Lajmet

​Mitrovicë: Hidhen poshtë dyshimet për helmim nga uji

Published

on

Dyshimet për helmimin e ujit në regjionin e Mitrovicës, që përfshinë komunat e Mitrovicës jug dhe veri, Skenderaj dhe Zvecan, janë krejtësisht të pasakta dhe të pavërteta, ndërsa qytetarët nuk kanë nevojë as edhe për shqetësimin më të vogël.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, menaxheri i Fabrikës së ujit në Shipol të Mitrovicës, Bahri Hamza.

Sipas tij, cilësia e ujit të pijshëm i plotëson standardet dhe parametrat tregojnë për ujë kualitativ dhe cilësor.

“Në mënyrë profesionale dhe argumentuese i hedhim poshtë të gjitha dyshimet rreth kontaminimit të ujit në Mitrovicë. Situata me ujë të pijshëm në regjionin e Mitrovicës është stabile. Cilësia e ujit i plotëson standardet dhe të gjithë parametrat korrespondojnë për ujë kualitativ dhe cilësor. Kjo nënkupton se e gjithë sasia e ujit që trajtohet dhe del në distribuim i nënshtrohet procedurave të kontrollit”, ka thënë Hamza.

Ai shtoi se ka pasur raste në të kaluarën kur kanë qarkulluar thashetheme të tilla për ujin, por që më vonë është konstatuar se informacione të tilla kanë qenë të pavërteta dhe janë përdorur më shumë për të favorizuar Kompanitë private dhe bizneset që merren me ujë.

Hamza ka apeluar tek qytetarët që të mos kenë shqetësime rreth ujit të pijshëm sepse fabrika e ujit zbaton të gjitha masat e nevojshme të kontrollit të sigurisë.

Në anën tjetër, Luljeta Zhubi, u.d. drejtoreshës së spitalit në Mitrovicë, ka konfirmuar disa raste të pacientëve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore ditët e fundit, por që ka mohuar se këto raste kanë të bëjnë me helmim nga uji i pijshëm.

“Bëhet fjalë më shumë për sëmundje sezonale, siç janë viroza, diarreja dhe të ngjashme dhe jo asesi helmim nga uji”, theksoi Zhubi. 

Bota

Raportohet për katër të vrarë në një sulm me armë zjarri në Jerusalem

Published

on

By

Të paktën katër persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në një sulm me armë zjarri në Jerusalem, njoftuan shërbimet e emergjencës, raporton BBC.

Shërbimi i ambulancës, Magen David Adom identifikoi të vdekurit, një burrë rreth të 50-ave dhe tre burra rreth të 30-ave. Pesë persona me plagë nga armë zjarri u dërguan në spitalet lokale, dhe disa të tjerë u plagosën nga xhamat e thyer, shtoi ajo.

Policia izraelite tha se sulmi ndodhi në kryqëzimin Ramot – i cili ndodhet në periferi veriperëndimore të qytetit. U tha se “dy terroristë u neutralizuan”.

Televizioni izraelit Channel 12 raportoi se personat e armatosur hipën në një autobus dhe hapën zjarr përpara se një ushtar t’i qëllonte. Nuk pati asnjë pretendim të menjëhershëm nga ndonjë grup i armatosur./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Trump: Gati për fazën e dytë të sanksioneve ndaj Rusisë

Published

on

By

I pyetur nga një gazetar në Shtëpinë e Bardhë të dielën nëse ishte gati të kalonte në “fazën e dytë” të sanksioneve kundër Rusisë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u përgjigj: “Po, jam”.

Presidenti amerikan nuk tha qartë nëse ishte i angazhuar ndaj një vendimi të tillë apo çfarë do të përfshinte faza e dytë, raporton The Guardian.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një emaili të dërguar të dielën ku pyetej për hapat që Trump po mendonte të ndërmerrte.

Trump tha të dielën në mbrëmje se “disa liderë evropianë do të vijnë në vendin tonë të hënën ose të martën individualisht” dhe se ai do të fliste së shpejti edhe me Vladimir Putinin.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mund të vendosin “tarifa dytësore ndaj vendeve që blejnë naftë ruse”, duke e shtyrë ekonominë ruse në prag të kolapsit dhe duke e detyruar Vladimir Putinin të ulet në tryezën e negociatave. Kina është një blerës kryesor i eksporteve të energjisë ruse.

Trump ka vendosur një tarifë prej 50 për qind mbi mallrat indiane – zyrtarisht sepse India importon naftë ruse, megjithëse presidenti amerikan ka edhe pakënaqësi të tjera ndaj Indisë, të cilat raportohet se përfshijnë refuzimin e kryeministrit të saj për ta nominuar për çmimin Nobel të Paqes./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Një i vrarë e tre të plagosur, bilanci nga të shtënat me armë zjarri në Shkodër

Published

on

By

Një atentat i rëndë me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës, ku si pasojë ka humbur jetën shtetasi Armando Pali dhe janë plagosur rëndë tre të tjerë.

Sipas dëshmitarëve, katër persona po qëndronin në një lokal në qytet kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifikuar.

Autori ka qenë me maskë në kokë dhe me veshje ngjyrë blu, derisa ka lëvizur në këmbë dhe pas atentatit është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Një prej të plagosurve është identifikuar si Erogen Vaso, vëllai i Denis Brajoviçit.

Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Euronews.al, thotë se tre të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit rajonal të Shkodrës, ndërsa trupi i viktimës ndodhet ende në ambientet e lokalit ku ndodhi ngjarja.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të sulmit./D.B/EO/Euronews

Continue Reading

Lajmet

Rahovec: Personi i lënduar më 31 gusht nuk i mbijetoi plagëve

Published

on

By

Një person i cili kishte pësuar lëndime të rënda pas rrëzimit më 31 gusht, ndërroi jetë më 7 shtator në QKUK. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.

Më 07.09.2025 ka ndërruar jetë viktima i vili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, pasi i njëjti me datën e lartcekur dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte lëndime të rënda. Me vendim të prokurorit trupi i pajtë është dërguar në IML për obduksion.” thuhet në raport nga Policia e Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara