Lajmet

​Investimet e BE-së në arsim, mundësi për të rinjtë kosovarë që të hyjnë në ambientet që janë me standarde evropiane

Published

on

Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar të hënë kantierin e objekteve të reja për Fakultetin e Matematikës dhe Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës, në të cilën ka parë nga afër punimet që po bëhen në këtë objekt.

Ambasadori Szunyog derisa është shprehur i lumtur me ndërtimin e këtij objekti, shpreson se studentët e rinj të mund të vijnë në ndërtesë për të studiuar tashmë në vitin akademik duke filluar nga tetori i 2025-ës. Në këtë drejtim, ai nënvizoi se në një mënyrë përmes këtyre nismave po ndihmohen të rinjtë kosovarë që të hyjnë në ambientet që janë me standardet evropiane.

Pas vizitës me rektorin aktual të UP-së, Qerim Qerimi, Szunyog shton se BE mbetet donatori më i madh për Kosovën, dhe ka theksuar se ky është rezultat i prekshëm, jo vetëm për këtë punë ndërtimore, por edhe për të ardhmen e Kosovës, në këtë rast studentët.

“Mbaj mend, mendoj se ishte më pak se dy vjet më parë në kohën e dimrit, kur ne në fakt hodhëm hapat e parë këtu dhe nuk kishte asgjë, kështu që pas 18 muajsh tashmë mund të shihen ndërtesat e përfunduara. Çfarë kam kuptuar unë duke folur me kolegët tanë është se ndërtesa do të përfundonte brenda një viti dhe shpresojmë që studentët e rinj të mund të vijnë në ndërtesë për të studiuar tashmë në vitin akademik duke filluar nga tetori 2025. Pra, është me të vërtetë një kënaqësi të shoh diçka që është bërë së bashku nga BE-ja dhe gjithashtu Universiteti i Prishtinës dhe Ministria e Arsimit, dhe sigurisht, do të vlerësoja gjithashtu punën e mirë të partnerit tonë zbatues UNOPS”, tha Szunyog.

Ambasadori Szunyog tha se kjo nismë është veçanërisht interesante për ata që duan të punojnë në fushën e IT-së ose TIK-ut.

“Është një shembull i ndihmës së BE-së për Kosovën, BE-ja është donatori më i madh për Kosovën. Ky është një rezultat i prekshëm, jo vetëm për këtë punë ndërtimore, por edhe për të ardhmen e Kosovës për studentët. Pra, kuptoni se kjo është veçanërisht interesante për ata që duan të punojnë në fushën e IT ose TIK. Mendoj se në njëfarë mënyrë po i ndihmojmë të rinjtë kosovarë që të hyjnë në ambientet që janë me standardet evropiane dhe mund t’u mundësojmë të studiojnë më mirë”, ka shtuar Szunyog.

Ndërsa, falënderues ndaj ndihmës së BE-së janë shprehur edhe rektori, Qerim Qerimi bashkë me punëtorët që po kryenin punën në këtë objekt.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara