Lajmet

​Kurti: Targat KS nuk ka nevojë dhe nuk mund të rikthehen më në qarkullim

Shtoi se në takimin e fundit në Bruksel ishte propozuar që Kosova të prodhojë targa neutrale.

Published

on

Në takimin e dytë që zhvilluan në Bruksel më datën 18 gusht 2022 mes Kosovës dhe Serbisë, tema diskutimi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ishin çështja e personave të zhdukur me dhunë dhe aspekti i lirisë së lëvizjes të qytetarëve mes dy vendeve.

Kurti tha sot në adresimin e tij para mbledhjes së qeverisë se targat KS nuk ka nevojë dhe nuk mund të rikthehen më në qarkullim, derisa shtoi se në takimin e fundit në Bruksel ishte propozuar që Kosova të prodhojë targa neutrale.

Para kabinetit qeveritar, kreu i ekzekutivit kosovar tha se përkundër që marrëveshja për personat e zhdukur me dhunë ka qenë e gatshme për nënshkrim, kjo nuk ndodhi të enjten e 18 gushtit pasi nuk pati gatishmëri nga pala serbe.

“Unë atje kam qenë si kryeministër i Kosovës, nuk kam qenë as si polic, as si doganier, as si prokuror e as si gjykatës, e as si shefi i kadastrit të Kosovës. Kam shkuar si kryeministër i Kosovës sepse pika e parë kanë qenë elementet e kornizës së përgjithshme të marrëveshjes për normalizim të plotë të marrëdhënieve. Në takimin e dytë është diskutuar çështjet aktuale. Në tavolinë kanë qenë tema e personave të zhdukur me dhunë dhe ajo e lirisë së lëvizjes, apo e vendimit të palës kosovare që të zbatohet një marrëveshje e arritur më herë në Bruksel një marrëveshje që veçse është zbatuar nga ana e Serbisë që nga korriku i vitit 2011. 11 vite janë bërë pra në muajin e kaluar që Serbia e zbaton atë marrëveshje. Tek tema e personave të zhdukur me dhunë nuk ka pas gaditshmëri nga pala serbe që të nënshkruhet dokumenti i dakorduar pra për marrëveshjen për të pagjeturit ekziston teksti me përmbajtje dhe me germë të dakorduar, por nuk ekziston nënshkrimi pa fajin tonë është pala tjetër ajo e cila nuk ka pranuar. Kjo ka mund të nënshkruhet të enjten që shkoi”, tha Kurti.

E sa i takon lirisë së lëvizjes apo vendimit të Qeverisës ë Kosovës për reciprocitet për targa dhe dokumente për hyrje-dalje, Kurti tha se katër propozime janë prezantuar gjatë takimit nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, pala kosovare ka qenë e hapur për diskutime, por e njëjta gatishmëri nuk ishte nga Serbia.

“Marrëveshja për lirinë e lëvizjes ka ardhur si temë me katër propozime, opsione që janë hedhur në tavolinë nga ana e BE-së përkatësisht ndërmjetësuesit, Lajçak. Deklarata se ka pasur propozime nga njëra palë dhe gatishmëri për kompromis janë të pavërteta. Ne ende kemi qenë të hapur për diskutime në këtë drejtim mirëpo nga ndërtesa ka dal pala tjetër. Ne si Republikë e Kosovës jemi tërësisht të interesuar për promovim të plotë të lirisë së lëvizjes. Kjo nënkupton se opsioni më i pranuar për ne do të ishte eliminimi i plotë nga dy vendet i dokumenteve hyrje-dalje të mos i ketë as Serbia e as ne kjo është më e mira”, u shpreh shefi i ekzekutivit kosovar.

Sa i takon propozimit për targat KS kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se këto targa nuk ka nevojë dhe nuk mund të rikthehen më në qarkullim.

“Në marrëveshjen e vitit 2016 vetë presidenti i Serbisë presidenti i Serbisë si nënshkrues i saj e ka pranuar që këto targa janë ilegale, si dhe ka pranuar që mundësia për regjistrim me targa KS është e përkohshme vetëm deri në shtator të vitit 2021. Ata që i kanë konvertuar veturat e tyre gjatë periudhës janar 2017- janar 2018, po ashtu e kanë ditur këtë dhe rrjedhimisht që nga shtatori i vitit 2021 i kanë konvertuar këto targa nga KS në RKS pa asnjë incident të vetëm. Edhe tek konvertimi i deritanishëm i targave edhe tek lëshimi i atyre 2679 dokumenteve hyrje-daljeve përgjatë 19 orëve të së hënës së 1 gushtit nuk kemi asnjë incident dhe asnjë ankesë. Targat KS nuk ka nevojë dhe nuk mund të rikthehen më në qarkullim. Qeveria e Republikës së Kosovës e konsideron Kosovën si shtet sovran dhe buron prej kësaj shtetësie e prej këtij sovraniteti dhe nuk mund të legjitimojë neutralitet vetanak ndaj vetë statusit të saj, se njëri prej opsioneve ka qenë që ne të prodhojmë targa neutrale”, ka thënë Kurti.

Shefi i Qeverisë së Kosovës u është përgjigjur kritikave për mosdeklarim lidhur me takimin e mbajtur në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai tha se nuk u deklarua pasi që ka pas një dakordim intern për mosprononcim.

“Unë nuk jam prononcuar pas takimit të datës 18 gusht, meqë ka pas një dakordim intern për mosprononcim, për mosacarim nga brenga se kjo do të ndikon negativisht në ecurinë e dialogut, jo të gjithë i janë përmbajtur këtij dakordimi”, theksoi Kurti.

Aktualisht në Kosovë po qëndrojnë të deleguarit e BE-së dhe ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.

Escobar, i cili dje arriti në Kosovë ka zhvilluar takime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe krerët opozitar, kurse sot pritet që bashkë me Lajçak të takojnë krerët institucional dhe opozitën.

Lajmet

Kosova heq ndalesën e importit për kafshët e gjalla dhe shpezët nga Shqipëria

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe ËOAH, në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk janë më të pranishme sëmundjet PPR – Mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1.

Sipas njoftimit, në bazë të Ligjit për Veterinarinë Nr. 2004/21, është marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit dhe lejohet importi i kafshëve të gjalla, dele dhe dhi dhe produkteve të tyre, si dhe i shpezëve të gjalla dhe produkteve të shpezëve, që vijnë nga Republika e Shqipërisë.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Continue Reading

Lajmet

Nga sot nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

By

Subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit kanë nisur sot fushatën elektorale.

Gjatë 12 ditëve sa do të zgjasë fushata, hulumtues dhe monitorues të procesit zgjedhor nga organizata të ndryshme dhe shoqëria civile u kanë bërë thirrje subjekteve politike që gara të zhvillohet në mënyrë korrekte, të qetë dhe në përputhje me standardet demokratike.

Ndërkohë, për këto zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar gjithsej 283 vëzhgues.

Continue Reading

Lajmet

Kosova forcon ushtrinë, nënshkruan kontratë me AM General për artileri moderne

Published

on

By

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është nënshkruar një kontratë kornizë me kompaninë amerikane të industrisë ushtarake, AM General, për furnizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me sisteme moderne të artilerisë mobile.

Sipas Maqedoncit, kontrata përfshin blerjen e sistemeve HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS), të cilat konsiderohen ndër mjetet më moderne të artilerisë mobile. Përveç tyre, marrëveshja përfshin edhe automjete moderne mbështetëse, pjesë rezervë, mirëmbajtje, si dhe trajnime për operimin dhe mirëmbajtjen e këtyre sistemeve.

Ai theksoi se me këtë blerje, ushtria e Kosovës po hyn në një fazë të re zhvillimi, duke rritur ndjeshëm fuqinë e zjarrit dhe aftësinë për qitje në distanca të largëta.

Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta“, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, bashkëpunimi me një prodhues të njohur amerikan dëshmon orientimin strategjik të Kosovës dhe angazhimin për rritjen e sigurisë kombëtare, duke kontribuar njëkohësisht në stabilitetin afatgjatë të rajonit.

Continue Reading

Lajmet

Skenderaj: Arrestohet një person për sulm fizik ndaj dy personave

Published

on

By

Një person është arrestuar pasditen e së martës në Skenderaj, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dy persona, një grua dhe një burrë, të dy shtetas kosovarë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30. Pas raportimit të rastit, zyrtarët policorë kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ka sulmuar fizikisht dy viktimat (një femër dhe një mashkull kosovar). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara