Lajmet

​Lufta kundër terrorizmit, Sveçla: Ideologjitë ekstremiste serbe synojnë të infiltrohen në veri

Sveçla tha se ofrimi i një ambienti të sigurt është ndër prioritetet kryesore të Republikës së Kosovës.

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njëherësh koordinator nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit së bashku me ambasadorin e OSBE-së, Michael Davenport, bënë sot hapjen e punëtorisë për hartimin e Planit të veprimit të strategjisë për parandalimin dhe luftimin e terrorizimit.

Në këtë takim ministri Sveçla tha se ofrimi i një ambienti të sigurt, përmes sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, është ndër prioritetet kryesore të Republikës së Kosovës.

Sveçla theksoi se sa i përket angazhimit në raport me përfshirjen e qytetarëve tanë në konflikte të huaja përkrah organizatave terroriste, vendi ynë ka qenë i suksesshëm në kthimin e tyre.

“Përveç ekstremizmit me motive fetare, format e tjera të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm si e djathta ekstreme apo etno-nacionalizmi janë në rritje. Në rastin më konkret, deklaratat e liderëve të së djathtës ekstreme në Serbi janë ato që Serbia i synon në vazhdimësi në raport me Republikën e Kosovës. Këta liderë janë shfaqur jo rrallë herë në takime e mbledhje në veri të vendit tonë duke influencuar dhe cytur grupe ekstreme e të dhunshme, për më keq, të gjithë i kemi parë aktet terroriste të grupeve kriminale serbe ndaj zyrtarëve tanë policorë dhe ndaj qytetarëve e pronave të tyre. Ne duhet të bashkëpunojmë si tërësi në luftimin e ekstremizmit e terrorizmit, por në veçanti duhet të kemi vëmendjen në ideologjitë ekstremiste serbe që synojnë të infiltrohen në veri të vendit tonë”, tha Sveçla.

Ai vuri në dukje se terrorizimi është kërcënim global dhe nuk mund të parandalohet dhe luftohet vetëm.

“Në këtë drejtim institucionet tona duhet të ndërmarrin veprime për rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, me theks të veçantë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, dhe Republika e Kosovës do të vazhdojë të jetë pjesë aktive në luftën globale kundër terrorizmit dhe financimit të tij, përmes bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë me partnerët dhe mekanizmat ndërkombëtarë”, u shpreh ministri Sveçla.

Ndërsa, ambasadori Davenport vlerësoi lart bashkëpunimin ndërmjet MPB-së dhe OSBE-së në luftimin dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit, duke theksuar se Republika e Kosovës është ndër vendet e para, e cila e ka sanksionuar me ligj pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në luftëra të huaja.

Në fund ambasadori Davenport theksoi se OSBE do të mbështesë edhe në të ardhmen aktivitetet që dalin nga kjo strategji.

Ndryshe, punëtoria për hartimin e Planit të veprimit të strategjisë për parandalimin dhe luftimin e terrorizimit është duke u mbështetur nga OSBE.

Continue Reading

Lajmet

​KQZ nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar sot kandidatët për deputetë të subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, me përjashtim të Listës Serbe, e cila nuk mori miratimin e komisionit.

Kundër certifikimit të kandidatëve të Listës Serbe votuan anëtarët e KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi. Sipas tyre, kjo parti është e përkrahur nga Beogradi zyrtar dhe nuk duhet të certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhje.

Pas votimit, rezultati ishte tre vota për, dy kundër dhe gjashtë abstenime. Me këtë balancë votash, kryesuesi i KQZ-së njoftoi se certifikimi i listës së kandidatëve të Listës Serbe refuzohet.

Lista Serbe kishte dorëzuar gjithsej 33 kandidatë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor.

Continue Reading

Lajmet

Specialja liron me kusht Isni Kilajn

Published

on

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs kanë njoftuar se është liruar me kusht Isni Kilaj.

Njoftimi thekson se Kilaj mbetet i akuzuar në gjykimin aktual dhe për lirimin e tij janë caktuar disa kushte që synojnë të zvogëlojnë rrezikun e ndikimit të tij ndaj dëshmitarëve në ҫështjen gjyqësore kundër të tij  dhe po ashtu përcaktohet se në rast se Kilaj do të shkelë cilindo prej kushteve të lirimit të tij, do të lëshohet një fletarrestim për arrestimin e tij të menjëhershëm.

Në vendimin e tij të 3 dhjetorit, 2025, Gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të  Kilajt në tetor 2025 dhe se mbajtja e tij në paraburgim nuk ishte më as e arsyeshme, as proporcionale.

Megjithëse Gjykatësi konstatoi se ekzistonte njëfarë rreziku që në qoftë se lirohet, Kilaj mund të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë vepra penale të tjera, ai arriti në përfundimin se në rrethanat konkrete e drejta themelore e Kilajt për liri peshon më shumë se këto rreziqe tjera gjyqësore në Dhomat e Specializuara, bëhet e ditur në njoftim.

Në njoftim thuhet po ashtu se ndër faktorë të tjerë, Gjykatësi mori parasysh se koha që Kilaj ka kaluar në paraburgim në këtë moment tejkalon dënimin minimal sipas ligjit me të cilin ai do të përballej në qoftë se do të shpallej fajtor për veprat penale për të cilat është akuzuar.

Kilaj mbetet i akuzuar në gjykimin aktual dhe për lirimin e tij janë caktuar disa kushte që synojnë të zvogëlojnë rrezikun e ndikimit të tij ndaj dëshmitarëve në ҫështjen gjyqësore kundër të tij ose në ҫështje të Në vendim përcaktohet se në qoftë se z. Kilaj do të shkelë cilindo prej kushteve të lirimit të tij, do të lëshohet një fletarrestim për arrestimin e tij të menjëhershëm./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Vdes në moshën 74-vjeçare boksieri Nazif Gashi

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen e boksierit, Nazif Gashi i cili ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare.

Ajo ka thënë se kujtimi për Gashin do të mbetet i paharruar dhe inspirues për brezat që vijnë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nazif Gashit, njërit prej emrave më të shquar në historinë e sportit të Kosovës dhe pjesëtar i gjeneratës së artë të boksit prishtinas.Si boksier i klubit “Prishtina”, u bë simbol i guximit, disiplinës dhe përkushtimit. Fitoret dhe paraqitjet e tij na bënë krenar dhe e shndërruan Prishtinën në njërin prej klubeve më të suksesshme të kohës. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, Federatës së Boksit të Kosovës dhe gjithë komunitetit sportiv”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentes.

Gashi ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës që për shumë vite, dominoi në shtetin e dikurshëm federativ.

Për vdekjen e Gashit kanë njoftuar familjarë të tij./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Kupa e Kosovës: Shorti prodhon dy super derbi

Published

on

Dy ndeshjet kryesore të 1/8-ës së finales në Kupën e Kosovës në futboll janë Prishtina- Ballkani dhe Drita- Llapi.

Të katër këto skuadra e kanë fituar së paku një herë trofeun e këtij kompeticioni.

Ndërsa Gjilani do të luajë kundër Lirisë, Feronikeli 74’ do ta ketë përballë Dinamon, teksa Drenica sfidon Ferizajn.

Dukagjini ballafaqohet me Prishtinën e Re, Vushtrria ndeshet me Vëllaznimin dhe Trepça 89 pret Malishevën.

Shorti është hedhur sot në Federatën e Futbollit të Kosovës./S.K/EO/

 

Continue Reading

Të kërkuara