Lajmet

Szunyog: Drafti i Asociacionit duhet të dërgohet në Kushtetuese, tre krerët e shtetit premtuan themelimin

Published

on

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim ndërkombëtar dhe ligjor i Kosovës, për të cilin vendi është rënë dakord në vitin 2013 dhe se është ratifikuar edhe nga Kuvendi i Kosovës me shumicë kushtetuese.

Ai ka thënë se BE-ja ka propozuar draftin për Asociacionin, për të cilin tha se kryeministri Albin Kurti ishte i gatshëm që ta nënshkruante dhe ta pranonte ne tetor të vitit të kaluar.

Szunyog ka theksuar se ky draft respekton vijat e kuqe të të dyja palëve dhe se drafti duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Kjo marrëveshje është ratifikuar edhe nga Kuvendi i Kosovës me shumicë kushtetuese. Pra, nga ky këndvështrim, është obligim ndërkombëtar i Kosovës, por është obligim ligjor vendor që të themelojë Asociacionin. Ne kemi propozuar si Bashkimi Evropian, kemi propozuar një draft. Kuptimi im është se kryeministri Kurti në fakt ishte i gatshëm ta pranonte këtë draft dhe ta nënshkruante tetorin e kaluar. Pra, nga ky këndvështrim, ne besojmë se ky është një draft i mirë, duke respektuar vijat e kuqe të të dyja palëve. Dhe ne besojmë se duhet marrë dhe dërguar në Gjykatën Kushtetuese në atë mënyrë që të jetë e pranueshme dhe Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për këtë”, ka thënë ai.

Ambasadori i BE-së në Kosovë ka thënë se të tre krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparalmetari Glauk Konjufca, kanë premtuar themelimin e Asociacionit, në letrën e përbashkët të nënshkruar nga ta dërguar Këshillit të Evropës.

Për këtë ai ka thënë se Asociacioni duhet themeluar dhe sa më shpejt të bëhet kjo, sipas tij, aq më mirë do të jetë për përparimin e Kosovës në rrugën për t’u bërë anëtare e BE-së.

“Por përsëri, ky është vetëm hapi i parë në procesin e themelimit të Asociacionit. Dhe përsëri, mirëkuptimi im është gjithashtu se në këtë letër të përbashkët të nënshkruar nga Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit, dërguar Këshillit të Evropës majin e kaluar, tre liderët kushtetues të Kosovës në fakt premtuan themelimin e Asociacionit. Kështu që unë mendoj se kjo është diçka që duhet bërë. Sa më shpejt të bëhet kjo, aq më mirë për përparimin e Kosovës në rrugën për t’u bërë anëtare e BE-së”, ka thënë ai.

Szunyog i pyetur për tri kushte e vendosura nga kryeministri Albin Kurti në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, ka thënë se me shumë takime e diskutime në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve janë vërtet të rëndësishme për Kosovën.

“Pra, nga ky këndvështrim, mendoj se ka një interes të qartë të Kosovës, por edhe, natyrisht, një interes të qartë të Serbisë që të ketë realisht, për të arritur normalizimin e plotë, që do të thotë, së pari të gjitha, zbatimi i marrëveshjes nga shkurti 2023, por edhe të gjitha marrëveshjeve të mëparshme. Dhe kjo është diçka që duhet bërë sa më shpejt të jetë e mundur. Pra, nga këndvështrimi im, më shumë takime, më shumë diskutime dhe më shumë marrëveshje janë vërtet të rëndësishme për Kosovën”, ka thënë ai

Vendi

Kurti për varrimin e Mlladiqit: Serbia ka kaluar në glorifikim shtetëror të gjenocidit

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj ceremonisë së varrimit të ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq, duke akuzuar Beogradin zyrtar për glorifikim shtetëror të një krimineli të dënuar për gjenocid.

Kurti ka krahasuar zhvillimet e fundit në Kosovë me ato në Serbi, duke përmendur 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës dhe Ditën e Kushtetutës së Kaçanikut.

Në anën tjetër, ai ka thënë se Serbia fundjavën e ka kaluar duke u përgatitur për ceremoninë e Mlladiqit.

“Serbia fundjavën e kaloi në përgatitje të asaj që bëri dje: nderime të larta shtetërore për kriminelin e luftës, gjeneralin serb, Ratko Mlladiq, fajtorin e gjenocidit në Srebrenicë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se gjenocidi në Srebrenicë është fakt historik i dokumentuar përmes dëshmive, identifikimeve forenzike dhe dokumentimit të krimeve.

Kurti e ka krahasuar Mlladiqin me ish-presidentin jugosllav, Slobodan Millosheviq, duke e cilësuar atë si një prej figurave kryesore të aparatit ushtarak të tij.

Ai ka kritikuar gjithashtu ceremoninë e organizuar për Mlladiqin, duke thënë se Serbia ka kaluar nga mohimi i krimeve në glorifikimin e tyre.

“Kështu mohimi i gjenocidit kaloi nga deklarata politike në liturgji shtetërore”, ka shkruar Kurti.

Në fund, ai ka deklaruar: “Nga dita e djeshme, mohimi është fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit”./A.K/

Continue Reading

Vendi

Trepça rikthen në menaxhim lokalin në Sheshin e Mitrovicës së Veriut pas 27 vjetësh

Published

on

Trepça ka rikthyer në menaxhim një lokal në Sheshin e Mitrovicës së Veriut, për të cilin ndërmarrja thotë se kishte qenë jashtë menaxhimit të saj për 27 vjet.

Rikthimit të pronës i ka paraprirë njoftimi zyrtar i 27 gushtit 2026, përmes të cilit Trepça, duke u bazuar në të dhënat e Certifikatës së Pronësisë, kishte kërkuar lirimin e pronës dhe paraqitjen e dokumentacionit që dëshmon të drejtën e shfrytëzimit.

Sipas ndërmarrjes, pas përfundimit të procedurave, lokali është rikthyer nën menaxhimin e Trepçës./A.K/

Continue Reading

Vendi

“Liria Ka Emër” para EULEX-it: “Shpalleni të pafajshëm!”

Published

on

Aktivistë të platformës qytetare “Liria Ka Emër” kanë zhvilluar të martën një aktivitet simbolik para objektit të EULEX-it në Prishtinë, ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara.

Gjatë aktivitetit është vendosur pankarta me mesazhin “Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm!”, ndërsa platforma ka kërkuar drejtësi dhe liri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Para mediave foli Flaka Fazlija, vajzë dëshmori, e cila tha se kërkesa e tyre nuk është për hakmarrje, por për drejtësi, duke theksuar se procesi në Hagë nuk duhet të shkëputet nga konteksti historik i luftës së Kosovës.

“Ne nuk kërkojmë hakmarrje. Ne kërkojmë drejtësi. Ama drejtësia nuk mundet me qenë e drejtë nëse e harron historinë”, deklaroi Fazlija.

Ajo tha se më 16 shtator, kur pritet vendimi për ish-krerët e UÇK-së, nuk pritet vetëm një aktgjykim, por edhe një përgjigje që, sipas saj, ka rëndësi për mënyrën se si trajtohet historia e Kosovës.

Fazlija iu bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare që të mos harrojnë sakrificën mbi të cilën është ndërtuar Republika e Kosovës.

Ndërkohë, platforma “Liria Ka Emër” ka paralajmëruar vazhdimin e aktiviteteve në prag të Marshit për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

PISA 2025: Rënie në matematikë, Kosova mbetet nën OECD

Published

on

Sipas rezultateve, Kosova ka marrë mesatarisht 357 pikë në shkencë, 340 pikë në lexim dhe 350 pikë në matematikë. Krahasuar me vitin 2022, rezultati në shkencë ka mbetur i njëjtë, leximi ka rënë nga 342 në 340 pikë, ndërsa matematika nga 355 në 350 pikë.

Rezultati më i lartë është shënuar në fushën e zgjidhjeve kompjuterike, me 359 pikë. Megjithatë, rezultatet e Kosovës në të gjithë treguesit kryesorë mbeten nën mesataren e vendeve të OECD-së.

Raporti tregon gjithashtu performancë më të lartë të vajzave, veçanërisht në shkencë dhe lexim. Në shkencë vajzat kanë marrë 366 pikë, ndërsa djemtë 347, kurse në lexim diferenca është edhe më e madhe, 358 pikë për vajzat dhe 322 për djemtë. Në matematikë rezultatet janë pothuajse të barabarta.

Vetëm rreth 21 për qind e nxënësve në Kosovë kanë arritur të paktën Nivelin 2 në shkencë, ndërsa në matematikë kjo përqindje është 15 për qind dhe në lexim rreth 16 për qind.

Raporti rekomandon përmirësimin e cilësisë së të nxënit, si dhe përdorimin më efektiv të teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale për kërkim, analizë, verifikim dhe krijim të pavarur të njohurive.

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se rezultatet do të analizohen në detaje dhe do të shërbejnë si bazë për ndërhyrjet dhe përmirësimet në Strategjinë e re të Arsimit.

Në PISA 2025, në krye të renditjes u pozicionuan Kina dhe Singapori./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara