

Aktualitet
Sot është Dita ndërkombëtare e sigurisë dhe shëndetit në punë
Published
4 years agoon
By
Betim Gashi28 prilli është Dita botërore e sigurisë dhe shëndetit në punë. Çdo vit në këtë ditë mbahen aktivitete dhe fushata ndërgjegjësimi me qëllim përqendrimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet, sëmundjet dhe vdekjet në vendin e punës.
28 prilli është gjithashtu një ditë, në të cilën sindikatat në botë përkujtojnë dhe nderojnë kujtimin e viktimave të aksidenteve dhe sëmundjeve në punë.
Dita Botërore për sigurinë dhe shëndetin në punë është një pjesë integrale e Strategjisë Globale mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e drejtuar nga ILO, e cila promovon krijimin e një sigurie globale parandaluese dhe të një kulture shëndetësore me përfshirjen e të gjithë akterëve.
Në këtë datë, në shumë vende të botës, autoritetet kombëtare, sindikatat, organizatat e sigurisë dhe të shëndetit në punë dhe punëdhënësit, organizojnë aktivitete të shumta.
You may like
Bota
SHBA-ja e godet me sanksione të reja “flotën në hije” të Iranit
Published
7 minutes agoon
April 11, 2025By
UBTnews
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj “flotës në hije” të Iranit. Sanksionet godasin një individ dhe grupe me seli në Indi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, anijet e të cilëve kanë transportuar naftë iraniane.
Departamenti amerikan i Thesarit tha se shtetasi indian me bazë në Emirate, Jugwinder Singh Brar, është sanksionuar. Sipas Thesarit, ai ka kompani transportuese me një flotë prej pothuajse 30 anijesh.
“Anijet e tij janë përfshirë në transportin e rrezikshëm nga anija në anije të naftës iraniane në ujërat pranë Irakut, Iranit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjirit të Omanit”, tha Thesari përmes një deklarate.
Sanksionet po ashtu kanë shënjestruar dy entitete nga Emiratet dhe dy nga India që kanë në pronësi dhe operojnë me anijet e Brarit dhe që kanë transportuar naftë iraniane në emër të Kompanisë Kombëtare iraniane të Naftës dhe të ushtrisë iraniane, tha Thesari amerikan.
“Regjimi iranian mbështetet në rrjetin e tij të transportuesve dhe ndërmjetësve sikurse Brar dhe kompanitë e tij, për të mundësuar shitjen e naftës dhe për të financuar aktivitetin e tij destabilizues”, tha sekretari i Thesarit, Scott Bessent.
Thesari tha se SHBA-ja mbetet e përqendruar në pengimin e të “gjitha elementeve të eksportit të naftës iraniane”, veçmas të atyre që përftojnë nga kjo tregti.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se synon që të sjellë në zero eksportet e naftës së papërpunuar të Iranit. Shteti i tij ka shënjestruar edhe më herët njerëz dhe kompani që lehtësojnë shitjen e milionave fuqi të naftës iraniane.
Ekonomia e Iranit varet shumë nga të ardhurat e naftës dhe siç ka deklaruar Departamenti amerikan i Shtetit më 6 shkurt, këto të ardhura përdoren për të financuar “grupe terroriste dhe rrjetin e bashkëpunëtorëve”, duke iu referuar rrjetit rajonal të Iranit të përbërë nga grupe të armatosura që e kundërshtojnë Izraelin dhe SHBA-në.
Në bazë të marrëveshjes bërthamore, të arritur më 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore, u hoqën sanksionet amerikane duke i mundësuar Iranit që të shesë naftë. Trumpi u tërhoq nga marrëveshja më 2018 dhe rivendosi sanksione që ulën eksportet në rreth 400.000 fuçi në ditë.
Më pas, Irani rriti eksportet përmes shmangies së sanksioneve. “Flota në hije” e cisternave të Iranit ka qenë thelbësore në aftësitë e Teheranit për të shmangur sanksionet dhe për të transportuar fshehurazi naftë.
Kjo përfshin dërgesat nga anija në anije, përmes ndërmjetësve, transaksioneve të fshehura financiare dhe ribrendimin e naftës duke ia fshehur origjinën iraniane e duke e bërë që të duket se vjen nga një shtet tjetër.
Këto metoda i kanë lejuar Iranit që të vazhdojë dërgesat e naftës dhe të krijojë të ardhura pavarësisht sanksioneve./REL/
Bota
Kina kundërpërgjigjet SHBA: Vendos tarifë 125% për importet amerikane
Published
1 hour agoon
April 11, 2025By
UBTnews
Kina ka njoftuar vendosjen e një tarife të re prej 125% për importet nga Shtetet e Bashkuara, në një lëvizje të re në përshkallëzimin e luftës tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës.
Tarifa e re, e cila shënon një rritje të ndjeshme nga 84% që ishte shpallur të mërkurën, vjen si kundërpërgjigje direkte ndaj masave të fundit proteksioniste të administratës amerikane. Me këtë vendim, Kina ka barazuar nivelin e tarifës me atë të vendosur aktualisht nga SHBA për mallrat kineze.
Ekspertët paralajmërojnë se përshkallëzimi i mëtejshëm i tarifave rrezikon të rëndojë edhe më shumë mbi ekonominë globale, në një moment të ndjeshëm për tregjet dhe zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar.
Bota
6 të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në lumin Hudson në New York
Published
2 hours agoon
April 11, 2025By
UBTnews
Pas helikopterit që u rrëzua dje në lumin Hudson pranë Manhattanit, jetën e kanë humbur gjashtë pasagjerët në bord.
“Tre të rritur dhe tre fëmijë ishin në bordin e helikopterit ‘Bell 206’ që ishte nisur nga qendra e qytetit ‘Skyport’ rreth orës 15:00“, tha kryetari i bashkisë së New Yorkut, Eric Adams, duke shtuar se piloti dhe familja ishin në vizitë nga Spanja.
Adams theksoi se po hetohen shkaqet e incidentit.
Komisionerja e Departamentit të Policisë së New Yorkut, Jessica Tisch, po ashtu foli në konferencën për media, së bashku me kreun e bashkisë.
“Katër viktima u shpallën të vdekur në vendngjarje dhe dy të tjera u dërguan në spitalet e zonës lokale, ku fatkeqësisht të dy më pas iu dorëzuan plagëve të tyre“, tha Tisch, por nuk zbuloi identitetin e tyre në pritje të njoftimit të familjes.
Më herët, Departamenti i Policisë së New Jorkut konfirmoi në rrjetet sociale se përplasja ndodhi afër autostradës “West Side” dhe “Spring Street”, duke paralajmëruar shoferët dhe këmbësorët që “të presin automjete emergjente dhe vonesa në trafik në zonat përreth”.
Videot nga kalimtarët tregonin helikopterin duke u copëtuar në ajër derisa po binte në lumë. Pamjet e lajmeve treguan varkat e kërkim-shpëtimit që vepronin në zonë në një ditë me re.
Bota
Macron për pezullimin e tarifave: Derë për negociata, duhet të kemi kundërmasat tona
Published
2 hours agoon
April 11, 2025By
UBTnews
Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar me shqetësim ndaj vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të pezulluar për 90 ditë tarifat ndaj disa vendeve, duke e cilësuar këtë hap si “të brishtë” dhe një burim pasigurie për bizneset ndërkombëtare.
Në një postim të publikuar të premten në rrjetin X, Macron u shpreh: “Pezullimi i pjesshëm dërgon një sinjal dhe lë derën hapur për dialog. Por kjo pauzë është e brishtë.”
Presidenti francez shtoi se periudha 90-ditore e pezullimit “do të thotë 90 ditë pasiguri për të gjitha bizneset tona, në të dy anët e Atlantikut dhe përtej.”
Macron thekson se BE duhet të vijojë negociatat me SHBA për tarifat, por duhet të punojë dhe për kundërmasat për të mbrojtur veten.
“Evropa duhet të vazhdojë të punojë për të gjitha kundërmasat e nevojshme dhe të mobilizojë të gjitha levat në dispozicion për të mbrojtur veten. Ne kemi të drejtë të luftojmë, janë punët dhe jetët e vendeve tona në rrezik”, ka deklaruar presidenti francez.
Reagimi i Macron vjen në një kohë kur tregjet globale janë tronditur ndjeshëm nga përshkallëzimi i luftës tregtare mes SHBA-së dhe Kinës. Indekset kryesore në Azi shënuan rënie të ndjeshme të premten, ndërsa analistët shprehen të shqetësuar për paqëndrueshmërinë që po krijon kjo situatë në ekonominë botërore.
Megjithëse Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se pezullimi i tarifave është një hap drejt negociatave me dhjetëra vende, përfshirë Kinën, skepticizmi ndër partnerët ndërkombëtarë mbetet i lartë.
Macron është një nga liderët e parë evropianë që ka kundërshtuar publikisht vendimin e Trump, për vendosjen e tarifave ndaj aleatëve.

SHBA-ja e godet me sanksione të reja “flotën në hije” të Iranit

Përkujtohet Asdreni, 153 vjetori i lindjes së Aleksandër Stavre Drenova

OBSH kërkon më shumë angazhim në luftën kundër fruthit

Përdorni Windows 11? Kjo ju është shfaqur pa e ditur fare

ZRRE-ja pritet të vendos sot për rritjen e çmimit të energjisë

Çifti Michelle-Barack Obama u përfolën për divorc, si qëndron e vërteta?

Kina kundërpërgjigjet SHBA: Vendos tarifë 125% për importet amerikane

6 të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në lumin Hudson në New York

Salah i jep fund spekulimeve, rinovon kontratën me Liverpoolin
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota3 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota2 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Bota3 months ago
Trump zbulon listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë