Lajmet

​Kurti për masat antiCOVID: I përgjigjen situatës së tanishme pandemike

Kreu i Qeverisë njoftoi se janë miratuar edhe katër projektligje si dhe janë shfuqizuar dy vendime të mëhershme.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar lidhur me masat e reja antiCOVID-19 të vendosura të martën në mbledhjen elektronike të Qeverisë së Kosovës, për çka tha se i përgjigjen situatës së tanishme pandemike në vend, por edhe nevojës për të qenë të kujdesshëm ndaj virusit i cili me disa variante të tij vazhdon të jetë prezentë.

Përmes një shkrimi në Facebook, kreu i Qeverisë njoftoi se janë miratuar edhe katër projektligje si dhe janë shfuqizuar dy vendime të mëhershme.

“Mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë, të 46-tën, e zhvilluam në mënyrë elektronike. Si vendim të parë, miratuam masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Ato i përgjigjen situatës së tanishme pandemike në vend por edhe nevojës për të qenë të kujdesshëm ndaj virusit i cili me disa variante të tij vazhdon të jetë prezent në mesin tonë. Shpallëm vitin 2022 – Vit i personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. Së bashku do të punojmë për një shoqëri me gjithëpërfshirje e mundësi për të gjithë. Ndër 14 vendimet e kësaj mbledhje nga 408 sa kemi marrë gjithsej që nga fillimi i qeverisjes sonë, katër ishin për miratimin e projektligjeve nga fushëveprimi i Ministrisë së Mbrojtjes, tek ai i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve e deri te i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Shtuam ligjshmëri duke shfuqizuar edhe dy vendime të qeverive të mëparshme. Njëri i qershorit të vitit 2018 për emërimin e zëvendësdrejtorit për shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror. Tjetri i qershorit të vitit 2019 për rekomandimin e ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes në lidhje me ristrukturimin e disa pozitave në këtë ministri. Vazhdojmë punën si dhe përgatitjet për vendime tjera të mira”, shkroi Kurti në Facebook.

Aktualitet

​Nora Gjakova nis rrugëtimin si trajnere e xhudos

Published

on

Federata e Xhudos së Kosovës ka nisur një kapitull të ri me përfshirjen e kampiones olimpike, Nora Gjakova, në rolin e trajnere asistente të ekipit të meshkujve. Ajo tashmë i është bashkuar stafit teknik dhe po punon me plot energji e përkushtim në stërvitjet që po mbahen në Bordeaux të Francës.

Në këtë grumbullim, ekipi i meshkujve po përgatitet intensivisht për garat e rëndësishme që i presin në muajt e ardhshëm. Nën drejtimin e trajnerëve dhe me mbështetjen e Norës, xhudistët Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Dardan Cena dhe Anes Veseli po zhvillojnë seanca të forta stërvitore, duke dhënë maksimumin në çdo hap të përgatitjeve.

Përfshirja e Nora Gjakovës në stafin e trajnerëve shihet si një vlerë e madhe për ekipin, duke sjellë përvojën e saj të pasur ndërkombëtare dhe frymën e suksesit që ka shoqëruar karrierën e saj si sportiste.

Kosova shpreson se ky kombinim i përvojës dhe energjisë së re do të sjellë rezultate të reja pozitive për xhudon kosovare në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Bota

Presidenti serb Vuçiq do të jetë pjesëmarrës në paradën ushtarake në Kinë

Published

on

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të jetë pjesë e paradës ushtarake në Kinë, duke dëshmuar kështu lidhjet e ngushta të Beogradit zyrtar me regjimin komunist në Pekin.

Me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping, 26 liderë të huaj do të marrin pjesë në përkujtimet e Ditës së Fitores në Pekin, njoftoi të enjten ndihmës ministri i Jashtëm Hong Lei.

Kina do të organizojë një paradë masive ushtarake më 3 shtator për të përkujtuar 80-vjetorin e fitores ndaj Japonisë dhe përfundimin zyrtar të Luftës së Dytë Botërore.

Në mesin e shumë liderëve që do të marrin pjesë janë edhe lideri rus Vladimir Putin, me të cilin regjimi në Beograd mban lidhje të ngushta, lideri veri-korean Kim Jong-Un dhe përfaqësues nga Vietnami, Laosi Mongolia, Nepali, Kazakistani, Uzbekistani, Irani, Kongo, Zimbabveja, Sllovakia, Kuba etj.

Continue Reading

Aktualitet

Gjykata Supreme refuzon ankesën e Korab Mushkolajt për certifikim në zgjedhjet lokale

Published

on

Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë ankesën e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Deçanit, Korab Mushkolaj, paraqitur kundër vendimit të PZAP-së pasi iu refuzua certifikimi për zgjedhjet e 12 tetorit.

“Ankesa është e pa themeltë”, ka vendosur Supremja.

Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike pas vërtetimit se Mushkolaj është i angazhuar me aktemërim të përhershëm të Ministrisë së Jashtme si zyrtar i lartë, i pati kërkuar PDK-së që ta zëvendësojë atë, por partia pati refuzuar ta bëjë këtë gjë. Zyra më pas ka rekomanduar certifikimin e të gjithë kandidatëve të tjerë të PDK-së, përveç Mushkolajt. PZAP po ashtu ia ka refuzuar ankesën Mushkolajt, siç parashihet me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm, i cili nuk lejon kandidimin e një anëtari të shërbimit të jashtëm.

Gjykata Supreme e ka pranuar konstatimin e PZAP-së, teksa ka theksuar se moscertifikimi i Mushkolajt nuk është i kundërligjshëm.

“Prandaj, nga këtu, kjo Gjykatë, konsideron se në rastin konkret juridik, është marrë vendim i drejtë, me të cilin nuk është bërë diskriminim dhe lidhur me rastin konkret nuk është cenuar e drejta zgjedhore dhe ndonjë e drejtë themelore e paraparë me Ligj dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nuk janë shkelur parimet themelore të procesit zgjedhor të parapara shprehimisht me dispozitat e nenit 4 të Ligjit Për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe me dispozitat përkatëse të Konventës Evropiane të Drejtave të Njeriut”, thuhet në vendim.

Continue Reading

Aktualitet

Aktakuzë ndaj një personi për nxitje të përçarjes mes grupeve të ndryshme politike në Klinë

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj K.M për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas aktakuzës, më 23 janar 2025, në qytetin e Klinës, i pandehuri K.M. ka ndërmarrë veprime që dyshohet se kanë pasur për qëllim nxitjen e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit mes grupeve me bindje të ndryshme politike.

“Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehurit të shpallet fajtorë, dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara