte raportuar se ka ndodhur një zjarr në një banesë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Me ç’rast ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

Aty, ata kanë konstatuar se zjarri kishte përfshirë mbeturina në hapësirën pranë ashensorit, nga të cilat ishte liruar tym që ishte shpërndarë në banesa.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i zjarrfikësve, Malë Gashi, i cili ka thënë se ka shkaktuar panik te banorët.

Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin në kohë dhe kanë kryer ventilimin e hapësirës për të larguar tymin.

“Nuk ka pasur zjarr në banesë, por zjarri ishte në mbeturina në vend të ashensorit,” ka thënë Malë Gashi./EO

Continue Reading

Lajmet

Dogana: 250 kg kanabis u zunë bazuar në informacionet e AKI-së

Published

on

Një operacion i bazuar mbi inteligjencën e siguruar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, i ndërmarrë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosoves ka rezultuar me zbulimin dhe konfiskimin e rreth 250 kilogramëve të substancës narkotike të llojit kanabis, të fshehur me kujdes në një automjet transportues.

“Operacioni është realizuar gjatë orëve të pasdites, kur njësia e Antikontrabandës e Doganës ka ndalur për kontroll një kamion që po lëvizte në drejtim të Prishtinës në autostradën ‘Ibrahim Rugova’”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Dogana njofton se gjatë inspektimit janë përdorur pajisjet e dhuruara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Pas një inspektimi të detajuar, dhe duke përdorur pajisjet profesionale të dhuruara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zyrtarët doganorë kanë arritur të demontojnë panelet e fshehura të automjetit, ku ishin vendosur substancat narkotike. Në vendngjarje kanë dalur edhe njësia antidrogë e Policisë së Kosovës dhe Prokurorja kompetente. Personi përgjegjës është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa procedurat ligjore janë në zhvillim”, thuhet mes të tjerash në komunikatën për medie.

Dogana e Kosovës ka vënë theksin tek kontributi që AKI ka dhënë.

“Dogana e Kosovës vlerëson lartë kontributin dhe bashkëpunimin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në këtë rast, dhe thekson përkushtimin e saj për të vazhduar koordinimin e ngushtë me të gjitha institucionet në vend. Ky operacion paraqet një tjetër dëshmi të vendosmërisë së institucioneve tona për të luftuar kontrabandën dhe trafikimin e substancave të ndaluara, duke mbrojtur sigurinë e qytetarëve dhe integritetin ekonomik të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara