Lajmet

​Gërvalla: Sundimi i ligjit është faktori kryesor për bashkëpunim dhe stabilitet në Ballkan

Published

on

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mori pjesë sot në konferencën e ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, që u zhvillua virtualisht.

Sipas komunikatës ministrore, gjatë adresimit të saj, Gërvalla ka falënderuar Gjermaninë për kontributin e saj në forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Për Qeverinë e Kosovës ka thënë se është e përkushtuar për bashkëpunim në secilën fushë duke filluar nga ekonomia, shkenca, arsimi e fusha të tjera, duke vënë në pah që bashkëpunimi duhet të jetë i bazuar në vlera dhe parime.

“Sundimi i ligjit është faktori kryesor jo vetëm për bashkëpunimin, por edhe për stabilitetin, madje edhe për paqen në Ballkan. Shkeljet e çdo të drejte, të çdo detyrimi ligjor, paraqesin një pengesë të vërtetë për arritjen e çfarëdo suksesi në bashkëpunim rajonal”, ka potencuar Gërvalla.

Ajo ka theksuar se teksa po identifikohen projekte të dobishme për avancimin ekonomik të rajonit, duhet siguruar që të gjitha projektet të jenë në dobi të qytetarëve dhe jo vetëm të disa grupeve.

“Prandaj duhet të sigurojmë transparencë të plotë, konkurrencë të bazuar në rregulla dhe duhet të luftojmë transaksionet e paligjshme ndërkufitare, tregjet e zeza dhe krimin e organizuar. Shfrytëzimi i qytetarëve nga grupe të fuqishme të krimit të organizuar duhet të ndalet”, ka thënë ndër të tjera ministrja.

Gjithashtu ka theksuar nevojën që disa shtete të kenë një mbështetje më të madhe.

“Në rajonin tonë kemi ardhur me predispozita të ndryshme në këtë fazë të re të bashkëpunimit. Ka vende, si Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova, të cilat janë shkatërruar nga agresioni dhe gjenocidi në vitet 1990-a të cilat shkaktuan tragjedi dhe humbje në njerëz. Por kjo luftë totale kundër civilëve shkatërroi gjithashtu me paramendim infrastrukturat kryesore”, theksoi ajo.

Gërvalla më tej ka shtuar se këto miliarda dëme ende nuk janë kompensuar dhe kështu bashkëpunimin ekonomik në rajon detyrimisht e fillojnë nga pozicione të ndryshme.

“Këta qindra mijëra njerëz, të cilët ende nuk e kanë marrë veten nga këto dëme që iu janë shkaktuar, meritojnë trajtim më të veçantë dhe mbështetje më të madhe. Edhe ky është gjithashtu një parakusht për të ofruar shanse të barabarta për të gjithë”, ka theksuar ajo.

Lajmet

Gjykata Speciale e hedh poshtë kërkesën e Shalës për modifikimin e dënimit me burgim

Published

on

By

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e kanë hedhur poshtë kërkesën e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, për modifikimin apo uljen e dënimit me tri vjet burgim.

Në një njoftim për media, gjykata e Kosovës në qytetin holandez, e njohur edhe si Gjykata Speciale, tha se kryetarja e saj, Ekaterina Trendafilova, vendosi më 11 dhjetor se dënimi i Haxhi Shalës nuk do të ulet apo të modifikohet pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit të tij, shkruan REL.

Shala u dënua me tre vjet burgim në shkurt të këtij viti, si dhe me gjobë prej 400 eurosh, pasi paraprakisht e kishte pranuar fajësinë për pengim të drejtësisë.

Atij iu mohua modifikimi apo ulja e dënimit pasi Trendafilova, pas konsultimit me gjykatësit e paneleve që kishin shqiptuar dënimin, erdhi në përfundim se Shala “nuk kishte shprehur keqardhje” për krimin.

Trendafilova do ta shqyrtojë modifikimin e mundshëm të dënimit të Shalës në shkurt, sipas njoftimit, shkruan RadioEvropaeLirë.

Shala është mbajtur në burgun e qytetit holandez nga 11 dhjetorit 2023, që nënkupton se atij i kanë mbetur vetëm edhe një vit nga vuajtja e plotë e dënimit prej tri vjetësh.

Shala ishte dënuar së bashku me dy të tjerë, Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin, ndaj të cilëve prokurorët e Gjykatës Speciale kishin aktakuzë për pengim të drejtësisë.

Bahtijari dhe Januzi u dënuan me nga dy vjet burgim.

Që të tre kishin arritur marrëveshje me prokurorët për pranimin e fajësisë.

Çfarë thoshte aktakuza për Shalën, Januzin e Bahtijarin?

Aktakuza e konfirmuar për tre të akuzuarit më 10 korrik të vitit 2023, thotë se në periudhën midis 5 dhe 12 prillit 2023 Haxhi Shala, bashkë me Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin, kontaktuan një dëshmitar.

Më saktësisht, sipas aktakuzës, Ismet Bahtijari i bëri një vizitë dëshmitarit në shtëpinë e tij më 5 prill ndërsa Sabit Jonuzi bëri një vizitë më 12 prill.

Tutje në aktakuzë thuhet se dëshmitarit iu kërkua tërheqja e dëshmisë dhe iu ofruan benefite në këmbim.

Vepra në grup, sipas Prokurorisë, u krye nën direktivën e Haxhi Shalës.

Continue Reading

Lajmet

Bedri Hamza ia dorëzon Faton Pecit pozitën e kryetarit

Published

on

By

Bedri Hamza ia ka dorëzuar Faton Pecit mandatin e Kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci i cili doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 9 nëntor.

Hamza uroi Pecin duke thënë se do të kontribuojë për qytetin kudo dhe nga cilado pozitë që do të jetë, duke theksuar se tashmë gara politike ka përfunduar.

Të uroj për detyrën e re, të uroj shëndet e sukses… unë kudo që të jem do të bëjë maksimumin të bëjë veprimet e nevojshme të jenë në dobi të qytetit dhe qytetarëve të Mitrovicës pavarësisht a janë pozitë apo opozitë. Gara politike ka përfunduar”, tha  Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e Shenjtë

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Selinë e Shenjtë, ku do të zhvillojë një sërë takimesh.

Osmani së bashku me Zotërinë e Parë, do të priten në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik. Gjithashtu ajo do të zhvillojë takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Gjatë vizitës në Vatikan, Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit.

Në selinë e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, ndërkaq, Osmani do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues të Selisë së Shenjtë, përfaqësues diplomatik dhe personalitete të tjera.

Gjatë kësaj vizite ajo do të realizojë edhe një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim të thellimit të raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.

Continue Reading

Lajmet

Nis protesta e punëtorëve të KEK-ut për rritje pagash

Published

on

By

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) sot po proteston para zyrave qendrore të KEK-ut në Prishtinë.

Një numër i madh i punëtorëve nga sektorë të ndryshëm të korporatës po marrin pjesë në protestë, me kërkesën kryesore për rritjen e pagave.

Continue Reading

Të kërkuara