Lajmet

​Qeveria e Kosovës për marrëveshjen me ShBA: Garanton investimet amerikane në Kosovë

Publikuar

Qeveria e Kosovës e vlerëson Marrëveshjen për Nxitjen e Investimeve (IIA) që ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të SHBA-ve, për të sjellë gamën e prodhimeve financiare në Kosovë, ku përfshihet financimi i borxhit, investimeve në ekuitet, sigurimi i riskut politik dhe grantet për ndihmë teknike.

Sipas komunikatës nga zyra e kryeministrit thuhet se kjo marrëveshje hap rrugë dhe garanton investimet amerikane në Kosovë.

“Kjo marrëveshje shpreh vullnetin e përbashkët të Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve për të inkurajuar aktivitetet ekonomike në Kosovë që promovojnë zhvillimin ekonomik dhe kapacitetet prodhuese të vendit tonë. Marrëveshja për Nxitjen e Investimeve (IIA), hap rrugë dhe garanton investimet amerikane në Kosovë, efektet e së cilës do të shihen gjatë vitit 2021, si dhe është një hap konkret drejt maksimalizimit të efekteve ekonomike të Marrëveshjes”, thuhet në komunikatën për media.

Republika e Kosovës është vendi i parë në Ballkanin Perëndimorë që ka nënshkruar Marrëveshje për Nxitjen e Investimeve (IIA) me Korporatën e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC).

Lajmet

Kapja e spiunëve të BIA, Dogana del me sqarim

Publikuar

nga

Dogana e Kosovës ka reaguar pas arrestimit të dy personave sot në Ferizaj nën dyshimin për spiunim për BIA-n serbe, duke thënë se personi Bedri Shabani është pushuar nga pozita e tij në doganë 20 vjet më parë, konkretisht në fillim të vitit 2004.

Shkarkimi i tij ka ardhur për shkak të shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes së Doganës së Kosovës, lidhur me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv. Qe nga shkarkimi i tij, personi në fjalë nuk ka pasur asnjë lidhje me Doganën e Kosovës, thuhet në sqarim.

Dogana e Kosovës përgëzon autoritetet e Kosovës për zbatimin e ligjit për përpjekjet e tyre në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë.

Ne punojmë ngushtë me të gjitha institucionet e sigurisë për të mbështetur sigurinë kombëtare, në përputhje me misionin tonë. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e standardeve më të larta të integritetit dhe transparencës në radhët tona”, përfundon komunikata për media.

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se pas zhvillimit të hetimeve disamujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale spiunimi.

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi janë personat e arrestuar sot nën dyshimin për spiunim për agjencinë e inteligjencës serbe BIA.

Arrestimi i tyre është bërë i mundur pas zbulimit nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

Prokuroria ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Policia ka vazhduar me bastisjen e pronave të dy të dyshuarve, të cilët dyshohet se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.

Njëri prej të arrestuarve, Bedri Shabani, ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Interesi shtetëror, Osmani flet për raportet me Kurtin

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar raportet me kryeministrin Albin Kurti, tha se çdo gjë është e tejkalueshme kur të vendoset interesi shtetëror dhe qytetarë.

Ajo pas takimit me kryetarët e komunave, foli edhe për themelimin e asociacionit, ku tha se bazë e tij do të jetë kushtetueshmëria dhe ligjshmëria.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se nuk beson që ekzistojnë dallime të patejkalueshme mes tij dhe krerëve tjerë shtetërorë, përfshirë Osmanin.

Diskutimet janë rritur secilën herë e më shumë, pasi Presidenca ka thënë se Qeveria nuk është konsultuar me të për hapat që ka bërë Kosova për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Bërja e hapave drejt asociacionit ka qenë kusht për Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë evropiane në muajin 17 maj.

Prishtina zyrtare, një ditë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, deklaroi se gjatë muajit maj do të dërgojë për shqyrtim në Kushtetuese një propozim për asociacionin, por zyrtarë të lartë të Perëndimit kanë vlerësuar se një gjë e tillë është e pamjaftueshme. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ende s’ka padi për Banjskën, flasin nga Kryeprokuroria

Publikuar

nga

Kanë kaluar më shumë se tetë muaj nga sulmi terrorist në Banjska të Zveçanit, ku humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.

Zyrtarisht ende nuk ka padi të ngritur nga Prokuroria e Kosovës për grupin terrorist serb me në krye Milan Radoiçiq, i vënë në kërkim nga Interpoli, por që vazhdon të qëndrojë i lirë në Serbi.

Drejtues të institucioneve të shtetit dhe analistë kanë kritikuar Prokurorinë e Shtetit për mos ngritjen e padisë.

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media në dhjetor 2023 së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka kritikuar Prokurorinë duke thënë se përkundër fakteve të siguruara nga institucionet e sigurisë, Prokuroria nuk ngriti asnjë aktakuzë për sulmin në Banjska.

Ka pasur numër faktesh, dëshmi të mjaftueshme për të ngritur aktakuza, ky ishte vit i sulmeve kriminale, ka shpërputhje midis informacionit, fakteve dhe aktakuzave në anën tjetër. Ky hendek nuk mund të mbushet nga Qeveria, i takon Prokurorisë, unë jam për të ndihmuar, dhe ata për të punuar”, kishte thënë Kurti.

Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit Besim Kelmendi, mos ngritjen e asnjë aktakuze për rastin Banjska e ka arsyetuar me faktin e afatit ligjor për ngritjen e aktakuzave, i cili është dy vjet me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Afati ligjor për ngritjen e aktakuzave janë dy vjet me mundësi vazhdimi në rastet e ndërlikuara edhe për një vit, por kjo kërkohet nga gjykata”, ka thënë Kelmendi.

Më 24 shtator 2023 në Banjskë, një grup terrorist nga Serbia në krye me Milan Radoiçiq sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Policia e Kosovës iu kundërpërgjigj këtij sulmi duke i vrarë tre pjesëtarë të grupit terrorist. Radoiçiq iku në Serbi dhe pranoi se kishte qëndruar prapa këtij sulmi.

Parlamenti Evropian (PE) më 19 tetor 2023 ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke e quajtur sulm terrorist dhe ka kërkuar përgjegjësi nga Serbia. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Zgjedhjet Evropiane: Votuesit në të gjithë BE-në zgjedhin parlamentin e ri

Publikuar

nga

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se kryeministrja italiane e ekstremit të djathtë, Georgia Meloni, partia e së cilës (Fratelli d’Italia, FdI) një parti politike nacional-konservatore dhe populiste e krahut të djathtë në Itali, mund të jetë gati për të qënë një partnere potenciale koalicioni pasi të përfundojnë zgjedhjet katërditore në 27 vendet e BE-së të dielën, sipas AP.

Gjatë një debati zgjedhor, Von der Leyen deklaroi se Meloni i plotësonte të gjitha kushtet e nevojshme, e fundit prej të cilave ishte “pro ligjit të së drejtës”.

Çështja e përkohshme nëse duhet të zgjerohet besimi bazë te partitë ekstremiste dhe populiste është në mendjen e shumë njerëzve, pasi BE-ja duket e gatshme të anojë djathtas ndryshe nga ajo që ka bërë gjatë historisë së saj, e cila e ka bërthamën në humbjen e Gjermanisë naziste dhe Italisë fashiste në Luftën e Dytë Botërore.

Që nga zgjedhjet e fundit evropiane pesë vjet më parë, partitë populiste, të djathta ekstreme dhe ekstremiste tashmë po udhëheqin tre qeveri, janë pjesë e koalicioneve qeverisëse në disa të tjera dhe po marrin mbështetje në sondazhe në të gjithë bllokun si kurrë më parë, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Si rezultat, i gjithë harku politik i bllokut gjigant ka të ngjarë të lëkundet drejt së djathtës pas zgjedhjeve, treguan sondazhet.

“Do të ketë një zhvendosje në të djathtë”, tha Maria Demertzis nga instituti i pavarur i mendimit “Bruegel” me qendër në Bruksel.

Pas zgjedhjeve të fundit në Indi, pothuajse 400 milionë votues do të zgjedhin 720 anëtarë të Parlamentit Evropian nga përtej rrethit Arktik deri në skajet e Afrikës dhe Azisë, duke ndikuar në politikat globale të klimës dhe mbrojtjen, si dhe çështjet e migracionit dhe marrëdhëniet gjeopolitike me Kinën dhe SHBA-në./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara