Sport

​Ismet Munishi nuk është më trajner i Ballkanit

Published

on

Ismet Munishi edhe zyrtarisht nuk është më trajner i FC Ballkanit.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress vet Munishi i cili shkurtimisht ka thënë:

“Jo, unë nuk jam më trajner i FC Ballkanit, detaje të tjera nuk mund të jap dhe për këtë mund të flisni me Presidentin e klubit.”

Kujtojmë se Ballkani ka kohëve të fundit ka kaluar nëpër një seri negative të rezultateve duke pësuar humbje nga Drita, Prishtina dhe Gjilani.

Sport

​Spektakli i Ligës së Kampionëve vazhdon edhe sonte

Published

on

By

Pas ndeshjeve tejet interesante që u zhvilluan të martën, Liga e Kampionëve vazhdon sonte me një tjetër mbrëmje të pasur futbolli në fazën e ligës. Vëmendja e tifozëve do të shpërndahet në disa stadiume evropiane, ku skuadrat synojnë pikë të mëdha për objektivat e tyre në këtë edicion.

Programi i mbrëmjes nis në orën 18:45 me përballjet Galatasaray – Atletico Madrid dhe Qarabag – Eintracht Frankfurt, ndërsa nga ora 21:00 zhvillohen ndeshje të forta si Atalanta – Athletic Bilbao, Bayern Munich – Royale Union SG, Chelsea – Pafos, Juventus – Benfica, Marseille – Liverpool, Newcastle – PSV si dhe Slavia Prague – Barcelona.

Pas rezultateve befasuese dhe dueleve dramatike të së martës, pritet që edhe sonte Liga e Kampionëve të ofrojë intensitet, rivalitet dhe emocione të forta, me skuadrat favorite që kërkojnë ta konfirmojnë veten dhe të tjerat që synojnë surpriza të reja në skenën më të madhe të futbollit evropian.

Continue Reading

Sport

Liga e Kampionëve rikthehet sonte, derbi i madh zhvillohet në Itali

Published

on

By

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me një seri përballjesh të forta në fazën e ligës, ku në program janë ndeshje si Bodo/Glimt–Manchester City, FC Copenhagen–Napoli, Real Madrid–Monaco, Sporting CP–PSG, Dortmund–Tottenham dhe Villarreal–Ajax. Megjithatë, vëmendja kryesore është te dueli i orës 21:00 mes Interit dhe Arsenalit, një përballje direkte mes dy skuadrave që synojnë pozitat më të larta në renditje.

Arsenali hyn në këtë sfidë si lider absolut i tabelës. Pas gjashtë ndeshjeve, “Topçinjtë” kanë regjistruar gjashtë fitore nga gjashtë takime, me golavarazh 17:1 dhe plot 18 pikë, duke qenë skuadra më konstante e këtij edicioni. Forma e tyre perfekte e bën Arsenalin favorit në letër, sidomos duke pasur parasysh stabilitetin defensiv dhe efikasitetin në sulm që e kanë shfaqur deri tani.

Në anën tjetër, Interi renditet në vendin e gjashtë me 12 pikë nga gjashtë ndeshje, me bilanc katër fitore dhe dy humbje, si dhe golavarazh 12:4. Zikaltrit vijnë në këtë përballje me nevojën për një rezultat pozitiv për të forcuar pozicionin e tyre në zonën e kualifikimit dhe për t’iu afruar skuadrave të kreut. Ndeshja ndaj Arsenalit pritet të jetë një test i madh për ambiciet e Interit, ndërsa për londinezët një mundësi për të konfirmuar dominimin në krye të tabelës.

Continue Reading

Sport

​GO+ Peja shkarkon trajnerin pas humbjes nga Trepça

Published

on

By

GO+ Peja ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Greg Gibson, pas një periudhe gjashtëmujore në krye të skuadrës. Klubi ka shprehur mirënjohje për kontributin e tij gjatë kësaj kohe dhe i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës.

Vendimi vjen në një moment delikat për ekipin pejan, vetëm një ditë pas humbjes në derbin e ProCredit Superligës ndaj Trepçës. Mitrovicasit shënuan fitore bindëse me rezultat 98:61, në një ndeshje ku dominuan pas çerekut të parë dhe e kontrolluan plotësisht lojën deri në fund.

Ndërkohë, Trepça vazhdon të konfirmojë formën e lartë në kampionat, duke dërguar mesazh të qartë për rivalët, ndërsa te GO+ Peja priten hapa të rinj në aspektin organizativ dhe sportiv për të rikthyer stabilitetin dhe rezultatet pozitive.

Continue Reading

Sport

​Bayerni merr një lajm të jashtëzakonshëm

Published

on

By

Jamal Musiala mund të rikthehet këtë fundjavë me Bayern Munich pas një mungese pothuajse shtatëmujore, si pasojë e thyerjes së këmbës dhe kyçit të këmbës.

Trajneri Vincent Kompany konfirmoi se, nëse gjithçka shkon sipas planit, 22-vjeçari do të jetë në dispozicion për ndeshjen e Bundesligës ndaj RB Leipzig, duke e cilësuar rikthimin e tij si një moment emocional për lojtarin dhe ekipin.

Kompany theksoi se Musiala vjen me “shumë energji pozitive pas një tuneli të errët”, duke shtuar se rikthimi nga lëndimi i bën lojtarët t’i vlerësojnë më shumë gjërat e vogla. Ai nënvizoi se nuk do të ketë presion për rezultate të menjëhershme, as për Musialan e as për Alphonso Davies, duke kërkuar një integrim të kujdesshëm dhe gradual drejt formës maksimale.

Pavarësisht mungesës së Musialas, Bayern ka dominuar sezonin, duke vendosur rekorde të reja në gjysmën e parë të Bundesligës me 47 pikë dhe diferencë golash +53. Bavarezët tashmë presin Union Saint-Gilloise në Ligën e Kampionëve, ndërsa rikthimi i Musialas shihet si një shtysë shtesë për vazhdimësinë e suksesit.

Continue Reading

Të kërkuara