Lajmet

​OBSh: Frika nga Omicron do të shkaktojë një akumulim të ri vaksinash

Agjencia e Shëndetit e OKB-së përsëriti kundërshtimin e saj ndaj përdorimit të gjerë të dozave përforcuese në disa vende.

Published

on

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) shprehu shqetësimin sot se vendet e pasura, të kërcënuara nga shfaqja e variantit Omicron, mund të shtojnë përpjekjet për grumbullimin e vaksinave kundër COVID-19.

Kjo siç u vlerësua do të shkaktonte sërish probleme në zinxhirin e furnizimit global dhe do të ndërlikonte përpjekjet për të shtypur pandeminë, raporton agjencia AP.

Pas një takimi të panelit të saj të ekspertëve të vaksinimit, Agjencia e Shëndetit e OKB-së përsëriti kundërshtimin e saj ndaj përdorimit të gjerë të dozave përforcuese në disa vende, duke argumentuar se vendet me furnizime të mjaftueshme mund të dërgojnë doza në vendet me të ardhura të ulëta që përgjithësisht nuk kanë qasje në vaksina.

“Ajo që do ta ndalojë sëmundjen është të vaksinohen të gjithë ata që janë veçanërisht të rrezikuar nga sëmundja”, tha Kate O’Brien, kreu i departamentit të OBSh-së për imunizimin, vaksinat dhe produktet biologjike.

“Ndërsa ne hyjmë në situatën Omicron, sido që të jetë, ekziston rreziku që oferta globale të përfundojë përsëri në vendet me të ardhura të larta që, në një farë mënyre mbi-akumulojnë vaksinat mbrojtëse”, tha O’Brien.

Lajmet

​Shpërndahet Kuvendi, Haradinaj: Propozuam 21 dhjetorin si ditë të zgjedhjeve parlamentare

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai pas takimit me të parën e vendit tha se kanë propozuar që data e zgjedhjeve të parakohshme të jetë më 21 dhjetor.

Haradinaj u shpreh kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 28 dhjetor.

Sot u nënshkrua dekreti i shpërbërjes së Kuvendit nga ky takim fillon edhe koha e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.. Kemi propozuar që të jetë dita e zgjedhjeve parlamentare 21 dhjetor, mendojmë se në këtë mënyrë do të fitojmë së paku një javë kohë vazhdimeve buxhetore që duhet të ndodhin.. Periudha e para vitit të ri sepse pushteti po kërkon 28 dhjetor, ajo periudhë është e çmuar e familjeve tona jo vetëm e pushimit por edhe bashkimeve familjare, është një arrogancë nga politika deri në ofendim me shpallë zgjedhjet me 28 dhjetor e që pastaj me vazhdu me mbet me numërime e rezultate”, tha Haradinaj.

Sido që të jetë data, Haradinaj tha se AAK-ja do të garojë e vetme.

Sido qe të jete në cilën do datë AAK-ja është e përgatitur dhe do të shkojmë të vetëm”, tha ai.

Tutje Haradinaj tha se është për qeveri të opozitës dhe nuk do të këta ndryshim për Qeverinë Kurti./KP

Continue Reading

Lajmet

“Kjo tregon paaftësi” – Limaj e quan fatkeqësi shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Lajm të keq e ka quajtur shpërndarjen e Kuvendit, kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ai tha se “kjo tregon paaftësi dhe panjohuri sesi ndërtohet shteti”.

Limaj pas takimit me presidenten Osmani tha se tani është koha për një lidership ndryshe.

Koha është që të ketë një alternative ndryshe që të jep shpresë për ndryshime”, tha ai./KP

Continue Reading

Lajmet

​PDK kërkon që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se preferojnë që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 21 dhjetor.

Ai pas takimit me presidenten Vjosa Osmani u shpreh kundër që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor.

Unë do të garoj me një ekip dhe listë të mirë. Jemi të përgatitur për zgjedhjet e parakohshme”, tha ai.

Hamza ripërsëriti qëndrimin e tij se ka vija të kuqe me asnjë subjekt politik, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje./KP

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani ka shpërndarë Kuvendin e Republikës së Kosovës

Published

on

By

 Pas takimeve me liderët e partive politike, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shpërndarë Kuvendin e Kosovës.

Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës”, njoftojnë nga Presidenca./EO

Continue Reading

Të kërkuara