Lajmet

​Mjekiqi: Anëtarësimi i Kosovës në NATO sjell stabilitet rajonal

Mjekiqi u shpreh se si LDK do të angazhohen në plotësimin e kërkesave për proceset integruese.

Published

on

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi u shpreh se si parti do të punojnë në përafrimin e Kosovës në proceset integruese drejt BE-së dhe NATO-s. Sipas saj, anëtarësimi në NATO sjell stabilitet jo vetëm në vend, por edhe në rajon.

Mjekiqi u shpreh se si LDK do të angazhohen në plotësimin e kërkesave për proceset integruese.

“LDK do të punojë në përafrimin e Kosovës në proceset integruese pra në BE dhe NATO dhe do të punojë që ky proces i cili ka nisur tash një kohë të gjatë të avancojë duke avancuar dhe reformat tona në kërkesat për anëtarësim të cilat i ka parashtruar BE përfshirë avancimin në sundimin e ligjit, reformë në administratë publike, stabilitetin politik, zhvillimin ekonomik si dhe do të punojmë që të ngrisim kapacitetet e institucioneve të Kosovës për të absorbuar dhe për të zbatuar në mënyrë të efektshme obligimet që dalin nga procesi i integrimit në BE”, u shpreh Mjekiqi.

Mjekiqi u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në NATO sjell stabilitet jo vetëm në vend, por edhe në rajon.

“Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në NATO unë theksova sot që anëtarësimi i Kosovës në NATO është aspiratë e LDK-së kjo të jetësohet është më se e rëndësishme sepse do të sjell stabilitet jo vetëm në vend por në gjithë rajonin. Si hap i parë drejt anëtarësimit në NATO do të jetë plotësimi i kritereve dhe kushteve për anëtarësim që do të çojnë në përfshirjen e Kosovës në planin për partneritet brenda NATO-së kësisoj të jemi më të fortë si Kosovë dhe tu bëjmë ballë kërcënimeve të ndryshme, sidomos atyre të sigurisë të cilat janë paraqitur të nevojshme me krizën e fundit të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës”, u shpreh ajo.

Lajmet

Macron do të emërojë kryeministrin e ri francez brenda 48 orësh

Published

on

Presidenti francez Emmanuel Macron do të emërojë një kryeministër të ri brenda 48 orësh, tha Pallati Elysee, duke i larguar spekulimet se zgjedhjet e reja mund të jenë të afërta.

Më herët, kryeministri në largim Sebastien Lecornu tha se mundësia e shpërbërjes së parlamentit po fillonte të zbehej pas bisedimeve me partitë politike gjatë dy ditëve të fundit, shkruan BBC.

“Ekziston një shumicë në parlament dhe kjo është shumica që është e prirur të shmangë zgjedhjet e reja”, tha ai.

Të hënën, Lecornu, një aleat i ngushtë i Macron u bë kryeministri i tretë francez që la punën e tij në më pak se një vit, i shtyrë nga një parlament i varur thellësisht i ndarë sipas vijave ideologjike./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Dita Botërore e Postës

Published

on

Dita Botërore e Postës festohet çdo vit më 9 tetor, ngjarje kjo që u shpall nga Kongresi Universal Postar i vitit 1969 në Tokio si një mjet për të shënuar përvjetorin e krijimit të Unionit Universal Postar (UPU) në vitin 1874.

Qëllimi i Ditës Botërore të Postës është të rrisë ndërgjegjësimin për rolin e postës në jetën e përditshme të njerëzve dhe bizneseve, si dhe për kontributin e saj në zhvillimin global shoqëror dhe ekonomik.

Si rezultat, vendet anëtare të UPU-së inkurajohen të organizojnë aktivitetet e tyre kombëtare për të festuar ngjarjen, duke përfshirë gjithçka, nga prezantimi ose promovimi i produkteve dhe shërbimeve të reja postare, deri te organizimi i ditëve të hapura në zyrat postare, qendrat postare dhe muzetë postare.

Unioni Universal Postar (UPU) shënon sivjet këtë ditë me temën: “Postim për njerëzit: shërbim lokal, shtrirje globale”.

Kujtojmë, dokumenti i parë i shërbimit postar është gjetur në Egjipt dhe daton rreth 255 vjet përpara lindjes së Krishtit.

Sipas këtij dokumenti, shërbimi postar është prezent në të gjithë kontinentet në formë të mesazheve, për dërgimin e tyre udhëtohej me ditë e muaj nga një kontinent në tjetrin.

Futja e teknologjive të reja të komunikimit ndërmjet vendeve dhe njerëzve, diktuan nevojën e përsosjes të mëtejshme te shërbime postare në mbarë botën, duke kaluar në përdorimin e teknologjive moderne edhe për realizimin e shërbimeve postare, të cilat ndikuan shumë shpejt në rritjen e shpejtësisë të lëvizjes së objekteve postare./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Trump thotë se mund të shkojë në Lindjen e Mesme këtë fundjavë mes bisedimeve për paqe

Published

on

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se mund të shkojë në Lindjen e Mesme këtë fundjavë, ndërsa negociatorët e tij kryesorë kërkojnë të ndërmjetësojnë një marrëveshje paqeje midis Hamasit dhe Izraelit.

Trump tha se nëse negociatat shkojnë mirë, ai dhe ekipi i tij do negociojnë edhe më tutje në fundjavë.

Emisari special për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, aktualisht thuhet se janë në Egjipt për bisedime indirekte të paqes tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Negociatat aktuale përqendrohen rreth një propozimi paqeje prej 20 pikash që zoti Trump zbuloi në Shtëpinë e Bardhë gjatë një konference shtypi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në fund të muajit të kaluar.

“Mund të shkoj atje diku nga fundi i javës, ndoshta të dielën, në fakt, dhe do ta shohim. Negociatat po shkojnë shumë mirë. Po merremi me Hamasin dhe shumë vende të tjera. Negociatat tona të fundit, siç e dini, janë me Hamasin. Dhe duket se po shkojnë mirë. Kështu që do t’ju njoftojmë. Nëse është kështu, do të nisemi ndoshta të dielën, ndoshta të shtunën”, tha”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Egjipti dhe Katari po shërbejnë si ndërmjetës midis Izraelit dhe Hamasit në bisedimet indirekte në qytetin turistik egjiptian Sharm el-Sheikh.

Trump u ka kërkuar negociatorëve të lëvizin shpejt, që kur Hamasi tha se kishte pranuar disa elementë nga propozimi i paqes i udhëhequr nga SHBA-të.

Faza e parë e planit do të përfshinte lirimin e pengjeve nga Hamasi, brenda 72 orëve.

Më 7 tetor u mbushën dy vjet që kur Hamasi kreu sulmin terrorist ndaj Izraelit, në të cilin u vranë rreth 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen rreth 251 civilë./S.K/KP/ CBSNews/

Continue Reading

Lajmet

Osmani në mbështetje të Erdogan: ​Vuçiq po e sulmon pa turp Turqinë

Published

on

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka dalë në mbështetje homologut të saj turk, Recep Tayyip Erdogan, pas sulmeve të kreut serb Aleksandar Vuçiq ndaj Turqisë në po të njëjtën ditë që presidenti Donald Trump vlerësoi Ankaranë dhe Erdogan për lidershipin e tyre të shquar në promovimin e paqes dhe sigurisë globale.

Ajo në një postim në X, ka shkruar se Vuçiq po e sulmon pa turp Turqinë, një vend që, si shtet anëtar i NATO-s, po ndihmon të mbrojmë paqen.

“Jam krenar që kam punuar ngushtë me presidentin Erdogan, një njeri të fjalës së tij, i cili gjithmonë ka treguar kujdes të thellë dhe të sinqertë për të gjithë njerëzit e rajonit tonë dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e stabilitetit, sigurisë dhe mbrojtjes. Ndërkohë, Vuçiq duket se beson se mund të kërcënojë një vend të madh të NATO-s si Turqia në të njëjtën mënyrë siç kërcënon vendet fqinje. Në vend që të bashkëpunojë ngushtë me shtetet anëtare të NATO-s, ai nxit bashkëpunimin mbrojtës me Rusinë, Kinën dhe Iranin”, ka shkruar Osmani.

Për më tepër, ajo ka theksuar se do të vazhdojnë forcimin e lidhjeve me aleatët e NATO-s, duke modernizuar aftësitë mbrojtëse bazuar në standardet e Aleancës-Veri Atlantike, duke siguruar paqe dhe stabilitet për popujt tanë dhe duke kontribuar në mënyrë aktive në sigurinë kolektive.

“Vuçiq duhet të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë, në vend që të sulmojë vazhdimisht fqinjët e tij. Por mendoj se për mendjen e tij hegjemonike që është e bllokuar në të kaluarën dhe vazhdimisht e fiksuar pas ngacmimit të të tjerëve, një pjekuri e tillë duket shumë e paarritshme.”shtoi Osmani.

Osmani ka falënderuar Erdogan dhe popullin e Turqisë që po ndihmon në ruajtjen e paqes duke qëndruar përherë me popullin e Kosovës duke uruar që të zgjasë përgjithmonë lidhja e fortë mes Kosovës dhe Turqisë./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara