Lajmet
EULEX: Ka mungesë të progresit të lëndëve të profilit të lartë
Brengë e madhe janë edhe seancat joproduktive.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiMisioni i EULEX-i në prezantimin e Raportit të tij të dytë publik të Monitorimit Sistemik dhe Tematik në Drejtësi me gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë vlerësoi se sistemi gjyqësor në Kosovë po aplikon paraburgimin në mënyrë sistematike dhe pa arsyetim, ndërsa brengë e madhe janë edhe seancat joproduktive dhe mungesa e progresit në trajtimin e rasteve të profilit të lartë.
Shefi i Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark u shpreh se përmes këtij monitorimi synojnë përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë, ndërsa theksoi se korrupsioni në Kosovë vazhdon të jetë prezent dhe duhet të luftohet.
Sipas tij, arritje në luftimin e korrupsionit në Kosovë mund të shënohet duke trajtuar lëndët hetimore që janë në Njësinë Speciale Hetimore, e cila gjatë qeverisjes së kaluar u synua të zhbëhej.
Ndërsa, theksoi se brengë e madhe për sistemin e drejtësisë në Kosovë janë kohëzgjatja e paraburgimit për të akuzuarit.
“Task-forca kundër korrupsionit e Policisë së Kosovës që riemërtuar si Njësi Speciale Hetimore ka qenë e ballafaquar me një kërcënim serioz që të zhbëhej në kohën kur u krijua nga ministria e kohën e publikimit të monitorimit të drejtësisë, ndërsa Misioni kishte rekomanduar të kundërtën. Korrupsionit fatkeqësisht vazhdon të ekzistoj dhe të mbizotëroj jo vetëm në Kosovë është një diçka që duhet të merremi dhe ta luftojmë edhe në BE, dhe mbyllja e një task-force përkatëse nuk ishte një gjë e duhur dhe e mirë për të luftuar korrupsionin[…]Misioni është në vetëdije se kjo njësi është debatuar si një pjesë e reforma e cila pritet të ndodh edhe kjo është normale debati gjithnjë është i mirëpritur por duhet analizuar. Në këtë drejtim thjesht dua të theksoj se çka që të jetë e ardhmja e kësaj njësie speciale hetimore, hetimet në proces procedurat hetimore, vetë hetimet që janë kryer për një kohë të gjatë fillimisht nga task-forca pastaj edhe nga kjo njësi speciale për hetime duhet të vazhdoj pa vonesa dhe në mbështetje adekuate në kuptim të stafit dhe mjeteve të resurseve nëse këto hetim do të zhvilloheshin deri në përfundimin e tyre logjik do ishte kjo një arritje e madhe në luftën kundër korrupsionit në Kosovë“, theksoi Wigemark.
Kurse, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se janë të përkushtuar që të shtyjnë përpara agjendën qeveritare në sundimin e ligjit dhe synojnë një drejtësi të pavarur, të paanshme, efikase dhe profesionale.
Derisa ka folur për disa nga nismat e ndërmarra siç është strategjia për sundim të ligjit, Haxhiu deklaroi se janë duke punuar shumë në adresimin e krimeve të luftës dhe në këtë drejtim.
Ministrja e Drejtësisë foli edhe për synimet për reformë në sistemin prokurorial dhe komentet nga Komisioni i Venecias për çka kërkoi përkrahje nga institucionet përgjegjëse.
“Konsideroj se problem kryesor është sistemi i cenueshëm ndaj akterëve të jashtëm ne ende nuk kemi arritur ta krijojmë një sistem të drejtësisë ku nuk ndikohet as nga individët dhe as nga grupet e jashtme nuk po flas për gjithë gjyqtarët dhe prokurorët as për gjithë policët[…]Siç jeni në dijeni ne kemi marr edhe një opinion të Komisionit të Venecias i cili jep mundësi ministrisë së Drejtësisë që të bëjë uljen e numrit të anëtarëve të KPK-së nga 13 sa i ka aktualisht në 7, dhe po ashtu i njëjti adreson edhe çështjen e ndërprerjes të mandatit të anëtarëve aktual të KPK-së nëse kjo siguron në depolitizim dhe efikasitet të sistemit të drejtësisë, dhe opinioni thotë se nëse jo të paktën disa prej tyre të lihen ta përfundojnë mandatin….Unë i ftoj institucionet e drejtësisë që të na ndihmojnë që kjo pako ligjore të bëhet sa më e implementueshme dhe në shërbim të qytetarëve jo grupeve të interesit dhe jo individëve”, tha Haxhiu.
Si shqetësim serioz, Haxhiu ka shfaqur stërzgjaten e lëndëve nga institucionet e drejtësisë për çka kërkoi një reagim edhe nga vetë sistemi gjyqësor dhe prokurorial.
“Stërzgjatja e lëndëve pranë institucioneve të drejtësisë kjo është bërë e tepërt kur merret parasysh që qytetarët duhet të presin minimum 6 vite dhe maksimum 10 e më shumë vite për adresimin e një lënde pranë institucioneve të drejtësisë. Prandaj, iu lutem shumë edhe institucioneve të drejtës që të adresojnë këtë problem shoqërore që po mohon drejtësinë dhe po e zbeh besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, theksoi ajo.
Ndërsa, Shefi i Njësisë së EULEX-it për Monitorim të Rasteve, Hubert van Eck Koster u shpreh se gjatë këtij monitorimi është vërejtur se paraburgimi aplikohet në mënyrë sistematike dhe pa arsyetim.
Ndërsa, theksoi se edhe seancat joproduktive janë një problem tjetër në sistemin gjyqësor të Kosovës.
“misioni ka parë se 698 vendime nga gjykata të ndryshme themelore që kanë caktuar paraburgime që kanë zbuluar se me masë të madhe të rasteve paraburgimi i caktuar fillimisht nuk është vërtetuar në procedurat e mëvonshme kjo na bënë të ditur se gjykatat më pas i kanë vlerësuar kushtet për caktimin e paraburgimit që nuk kanë ekzistuar më gjatë procedurave gjyqësore…Këto gjetje sjellin tek konstatimi se paraburgimi shpesh aplikohet në mënyrë sistematike dhe pa arsyetim të duhur dhe në vete bartë me qëllim apo jo efekte ndëshkimore[…]Misioni ka analizuar edhe kohëzgjatjen e këtyre paraburgimeve që ngreh çështjen serioze për të drejtat e njeriut misioni ka identifikuar 37 raste të personave të cilët janë paraburgosur duke filluar nga 2-12 vite pa një aktgjykim përfundimtar që është periudhë e gjatë[…]Seancat joproduktive këto janë seanca që shtyhen pa bërë ndonjë përparim në gjykim dhe që kanë efekt negativ në sistemin e gjyqësisë që shton kohëzgjatjen e procedurave dhe bë barrë shtesë gjyqësorit . Nga 387 seanca të monitoruara 113 kanë qenë jo produktive që përbënë 30% kjo është një rritje e lehtë krahasuar me raportin paraprak por efektet e pandemisë nuk mund të mos merren parasysh”, theksoi ai.
Sipas raportit, sistemi gjyqësor i Kosovës nuk ka shënuar progres në trajtim të lëndëve të profilit të lartë.
“Një gjetje e fundit sistematike dua të përmend mungesën e progresit në trajtimit të rasteve të profilit të lartë dhe ish rasteve në EULEX disa kanë të bëjnë me pandeminë dhe kjo nuk ka qenë arsyeja kryesore për këto vonesa. Disa raste të profilit të lartë ishin caktuar trupave tjerë gjykues dhe është dashur të rifillohen edhe njëherë, disa të tjera kanë parë përparim dhe kanë përfunduar me aktgjykime pastaj janë kthyer prapa nga Gjykata e Apelit dhe është dashur të rifillojnë. Në verën e kaluar disa gjyqtarë për krime të rënda përgjegjës për rastet e profilit të lartë kanë informuar se disa prej rasteve duhet të trajtohen nga departamenti speciale dhje i kanë ndërprerë gjykimet dhe ka sjell deri tek mosorganizimi i gjykimeve[…]Në disa raste të tjera të profilit të lartë që i ka pasur EULEX si rasti Drenica, Toka 4 nuk janë mbajtur asnjë seancë pas dorëzimit të tyre në vitin 2018 misioni rekomandon që misioni mos të vonoj mëtej trajtimin e ish rasteve të EULEX-it të profilit të lartë“, tha Koster.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj shprehu përkushtim për të trajtuar të gjitha shqetësimet e ngritura në këtë raport. Madje me qëllimi të trajtimit më të shpejt të rasteve ai tha se do bëjnë shtimin e gjyqtarëve dhe zyrtarëve gjyqësor në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Ndërsa, zëvendëskryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Veton Shabani derisa nuk ka dashur t’i komentoj adresimet e Komisionit të Venecias, theksoi se prokurorët që shkaktojnë vonesa në proces do të mbahen përgjegjës, ndërsa shtoi se tashmë për 52 prokuror është bërë matja e perforomancës.
Lajmet
Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit
Published
24 minutes agoon
February 25, 2026By
UBTNews
Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.
Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.
Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.
Lajmet
Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare
Published
19 hours agoon
February 24, 2026By
UBTNews
Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.
Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.
Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.
Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.
Lajmet
Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike
Published
19 hours agoon
February 24, 2026By
UBTNews
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.
Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.
Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.
“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.
Lajmet
UBT shënon 25 vite si institucioni me ndikimin më të madh ekonomik në arsimin jopublik
Published
21 hours agoon
February 24, 2026By
UBTNews
Në jubileun e 25-vjetorit të themelimit, UBT po konfirmon edhe një herë pozicionin e tij si institucioni me numrin më të madh të të punësuarve në sektorin privat të arsimit të lartë në Kosovë, duke dëshmuar ndikimin e drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
Për një çerek shekulli, UBT ka ndërtuar jo vetëm një institucion arsimor modern, por një ekosistem të fuqishëm zhvillimi që gjeneron vende pune, inovacion dhe stabilitet ekonomik. Nga një fillim modest me pak akademik, sot UBT përfshin qindra profesorë, doktorë shkencash, ekspertë dhe profesionistë nga të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë.
Rritja e vazhdueshme e stafit gjatë këtyre viteve reflekton vizion të qartë strategjik dhe investim të qëndrueshëm në kapitalin njerëzor. Ky zgjerim nuk përfaqëson vetëm sukses institucional, por një kontribut konkret në uljen e papunësisë dhe fuqizimin e tregut të punës në Kosovë.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se arritja e këtij jubileu përkon me një moment të rëndësishëm zhvillimor për institucionin.
“25 vjet më parë nisëm me një vizion për të ndërtuar një institucion që do të ndikonte realisht në zhvillimin e vendit. Sot, kur UBT është punëdhënësi më i madh në arsimin e lartë privat, mund të themi me bindje se kemi krijuar një model të qëndrueshëm që gjeneron dije, punësim dhe zhvillim ekonomik”, theksoi rektori Hajrizi.
Përgjatë këtij rrugëtimi, UBT ka investuar vazhdimisht në zgjerimin e kapaciteteve akademike, teknologjike dhe kërkimore, duke krijuar një mjedis profesional ku promovohen barazia gjinore, meritokracia dhe zhvillimi i vazhdueshëm.
Në 25-vjetorin e tij, UBT nuk feston vetëm historinë e suksesit, por konfirmon angazhimin për të vazhduar të jetë një shtyllë e ekonomisë së dijes dhe një motor i fuqishëm i punësimit në Kosovë.
Arrestohen dy persona për dhunim në Vushtrri
Dy raste të falsifikimit të parave, policia nis hetimet
Tri raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë
Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit
Prishtina pret dy Kampionate Evropiane U20 në hendboll
Vrasje në tentativë në Pejë, arrestohet një i mitur
Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Gjilan
Të shtëna me armë në Viti
Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në fokus në fjalimin e Trump
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
