

Vendi
Komandanti i FSK-së zhvillon vizitën e parë zyrtare në Gardën Kombëtare të Ajovas
Jashari në vizitë zyrtare në Ajova të ShBA-së.
Published
3 years agoon
By
UBT.NewsKomandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari së bashku me ekipin e tij, me ftesë të Komandantit të Gardës Kombëtare të Ajova (GKA), Gjeneralmajor Benjamin Corell, po qëndron në vizitë zyrtare në Ajova të ShBA-së.
Gjatë kësaj vizite Gjeneral Jashari fillimisht u prit nga Gjenerali Corell dhe stafi i tij ku u diskutua lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm dhe fushat e mundshme të bashkëpunimit për të ardhmen. Gjeneral Jashari më pas vizitoi ushtrimet dhe trajnimet që po realizohen në Kampin Dodge, ku po marrin pjesë edhe ekipe të FSK-së. Gjatë vizitës në Institutin Regjional të Trajnimit në Ajova dhe në Kompaninë e 209-të të Mjekësisë, Gjeneral Jashari vëzhgoi pjesëtarët e FSK-së që po trajnohen për aftësitë e medikut në fushëbeteje dhe drillet e fushëbetejës. Po ashtu gjatë ditës, Gjeneral Jashari vizitoi kapacitet trajnuese të qëndrueshmërisë dhe mirëmbajtjes në Gardën Kombëtare të Ajovas.
Gjeneral Jashari do të vazhdojë vizitën nëpër njësi tjera të GKA ku do të prezantohen kapacitetet tjera ushtarake e gjithashtu do të vëzhgojë nga afër ushtrimin e sigurisë kibernetike që është duke u realizuar në Universitetin Shtetëror të Ajovas. Ky aktivitet zhvillohet njëkohësisht në mes FSK-së, Gardës Kombëtare të Ajovas, Universitetit të Prishtinës, dhe institucioneve tjera të arsimit të lartë në Kosovë.
Gjeneral Jashari do të vazhdojë vizitën në SHBA duke parë nga afër edhe ushtrime e stërvitje tjera ku janë duke marrë pjesë edhe pjesëtarë të FSK-së. Ndër to do të përcillen edhe stërvitjet për zhvillimin e aftësive në fusha të ndryshme të manovrës luftarake që janë duke u realizuar në Kampin Atterbury në shtetin Indiana.
Lajmet
Superkupa e Kosovës në hendboll zhvillohet në Ferizaj
Published
6 hours agoon
September 3, 2025By
UBT News
Superkupa e Kosovës në hendboll do të zhvillohet më datë 13 shtator në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Organizimin e kësaj ngjarjeje e ka marrë përsipër Klubi i Hendbollit Kastrioti, pas marrëveshjes së nënshkruar mes presidentit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, dhe kryetarit të KH Kastrioti, Fisnik Jashari.
Programi i garave nis nga ora 17:30 me përballjen e hendbollisteve mes Istogut dhe Ferizajt. Më pas, nga ora 20:00, do të zhvillohet ndeshja e meshkujve mes Rahovecit dhe Kastriotit.
Priten duele interesante, numër i madh shikuesish dhe një atmosferë festive sportive në Ferizaj.
/S.K/KP/
Lajmet
Caktohet gjyqtari i ndeshjes Zvicër-Kosovë
Published
6 hours agoon
September 3, 2025By
UBT News
UEFA ka zyrtarizuar emrat e arbitrave që do të drejtojnë përballjen mes Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Në krye të gjyqtarëve do të jetë polaku i njohur, Szymon Marciniak, një nga më të respektuarit në futbollin botëror.
Ai do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij Tomasz Listkiewicz dhe Adam Kupski, ndërsa detyrën e gjyqtarit të katërt do ta mbajë Pawel Raczkowski. Për sistemin VAR është caktuar Tomasz Kwiatkowski.
Marciniak ka një CV të pasur, pasi ka gjykuar finalen e Kupës së Botës në Katar dhe finalen e Ligës së Kampionëve, çka e bën një figurë me autoritet të plotë për ndeshje të kësaj peshe.
Takimi mes Zvicrës dhe Kosovës do të zhvillohet të premten, në ora 20:45, në qytetin Basel.
/S.K/KP/The Athletic/
Lajmet
Pep Guardiola përballë sfidës më të vështirë në Man City
Published
9 hours agoon
September 3, 2025By
UBT News
Brenda Manchester Cityt kishte filluar të lëkundej pushteti që sezonin e kaluar pas dy humbjeve në tri ndeshjet e para të këtij edicioni, por çarjet janë thelluar edhe më shumë.
Ajo që dikur ishte makina më dominuese e Premierligës, papritmas duket e cenueshme madje edhe pas lëvizjeve të fundit në tregun e transferimeve.
Ardhja në ditën e fundit të afatit e Gianluigi Donnarummës, i cili nënshkroi për të zëvendësuar Edersonin pas kalimit të tij te Fenerbahçe, konsideroht një shtresë e ndryshimeve. Donnarumma është portier i nivelit botëror, por jo i tipit që zakonisht lidhet me Guardiolën.
Përveç Edersonit, gjatë verës janë larguar edhe emra si Kevin De Bruyne, Kyle Walker, Jack Grealish, James McAtee, Ilkay Gundogan dhe Manuel Akanji. Pa shumë zhurmë, një nga skuadrat më të mëdha që ka parë ndonjëherë Premier League është shpërbërë.
Mesfushori dirigjent dhe fituesi i Topit të Artë 2024 ka edhe dy vite kontratë, por ende nuk e ka rinovuar. Interesimi i hershëm i Real Madridit mbetet i gjallë, dhe ndjesia është se, nëse City nuk arrin ta rivendosë veten në majë, spanjolli mund të joshet për t’u rikthyer në qytetin e tij.
Brenda Etihad-it pranojnë se ekziston shqetësim. Rodri është i pazëvendësueshëm, zemra e sistemit të Guardiolës dhe rrjeti i sigurisë që u lejon yjeve të sulmit të shkëlqejnë. Humbja e tij do të ishte më shumë se një largim tjetër i profilit të lartë.
City ka kaluar tranzicione edhe më parë, por Pep Guardiola tani gjendet përballë sfidës së tij më të vështirë në Angli.
Ai ka rindërtuar skuadra, por jo nga një pozitë kaq e brishtë. Ky grup duket më pak i sigurt, më pak i paprekshëm.
Dhe nëse Rodri fillon të dyshojë në drejtimin e klubit, përballja me një tjetër lamtumirë të dhimbshme bëhet e pashmangshme. Burimet thonë se ai me të vërtetë po e peshojnë të ardhmen e tij.
Për City-n, çështja nuk është vetëm ndjekja e një titulli tjetër, por dëshmia ndaj vetë lojtarëve se ende i përkasin majës absolute.
/S.K/EO/
Aktualitet
Një hap drejt karrierës ndërkombëtare: Zgjidh Masterin në të Drejtën Komerciale në UBT
Published
9 hours agoon
September 3, 2025By
Driton Iseni
Në epokën e globalizimit dhe digjitalizimit të tregjeve, ligji i biznesit është bërë një prej fushave më të rëndësishme dhe më të kërkuara në botën profesionale. Duke e njohur këtë nevojë, UBT ofron Programin Master (LLM) në të Drejtën Komerciale (Tregtare), i cili është dizajnuar për juristë, profesionistë dhe të diplomuar në drejtësi që synojnë të specializohen në sektorin e biznesit dhe tregtisë ndërkombëtare.
Ky program nuk është vetëm një rrugëtim akademik, por edhe një mundësi drejt karrierës ndërkombëtare, duke u ofruar studentëve njohuri të avancuara, përvojë praktike dhe një qasje kritike ndaj sfidave të së drejtës tregtare.
Çfarë përfiton një student i këtij programi?
- Njohuri të avancuara mbi kontratat tregtare – nga hartimi deri te ekzekutimi i tyre, duke përfshirë rastet e shkeljes dhe arbitrazhit.
- Të drejtën e shoqërive tregtare – themelimi, qeverisja, menaxhimi dhe shpërbërja e kompanive, sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Ekspertizë në të drejtën e konsumatorit dhe konkurrencës – ku studentët aftësohen të analizojnë dhe krahasojnë kuadrot ligjore të Kosovës me ato të BE-së dhe tregjeve globale.
- Pronësia intelektuale dhe inovacioni – trajnim i veçantë mbi menaxhimin e patentave, markave tregtare, të drejtave të autorit dhe sekreteve tregtare, thelbësore për bizneset moderne.
- Simulime të proceseve gjyqësore – studentët marrin pjesë në skenarë praktikë, duke menaxhuar ekipe, hartuar kontrata reale dhe përgatitur mbrojtje ligjore.
- Aftësi kërkimore dhe akademike – programi ofron mjete të avancuara për hulumtim shkencor, duke i përgatitur studentët për publikime dhe studime të thelluara.
Pse Master në të Drejtën Komerciale në UBT?
UBT është i vetmi institucion në Kosovë që kombinon teorinë e avancuar akademike me praktikën ligjore ndërkombëtare, përmes:
- Punëtorive me juristë dhe ekspertë të shquar vendas e të huaj.
- Pjesëmarrjes në raste reale të tregut global.
- Integrimit të studentëve në rrjetin profesional të UBT-së, i cili përfshin partneritete me kompani, institucione publike dhe organizata ndërkombëtare.
Objektivat kryesore të programit:
- Formimi i një baze solide mbi të drejtën tregtare kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Zhvillimi i aftësive për të adresuar çështje komplekse të qeverisjes korporative dhe përgjegjësisë sociale të bizneseve.
- Nxitja e mendimit kritik dhe kreativ në menaxhimin e të drejtave të pronësisë intelektuale.
- Përgatitja e profesionistëve për një treg pune që kërkon ekspertë të gatshëm të ofrojnë zgjidhje për sfidat ligjore të epokës moderne.
Misioni i programit
Misioni i Masterit në të Drejtën Komerciale është të edukojë juristë me standarde të larta etike dhe profesionale, të pajisur me njohuri që tejkalojnë kufijtë e zakonshëm të teorisë dhe që lidhen drejtpërdrejt me praktikën. Në këtë mënyrë, UBT synon të kontribuojë në forcimin e sundimit të ligjit, stabilitetit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon.
Ky program është një mundësi e artë për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e një fushe ku ligji dhe biznesi takohen, krijojnë inovacion dhe udhëheqin zhvillimin global.

Zbulohet sekreti i darkës që tregoi fatin e William dhe Kate

Çokollata e zezë, aleate e mirë për shëndetin apo jo?

Rutte: Pres nesër një marrëveshje konkrete mbi garancitë e “koalicionit të të vullnetshmëve” për Ukrainën

Stuhi në Kroaci, përmbyten disa qytete bregdetare

Të paktën 21,000 fëmijë me aftësi të kufizuara në Gaza që nga fillimi i luftës

Këto vende kryesojnë listën për shpejtësinë e internetit

Kim Jong-un premton të bëjë gjithçka për të ndihmuar Moskën pas takimit me Putinin

Çekia blen 44 tanke nga Gjermania

Osmani takohet me ambasadorin gjerman, Rohde shpreh shqetësim për situatën politike në vend
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Aktualitet1 week ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet1 month ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës