Lajmet

​QKUK: Mbi 2 mijë koronarografi dhe 1 mijë e 500 stentime nga fillimi i vitit

Drejtori i Kardiologjisë paraqiti punën që po bëhet në klinikë dhe planet për zhvillimin e mëtejmë të shërbimeve.

Published

on

Mbi 2 mijë koronarografi dhe 1 mijë e 500 stentime janë bërë nga fillimi i vitit e deri më tani në QKUK. Këto shifra u bënë të ditura gjatë vizitës që ka bërë në Klinikën e Kardiologjisë, zëvendësuesja e Ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha bashkë me zëvendësministrin Arsim Berisha, kryesuesja e bordit drejtues, Aida Rexhepi, Agreta Gashi anëtare dhe u.d. drejtoresha e përgjithshme të ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi.

Në takim, drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi ka paraqitur punën që po bëhet në klinikë dhe planet për zhvillimin e mëtejmë të shërbimeve, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Sipas Kamberit, klinika ka gjithsej 75 shtretër, 41 mjekë dhe 62 infermier/e që kanë bërë dhe po bëjnë punë të madhe, por nevojitet shtim i mëtejmë i kapaciteteve hapësinore dhe investime në aparaturë.

Dafina Gexha, zëvendësuese e ministrit të Shëndetësisë, tha se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë përkrahje për investime në aparaturë mjekësore, por edhe për zhvillim dhe avancim të shërbimeve kardiologjike.

Ajo kërkoi që drejtuesit e klinikës në bashkëpunim me Bordin Drejtues dhe menaxhmentin e ShSKUK-së, të bëjnë planifikimet e nevojshme për aparatura dhe investime, projekte që do të përkrahen nga MSh-ja. Mbështetje për Klinikën e Kardiologjisë ofroi edhe Bordi Drejtues dhe menaxhmenti i ShSKUK-së.

Lajmet

Sot nis Forumi i Paqes në Paris, Kurti përfaqëson Kosovën

Published

on

Sot fillon Forumi i Paqes të Parisit, ngjarja ndërkombëtare vjetore që mbahet në Paris, e krijuar për të promovuar bashkëpunimin global dhe qeverisjen shumëpalëshe përballë sfidave botërore.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar dje për në kryeqytetin e Francës, ku do të marrë pjesë në këtë forum me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale në margjina të Forumit.

Ndërkaq, mbrëmë Kurti ishte i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Tri duele të zjarrta sot në Superligë

Published

on

Xhiro e 11-të e Superligës së Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe sot me tri ndeshje të tjera, ku vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë tek lideri i tabelës, Prishtina, e cila viziton Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Në dy ndeshjet tjera, Drenica e pret Dritën kurse Ferizaj ballafaqohet me Prishtinën e Re.

Të tri ndeshjet nisin nga ora 13:00.

Ndërkaq, dje u zhvilluan dy ballafaqimet e para ku Ballkani deklasoi Malishevën me rezultat 5-0, kurse Dukagjini triumfoi ndaj Gjilanit me rezultat 2-0./S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Sulmet izraelite vrasin 33 persona në Gaza

Published

on

Të paktën 33 palestinezë u vranë në një valë sulmesh izraelite në Gaza, njoftojnë agjencia e Mbrojtjes Civile dhe spitalet e drejtuara nga Hamasi.

Izraeli kreu sulmet në përgjigje të asaj që tha se ishin shkelje nga Hamasi të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të, shkruan BBC.

Ministri i mbrojtjes i Izraelit akuzoi Hamasin për një sulm në Gazën jugore që vrau një ushtar izraelit të martën dhe për shkelje të kushteve për kthimin e trupave të pengjeve të vdekura.

Hamasi pretendoi se nuk kishte “asnjë lidhje” me sulmin dhe këmbënguli se ishte i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump mbajti qëndrimin se asgjë nuk do të rrezikonte armëpushimin, por shtoi se Izraeli duhet të kundërsulmojë kur ushtarët e tij të jenë në shënjestër./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

​Portieri i Interit nën hetim për vrasje të paqëllimshme

Published

on

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për portierin e dytë të Interit, Josep Martinez, i cili është vënë nën hetim për vrasje rrugore pas një aksidenti tragjik që ndodhi të martën në mëngjes, në afërsi të Komos.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 në Rrugën Provinciale 32 në Fenegrò, vetëm pak kilometra larg qendrës stërvitore të Interit në Appiano Gentile.

Sipas raportimeve të para, Martinez po udhëtonte me makinën e tij kur goditi një 81-vjeçar, Paolo Saibene, i cili po lëvizte me një karrocë elektrike me katër rrota.

I moshuari humbi jetën në vend si pasojë e përplasjes, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit. Dyshohet se viktima mund të ketë hyrë papritur në rrugë.

Josep Martinez, 26 vjeç, i cili iu bashkua Interit këtë verë, aktualisht po bashkëpunon me autoritetet hetimore, mirëpo klubi zikaltër ende nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me incidentin./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara