Lajmet

Policia raporton: Dhunë në familje, lëndime trupore dhe kontrabandë në Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste kriminale të ndodhura gjatë ditës së djeshme nëpër rajone të ndryshme të vendit. Rastet më të theksuara lidhen me lëndime trupore, dhunë në familje, posedim të narkotikëve dhe armëve, si dhe kontrabandë me mallra.

Në Gllogoc është arrestuar një person pasi që, pas një mosmarrëveshjeje dhe përleshjeje me viktimën, ka tentuar t’i vërë flakën veturës së tij. Si pasojë, të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas trajtimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dhe përleshje  që kishte me viktimën mashkull kosovar ka tentuar t’ia vejë flakën veturës të cilën e drejtonte viktima. Si pasojë viktima  dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas tretmanit mjekësor dërgohet në mbajtje. “ thuhet në njoftim.

Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë ndër më të shpeshtat.

  Prishtinë / 07.09.2025 – 12:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

·         Podujevë / 27.08.2025 – 21:00. Më 17.09.2025 është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte shkaktuar dhunë ndaj dy viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

·         Fushë Kosovë / 07.09.2025 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

·         Fushë Kosovë / 07.09.2025 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, policia gjeti dhe sekuestroi 4.13 gramë marihuanë në një objekt të vjetër. Është identifikuar një i dyshuar, i cili është në kërkim policor.

“Gjatë kontrollit në një objekt të vjetër është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 4.13 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është identifikuar një i dyshuar kosovar i cili është në kërkim policor. “ thuhet në njoftim.

Fushë Kosovë një i dyshuar u arrestua për mospërfillje të gjykatës dhe vjedhje të rëndë. Me vendim të prokurorit, u dërgua në mbajtje.

“Me datë 07.09.2025  është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. ” thuhet në njoftim.

Kaçanik një person kërcënoi verbalisht një zyrtar. Ai u arrestua dhe dërgua në mbajtje.

“Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar është kanosur verbalisht nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në raport.

Istog një person nën ndikim të alkoolit, me armë zjarri gjysmë automatike, shkoi në shtëpinë e një viktime. Arma u konfiskua dhe i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit kishte shkuar të shtëpia e viktimës mashkull kosovar me një armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit gjysmë automatike. Pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.

Vushtrri pas një zjarri në kodrinë, është dëgjuar shpërthim. Policia dhe zjarrfikësit zbuluan pjesë armësh dhe municion. Rasti është në hetime.

“Pas raportimit lidhur me një zjarr në një kodrinë është dëgjuar një shpërthim-detonim. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin. Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është vërejtur një gropë ku janë gjetur edhe disa pjesë të armëve dhe municionit si: dy karikatorë të armëve, disa këllëfë të armëve, një shufër metalike dhe municion i ndryshëm. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.” thuhet në raport nga Policia e Kosovës.

Rahovec viktima që ishte rrëzuar dhe pësuar lëndime të rënda ndërroi jetë më 07.09.2025 në QKUK. Trupi u dërgua në IML për obduksion.

“Më 07.09.2025 ka ndërruar jetë viktima i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, pasi i njëjti me datën e lartcekur dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime të rënda. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.” thuhet në njoftim

Është raportuar se dy meshkuj kosovarë janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Prokuroria është njoftuar, ndërsa policia po heton rastin.

“Është raportuar se dy meshkuj kosovarë me datën e cekur kanë dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tyre.  Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. ” thuhet në njoftim.

Kaçanik dy persona u ndaluan me 40 kg duhan pa dokumente. Malli u konfiskua dhe iu dorëzua doganës, ndërsa të dyshuarit u liruan bashkë me veturën.

“Njësitet policore gjatë patrullimit kanë ndaluar dy persona të dyshuar kosovarë, të cilët ishin duke qarkulluar me veturë dhe gjatë kontrollit u është gjetur mall-duhan rreth 40 kg pa dokumente përcjellëse i cili dyshohet të jetë i kontrabanduar. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar bashkë me veturën, ndërsa malli-duhani është konfiskuar dhe i është dorëzuar doganës për procedura të mëtejshme.” thuhet në raport.

Uglarë, Podujevë (07.09.2025 – 22:10): Katër persona u ndaluan nga policia dhe KFOR-i. U gjetën 20 fishekë dhe një çantë arme të gjatë. Pas bastisjes, nuk u gjetën prova shtesë. Të dyshuarit u liruan në procedurë të rregullt.

“Njësitet policore në bashkëpunim me njësitet KFOR-it kanë ndaluar katër persona të dyshuar kosovarë,  gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 20-fishekë dhe një çantë të armës së gjatë. Në konsultim me prokurorin, janë bastisur edhe shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Të dyshuarit pas intervistimit dhe verifikimit në konsultim me prokuronin janë liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës thekson se në disa rajone nuk janë raportuar ngjarje me rëndësi, megjithatë incidentet e ditës së djeshme tregojnë për vazhdimësinë e rasteve të dhunës në familje dhe mbajtjes së armëve pa leje, si dhe për përpjekjet për kontrabandë mallrash./D.B/UBTNews

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara