Lajmet

​Shefi i BE-së e vlerëson impresionues organizimin e zgjedhjeve në Kosovë

Published

on

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka vizituar qendrën e votimit në shkollën fillore “Dardania”, ku është njoftuar nga afër me procedurat e procesit zgjedhor në një qendër të votimit dhe në vendvotim, me ç’rast e ka quajtur impresionues organizimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Ai ka porositur qytetarët e Kosovës që të respektojnë masat antiCOVID, teksa ka thënë se është ende herët për të dhënë një konkludim lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot.

“Edhe pse moti është sfidues ne kemi dalë për të monitoruar zgjedhjet. Deri tash është vështirë të japim një konkludim konkret, por mund të shoh se njerëzit nëpër qendrat e votimit kanë njohuri për procesin dhe dinë çfarë po bëjnë, janë të vetëdijshëm për rëndësinë. Organizimi i zgjedhjeve është bukur impresonues. Natyrisht kemi parë se ka edhe vështirësi për shkak të pandemisë COVID-19 dhe të gjitha masave që duhet të ndërmerren lidhur me pandeminë. Kam dëshirë t’iu them të gjithë atyre që duan të votojnë që ai ose ajo duhet t’i respektojnë masat kundër pandemisë”, tha ai.

Ai ka paralajmëruar se do të ndjek nga afër procesin e votimit edhe në regjione tjera.

Nga përshtypjet e para që ka marrë në shkollën “Dardania” në Prishtinë, Szunyog u shpreh optimist se kushtet atmosferike nuk do të pengojnë qytetarët që të dalin për të votuar.

“Ne jemi interesuar për pjesëmarrjen e votuesve në këto zgjedhje. Natyrisht këtu në Prishtinë qasja është më e lehtë në vendvotime, por deri më tani kemi parë se kushtet atmosferike nuk kanë pasur efekt negativ në daljen e qytetarëve për të votuar. Por, prapë do të na duhet të presim gjatë ditës për të parë sa do të jetë pjesëmarrja në këto zgjedhje. Gjithashtu planifikojmë që të dalim dhe jashtë Prishtinës, të shikojmë sesi regjionet tjera po votojnë. Kushtet atmosferike janë të vështira por ne do të tentojmë të dalim për të monitoruar edhe regjionet tjera”, shtoi ai.

Në shkollën fillore të mesme të ulët “Dardania” në Prishtinë të drejtë vote kanë 11 mijë e 558 persona. 

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Lajmet

UBT shënon 25 vite si institucioni me ndikimin më të madh ekonomik në arsimin jopublik

Published

on

By

Në jubileun e 25-vjetorit të themelimit, UBT po konfirmon edhe një herë pozicionin e tij si institucioni me numrin më të madh të të punësuarve në sektorin privat të arsimit të lartë në Kosovë, duke dëshmuar ndikimin e drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Për një çerek shekulli, UBT ka ndërtuar jo vetëm një institucion arsimor modern, por një ekosistem të fuqishëm zhvillimi që gjeneron vende pune, inovacion dhe stabilitet ekonomik. Nga një fillim modest me pak akademik, sot UBT përfshin qindra profesorë, doktorë shkencash, ekspertë dhe profesionistë nga të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë.

Rritja e vazhdueshme e stafit gjatë këtyre viteve reflekton vizion të qartë strategjik dhe investim të qëndrueshëm në kapitalin njerëzor. Ky zgjerim nuk përfaqëson vetëm sukses institucional, por një kontribut konkret në uljen e papunësisë dhe fuqizimin e tregut të punës në Kosovë.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se arritja e këtij jubileu përkon me një moment të rëndësishëm zhvillimor për institucionin.

“25 vjet më parë nisëm me një vizion për të ndërtuar një institucion që do të ndikonte realisht në zhvillimin e vendit. Sot, kur UBT është punëdhënësi më i madh në arsimin e lartë privat, mund të themi me bindje se kemi krijuar një model të qëndrueshëm që gjeneron dije, punësim dhe zhvillim ekonomik”, theksoi rektori Hajrizi.

Përgjatë këtij rrugëtimi, UBT ka investuar vazhdimisht në zgjerimin e kapaciteteve akademike, teknologjike dhe kërkimore, duke krijuar një mjedis profesional ku promovohen barazia gjinore, meritokracia dhe zhvillimi i vazhdueshëm.

Në 25-vjetorin e tij, UBT nuk feston vetëm historinë e suksesit, por konfirmon angazhimin për të vazhduar të jetë një shtyllë e ekonomisë së dijes dhe një motor i fuqishëm i punësimit në Kosovë.

Continue Reading

Të kërkuara