Kronikë e zezë

​Vidhen stoli ari e para në shtëpitë e tre vëllezërve në Krushë të Vogël

Rasti i cili është cilësuar si “Vjedhje e rëndë” dhe është në procedurë hetimore.

Published

on

Një vjedhje e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Krushë e Vogël e Prizrenit. Policia njofton se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpitë e tre vëllezërve dhe kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme e gjësende tjera me vlerë.

“Fsh. Krushë e Vogël, Prizren 10.08.2022-02:15. Është raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në tri shtëpi të viktimave meshkuj kosovarë-vëllezër dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari, para të gatshme dhe disa gjësende tjera në vlerë”, thuhet në raportin policor.

Rasti i cili është cilësuar si “Vjedhje e rëndë” dhe është në procedurë hetimore. 

Lajmet

Lipjan: Arrestohen dy prindër, nuk u kujdesën për fëmijën e tyre të sëmurë

Published

on

By

Dy prindër nga Lipjani janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për “shkelje të detyrimeve familjare”.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti u zbulua pasi fëmija i tyre i mitur u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK për trajtim mjekësor.

Hetimet e para tregojnë se gjendja e rënduar e të miturit ka ardhur si pasojë e mospërkujdesjes dhe mos-trajtimit të duhur nga ana e prindërve.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet nga organet e drejtësisë.

Është raportuar se është sjellë në QKUK- Prishtinë viktima mashkull kosovar i mitur, për shkak të gjendjes së tij jo të mirë, për shkak të mos trajtimit nga ana  e prindërve të tij. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident pune në Gjilan: Një i lënduar, arrestohet pronari i firmës

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh njofton se një person ka pësuar lëndime trupore mesditën e së hënës në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan, pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth tre metrash derisa ishte duke punuar në një firmë.

Viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti po trajtohet si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar pronarin e firmës, i cili pas intervistimit është liruar me vendim të prokurorit.

Rasti ka kaluar në procedurë të rregullt hetimore, ndërsa detajet e mëtejshme rreth gjendjes shëndetësore të të lënduarit nuk janë bërë të ditura.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjakovë: Një i vrarë dhe një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër.

Policia ka nisur një operacion të gjerë për arrestimin e të dyshuarit, i cili tashmë është identifikuar.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, dha detaje mbi gjendjen e viktimave:

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Elezaj për UBTnews.

I dyshuari që po kërkohet është pronari i lokalit ku ndodhi incidenti, ndërsa dyshohet se personi i plagosur u qëllua aksidentalisht, pasi nuk kishte lidhje me shkakun e konfliktit fillestar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë relevante dhe Prokurori i Shtetit për të udhëhequr hetimet.

Elezaj shtoi se po punohet me intensitet të lartë për kapjen e autorit.

“Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Aktualisht, operacioni i kërkimit po vazhdon në disa lokacione, ndërsa policia bën thirrje për bashkëpunim nga qytetarët që mund të kenë informacione mbi vendndodhjen e të dyshuarit.

 

Continue Reading

Lajmet

34 aksidente dhe afro 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është regjistruar një numër i lartë i gjobave të shqiptuara dhe i aksidenteve në rrugët e vendit

Sipas të dhënave zyrtare, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, mirëpo janë regjistruar gjithsej 34 aksidente trafiku, prej të cilëve 12 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 22 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit, ka shqiptuar gjithsej 1896 tiketa trafiku.

Sa i përket aktiviteteve operative për rendin dhe ligjin, janë arrestuar 5 persona, ku 2 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 persona janë dërguar direkt në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Të kërkuara