Lajmet

​Nancy Pelos në Tajvan: ShBA nuk do ju braktisë, ky vendim mbetet i hekurt

Nancy Pelos është zyrtarja më e lartë amerikane në 25 vjet që vizitoi Tajvanin.

Publikuar

Kryetarja e Dhomës së ShBA-së, Nancy Pelos gjatë vizitës së saj në Tajvan, është takuar me presidenten Tsai Ing-wen, vizitë kjo që u dënua me tone të ashpra nga Kina.

Pelosi, sipas BBC, deklaroi se delegacioni i saj kishte ardhur për ta bërë “të qartë” se SHBA nuk do ta “braktisnin” ishullin. Ajo është zyrtarja më e lartë amerikane në 25 vjet që vizitoi Tajvanin.

Dyzet e tre vjet më parë, Amerika bëri një premtim për të qëndruar gjithmonë me Tajvanin… sot delegacioni ynë erdhi në Tajvan për ta bërë të qartë se nuk do të braktisim angazhimin tonë ndaj Tajvanit“, tha Pelos, duke iu referuar Aktit të Marrëdhënieve me Tajvanin.

Në takimin e saj me Tsai në zyrën presidenciale, Pelosi e quajti Tajvanin një frymëzim për të gjithë njerëzit liridashës.

Bota përballet me një zgjedhje midis demokracisë dhe autokracisë. Vendimi i Amerikës për të ruajtur demokracinë këtu në Tajvan mbetet i hekurt“, shtoi Pelos.

Ndërsa Tsai vlerësoi në mënyrë të ngjashme partneritetin midis të dy vendeve, duke thënë se Tajvani mbeti një “partner i besueshëm dhe i besueshëm i ShBA.

Tajvani po përballet me kërcënime të shtuara qëllimisht ushtarake. Ne nuk do të tërhiqemi dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për të forcuar aftësitë e tij vetëmbrojtëse“, tha Tsai./rtsh/

Kronika e zezë

Arrestohet një i mitur në Obiliq, kanosi dhe pengoi policët

Publikuar

nga

Është arrestuar një i mitur në Obiliq pasi i njëjti kishte kanosur dhe penguar zyrtarët policorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Obiliq 06.05.2024, 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur, pasi që i njëjti kishte kanosur dhe penguar zyrtarët policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Xhureta: Shqiptarët në Malin e Zi janë për 30% më shumë të kyçur në institucione se vitet e kaluara

Publikuar

nga

Probleme të shumta i kanë përcjellë shqiptarët e Malit të Zi viteve të kaluara por si duket tanimë gjendja ka ndryshuar atje, pasi kanë arritur të jenë pjesë përbërëse e shtetit malazez.

Sipas drejtorit të përgjithshëm në ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat, Arben Xhureta, shqiptarët kanë bërë hapa të mëdhenj në krahasim me vitet e kaluara dhe se qëndrojnë mjaft mirë në aspektin institucional.

“Shqiptarët në Malin e Zi për momentin janë 30% të kyçur më shumë se dy vitet e kaluara, për momentin kemi një zëvendëskryeministër shqiptar, kemi tre ministra dhe kemi edhe dy deputetë që përfaqësojnë deputetët shqiptarë në Malin e Zi, deri këtu për momentin gjendja është mirë dhe do të shohim në vazhdimësi”, ka thënë Xhureta.

Ndërsa sa i përket shkollimit atje dhe mundësisë së punësimit, Xhureta ka thënë se Kosova vazhdon të jetë trampolinë për të rinjtë shqiptarë. Ai ka theksuar se formësimin e tij si jurist e ka bërë Kosovë.

“Ndër ta jam edhe unë qysh në vitin 2006 deri në vitin 2012 unë jam formuar këtu në Kosovë dhe e kam studiuar juridikun dhe kam magjistruar për të drejtën penale…dhe si kam thënë gjithmonë Kosova është zemra e shqiptarisë”, ka përfunduar ai.

Shqiptarët në Malin e Zi përbëjnë 5% të popullsisë dhe zonat me më shumë banorë me prejardhje shqiptare janë nga Ulqini, Plavë dhe Gusi, Tivar, Podgoricë dhe Rozhajë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

MPB-ja njofton se nga data 9 maj serbët mund t’i ndërrojnë patentë shoferët ilegalë në RKS

Publikuar

nga

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim i cili mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë në ato zyrtare të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Sipas MPB-së, kalimi në patentë shofer të RKS-së mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve.

MPB njofton se nuk kërkohet përsëritje e dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit, por vetëm aplikim të cilin, çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente. Dokumentet që kërkohen janë: letërnjoftimi, origjinali i patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteve serbe, certifikata e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer, dëshmi të pagesës së taksës, si dhe origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS nëse bëhet aplikimi për shtimin e kategorive./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim të tij në platformën X ka thënë se Serbia po propagandon për dhunë ndaj serbëve në Kosovë. Ai ka publikuar të dhëna lidhur me vrasjet në Kosovë nga viti 2021 deri në vitin 2024.

Sipas Kurtit kanë ndodhur 86 vrasje, prej të cilave në 81 raste viktimat ishin shqiptarë, 3 serbë dhe 2 etni tjera.

“Statistikat zyrtare të policisë tregojnë se nga viti ’21 deri në ’24, në Kosovë janë gjithsej 86 vrasje: 81 shqiptarë, 3 serbë dhe 2 etni të tjera. 3 serbë u vranë në ’22; 2 në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe një në Graçanicë. Për të tre vrasjet ka vetëm të dyshuar serbë. Çdo person në Kosovë, vendor apo ndërkombëtar, e di: propaganda serbe për dhunën ndaj serbëve është pikërisht ajo – propagandë. Faktet flasin vetë, duke hedhur poshtë gënjeshtrat tinëzare dhe duke zbuluar gjatësinë që do të shkonte një regjim autoritar për të mbjellë kaos”, ka përfunduar ai.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara