Lajmet

​Kurti takoi profesionistët nga komuniteti egjiptian

Në takim u bisedua për pozitën e komunitetit egjiptian në shoqëri.

Published

on

Kryeministri Albin Kurti në Ditën Memoriale të egjiptianëve, priti sot në takim profesionistë nga ky komunitet.

Në takimin e përbashkët me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, u bisedua për pozitën e komunitetit egjiptian në shoqëri.

Duke vlerësuar bashkëpunimin e mirë të deritanishëm, kryeministri Kurti theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Qeverisë për përmirësimin e gjendjes socio- ekonomike të këtij komuniteti.

Kurti potencoi nismat e Qeverisë që do të ndikojnë në rritjen e mundësive për edukim dhe punësim të komunitetit egjiptian. Ai veçoi bursat për studime në Fakultet të Edukimit dhe në drejtime të tjera të studimeve, si dhe hapin e rëndësishëm drejt realizimit të kuotës për punësim në institucione, vendimin për krijimin e ekipit ndërinstitucional për punësimin e komuniteteve.

Gjatë takimit u vlerësua puna e Qeverisë dhe u theksua impakti që ka pasur në grupe të ndryshme në Kosovë.

Lajmet

Policia e Shtetit parandalon ngjarje kriminale në një familje në Krujë

Published

on

By

Policia e Shtetit ka arrestuar shtetasin E.V. (41), i cili po kanoste me armë zjarri familjarët në banesën e tyre në Qerekë të Krujës.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se kanosi familjarët, si dhe dy armë gjahu.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Nuk e di cila do të jetë zgjidhja, por do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një vizitë në QKUK foli edhe për bllokadën politike në vend. Ai thënë se duhet të pritet edhe pak ditë deri në daljen e njoftimit të Gjykatës Kushtetuese për atë se si duhet të procedohet tutje.

Mendoj që duhet të presim edhe fare pak ditë, do të na njoftojnë se çfarë kanë menduar se do të ndodh pas 30 ditëve. S’e di cila do të jetë zgjidhja, por ne kemi thënë se e respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Le të presim edhe pak ditë”, tha Kurti .

Continue Reading

Lajmet

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në LDK, diskutohet bllokada institucionale dhe vendimi nga Kushtetuesja

Published

on

By

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka vizituar sot Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku është pritur nga nënkryetarët e kësaj partie, Lutfi Haziri, Hykmete Bajrami dhe deputetja Jehona Lushaku-Sadriu.

Siç njofton LDK, gjatë takimit u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, me theks të veçantë situatës së krijuar pas mos-konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e trajtimit të kësaj çështjeje nga Gjykata Kushtetuese, ku Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar lëndën për interpretim”, thuhet në komunikatë.

LDK në takim ka thënë se është e rëndësishme që Kushtetuesja të marrë një vendim të drejtë, të bazuar në Kushtetutë dhe në interes të stabilitetit institucional, në mënyrë që vendi të dalë sa më parë nga kriza aktuale politike dhe institucionale.

LDK shpreh mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Kosovës në të gjitha fazat shtetformuese; dhe thekson se miqësia dhe partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve mbeten thelbësore për zhvillimin demokratik dhe euroatlantik të vendit”, përfundon komunikata.

Continue Reading

Lajmet

Kapet në kufi me 220 kg mish derri të kontrabanduar nga Serbia

Published

on

By

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në fshatin Zërnosek të komunës së Leposaviqit, ku është ndaluar një person i dyshuar për hyrje ilegale dhe transport të mishit të derrit të kontrabanduar.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë patrullimit të rregullt nga njësia kufitare, është ndaluar personi me inicialet B.M. (i lindur në vitin 1991), i cili kishte hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës nga Serbia përmes rrugëve të paautorizuara. I dyshuari po drejtonte një veturë me targa vendore, në të cilën janë gjetur rreth 22 pako mish derri, secila me peshë afërsisht 10 kilogramë.

Policia thekson se luftimi i kontrabandës mbetet një ndër prioritetet e saj, jo vetëm si çështje penale, por edhe për mbrojtjen e shëndetit publik.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar iniciimin e rastit penal “Kalimi i paautorizuar i vendkalimit kufitar apo vijës kufitare”. Malli i sekuestruar është dërguar në terminalin doganor për procedurat e mëtejme nga njësitë doganore.

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë për bashkëpunim nga qytetarët dhe institucionet përkatëse për të parandaluar dhe luftuar kontrabandën në të gjitha format e saj.

Continue Reading

Të kërkuara